Poezi nga Zyba Hysa

Zyba hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

 

TË KËRKOJ… TË GJEJ

 

Në oqeanin e pritjes
Dhe një re q’puth ujin e quaj breg,
Një krah pulëbardhe përshëndet,
I ruan shpresës vlagët,
Malli pushon luftën me mallin e prehet i qetë,
Për të lëpirë plagët…
Dikur thoshe:
“Do pi det e lumë…
Oqeanin do thaj të vij tek Ti në këmbë…
Mbase s’do vij i tëri;
Unë gjysmëdiell… Ti gjysmëhënë!”
Nëpër brigje reshë me hapin e mallit kapërcej,
Kaloj pafundësi ujërash… q’thahen nga pirja jote,
Në oazën e dashurisë të përtej tokës e ujit,
Të kërkoj… të gjej…!

 

 

ATJE KAM NGELË

 

Kur unë shkoj në Kaninë,
Mbushet syri, shpirti plot!
Shoh kalanë që lart rrinë,
Mbretëreshë përmbi fron!

Shoh shtëpitë gurëskalitur,
Gjithë rrugicat me kalldrëm,
Shoh një bust… të pa rritur,
Vetullngrysur… diç i dhemb!

Shoh më pas… si gërmadhë,
Thonë shtëpi, prej fis më fisi!
Në vitin tridhjetë e nëntë…
Italia, erdh’ nga deti e gremisi!

Shoh dhe pyje… ullinj plot…
Shoh bagëti… dhe një kërriç,
Që të gjitha ngjajnë pa zot!
Qe me famë… ke mbetur hiç!

I kthej krahët, përballë deti,
Ç’është parajsa para tij?
Ja… Sazanin… syri gjeti…
T’pushojë, mbi kokë t’i rrijë!

Buruni shtrirë si një shtrat,
Mbi qilim … kaltërsi qielli…
E çoj shpirtin të rrijë njat’,
Të gjen Ty, përmbi shtrat fieri!

E mahnitur… e shpërndarë…
Aqsa në tokë… në det e qiell,
Ulur mbi një gurë të bardhë,
Monumet… atje kam ngelë!

 

 

PRAPË KAM QESHUR

 

Nëpër plagë kam hedhur valle,
Prapë kam qeshur, në lëndime,
Mos mendoni: “Qeshë budalle”
S’mund të shkilja veten time!

Palgët më të mëdha hapur,
Kë kam dashur si murgeshë,
M’kanë shkelur, s’jam e flakur,
Nga vetë Zoti mbrojtur qeshë!

 

 

PRITJA…

 

Asnjëherë… s’e diskutoj takimin tonë!
(Kushdo takohet edhe pa asnjë synim),
Shqetësohem nëse pritja më premton,
Të pres me gaz e me shpirt atë takim!

Pritjen e dua siç dua shënjtërinë fjalës,
Pa pritje, takimet… të më pyesësh mua,
Humbje kohe… si dua, as të m’i falësh!
Nëse pritja s’e pret… ashtu siç unë dua!

Pritja… kaq vjet m’i mban krahët n’erë,
Të derdhesh Ti… si ujëvarë në oazë,
Të mbushësh boshllëkun si atëherë,
Kur s’e dinim, ç’boshllëk kishim pasë!

 

 

PRILLI…

 

Prilli është yni…
Maji po, se po,
Prilli ishte syni,
M’tha: egziston!

Maji… si maji…
Vlon edhe pa diell,
Ne… na ndriti fati,
Diell e hënë n’qiell!

Dihet… ka muaj tjerë,
Dikush me vapë gushti,
Dikush frynë dhe erë,
Dikush… ballin rrudhi…!

Nëpër vite bashkë,
S’na shkuli stuhia…
Rrënjë prilli janë,
Siç zë bimësia!

Po s’mbolle në Prill,
Ç’do çilte në Maj?
Me diell e pa diell,
Prillin, Maj e kam!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s