Poezi nga Vjollca Koni

Vjollca Koni 1

Poezi nga Vjollca Koni

 

 

Më Prit …

 

Me të ëmblat buzëqeshje të mendoj çdo natë,
Je Yll polar që natën ndriçon,
Nuk e dija që rruga ishte kaq e gjatë,
Aq sa dashuria mendjes asgjë si ndryshon.

Kur ëndrra më vjen dua të jem me Ty,
Ograjave të bleruara të shetisim të dy,
Ti me kal të bardhë, kalëruar duke ardhë,
Unë në fluturim si pëllumbesh e bardhë.

Ëndërr e bekuar sa më lumturon,
Kur në krah më mban e më ledhaton,
Aromë e tërfilit rritur në Ograjë,
Më freskon zjarminë që në gjoks e mbaj,

Zëri jot i kthjellët po sikur gurrë shkëmbit,
Oshtinë ligjëruese në atë grykë malit,
Më prit Zanë, të lutem më prit,
Shqipen e flamurit krushkë ta kem atë ditë.

 

 

SHIKIM I TRETUR

 

Petalet e manjolës shtruar për tokë,
Riga shiu binin mbi Liqen ,
Pulbardhat mbledhur kokë më kokë
Unë humba, sdi se çfar më rrëmbeu.

Bukuri përrallore më vodhi shikimin
Aromë pranverore një ndjenjë e ngrohtë.
Malli per Shqipërin më ngacmoi shpirtin.
Mbi faqe më ranë disa pika lot.

 

 

***

Nuk të shoh në këtë pranverë,
Dhe puhiza s’më përkëdhel,
Loti rrëshqet mbi faqe time,
Unë prapë jetës i buzëqesh.

Loti im është veç mall,
Brenda vetes ruan dashuri,
Se tretë shiu as se than dielli,
Lotin tim e njeh veç Ti.

 

 

***

 

E madhe qënka kjo botë e ZHURMËT
E vogël t’ishte , oh sa do doja,
Ku ti merrja fuqinë Hënës
Çdo cep errësire me sy të ndriçoja.

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s