Poezi nga Lida Lazaj

 

Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

 

 

Një pupël zogu bën tërmet

 

Një shpend i rrallë preu qiellin mespërmes

Toka s’u drodh
Oqeanet s’i pinë dallgët
Vetëm unë u fsheha pas vetes

S’është çudi
Një cicërimë t’i thyejë qelqet.

 

 

Të shtrenjtët e mi

 

Buzagaz dalin nga putrat e bardha të ëndrrës
e se shpjegojnë dot,
pse fundi i saj qe aq i ëmbël.

Pas pak marrin në duart e vogla
axhendën me punë të mëdha, me lodhje, gëzime e surpriza,
mbathin këpucët e lehta dhe zbresin në rrugë ,
ku uturin rrëmuja me rregullin e pandyshueshëm të ditës
dhe shtrijnë hapin
në gjatësinë e frymës së kontrolluar prej mendimit të maturuar.

Kur imazhi im iu shfaqet e zhduket mes turmës
e duke pëshpëritur “si mundesh mam, ta shpërndash veten”,
kuptojnë ,
që të për të kuptuar thelbin e mëmësisë ,
duhet sypafjetur të vigjëlosh mbi bulën e djersës
dhe lemzën e fëmijës.

Të shtrenjtët e mi
kur fryma të më këputet,
dhe do të iki të banoj në kopështin e fluturave,
do t`ju bëhem vetja juaj e dytë ,
do t`ju puth me shpirt.

 

 

 

Kontratë me diellin
(Pleqërishte: në respekt të miqve dhe mikeve mbi të shtatëdhjetat)

 

Nëse më shihni të ec duke u lëkundur, si varkë e përgjumur,pa busull
mes dallgëve të detit,
Kursejuani syve mëshirën,
në atë çast jam karusel,
që kolovit ëndërrat e Ninës.

Kursemini qesënditë,
nëse qepallërrëzuar bërbëlit, me hije a me shpirta të kthyer në flutura,
në atë çast me Perlën po planifikojmë transformimin në amazona të luftëtareve të bukura.

Lëkurëflashkët, përhitur, pa bel e pa linja, mrrudhur e rrumbull iu ngjaj si sfungjer lavamani?

Hiç mos kini dert;
nuk keni gabuar,

tejkaluar i kam vetitë e sfugjerit
e në bashkëpunim me diellin fshij, fsheh e shkrumbit pisllëqet tuaja.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s