Poezi nga Fatbardha Sulaj
Koha ngriu …
Duket sikur koha ngriu,
sikur mbasditet mbetën gri të pakuptimta,
sikur luajnë afër mbrëmjes lojën e dimrit.
… koha ngriu,
me të dhe buzëqeshjet treten në kthina mendimesh…
në nudo jo perfekte,
në backstege të panjohur
… koha ngriu,
ngriu në sekuenca mendimesh,
në sfumime imazhesh pa emër,
ne flaka olimpike të erosit endacak…
Koha ngriu…