Poezi nga Arta Hysenaj

 

Arta hysenaj

Poezi nga Arta Hysenaj

 

 

Femrës…(fjalë burri)

 

Pa ty jam pema e tharë mbi tokë …

Qielli gri që fsheh diellin nën re

Si mali mbushur me borë në gji

Si deti me dallgë shkumëzoj me nge

Ti eja mos u tremb ,nga ftohtësia ime

Është kusht për ty ,zjarrin ta ndezësh

Të pres ngazëllyer ,dhe unë si fëmija

Fjalët e shpirtit ,tek unë ti tresësh

Kjo fjala burrë shpesh më merr peng

Nuk më lë lotin, ta ndjej në sy

Më bëhet gur ,më krijon brengë

Në përqafim prehem tek ty…

Eja me ninulla,fjalët pëshpërit

Dhe pse s’ti kthej , ti dua fort …

Me je bër strehë, ku gjej qetësinë

Notoj në ty , burim me lot…

Eja e mira ime ,më merr për vete

Fjalët e shpirtit, në vesh i dua

Të pres, të kam ,të ndjej cdo ditë

Zbutet ky shpirt në fjalën grua

Të bëri zoti, ëngjëll për mua

Lumturinë skalit motër, ngadalë

Nënë , shpirti jot burim zalli

Rrjedh dashuri,pastër kristal

Eja larmishëm ,si aromë pylli

Më ledhato ,o frymë dashurie

Qe vetem ti ia di vatrën burimit

Dhe pse jam burrë , për ty….dhimbje fëmije

 

 

 

Mos më mungo…

 

Se dita humbet ngjyrë pa ty

Nata kolorin e saj të zi e shton

U tert dhe qielli ,hon në zbrazeti

Mëngjesi në humnerë agon …

 

Mos mungo ,qetëso gjithësinë

Treti zbazëtitë në të bardhin gji

Mëko shpirtin tharë, që po pret si jetim

Mos luaj me ëndrrat ,ndale atë stuhi

 

Shuaj zjarre, e pi dete me buzët e tua

Etjes thellë zhuritjen hiqja , si di ti

Humner në shpirt asnjëher nuk dua

Të kam shpirt në jetë, muzë në poezi..

 

 

 

Jetoj

 

Si era vrapoj për tu përplasur diku

E të trazoj avujt e të ndez zjarre

Kam një jetë luftoj si era kuturu Nuk di pse shpesh përplasem në varre

 

Dhe prap trazoj avujt dhe ndez vullkane

Kanë kohë që presin t’më shuhet magjia

Të bie si zog i vrarë nga tufanet

Të shuajnë rrebelen në venat e mia

 

Por rënia sa herë me jep tjetër jetë

Dhe humbja përplaset në varret mermer

Kam kohë e kuptoj të vdes sjam e qetë

Ndaj jetë me jep rënia dhe vdekja s’më merr…

 

 

 

Ma shqyen një copë shpirt…

 

Ma shqyen një copë shpirt

S’më dhembi, pse më kafshoi

Por dhimbja prap u përsërit

Ishte plagë,koren lëndoi

 

S ‘ishte rishtaz plagë e re

Te kullojë nga gjaku im

Po nga plaga qelb e jargë

I ka lënë thellë ,një tërbim

 

Kalojnë radhë …dhe na kafshojnë

Tërbimi i infekton bishat

Agonia, sëmundje …,sundon

Me atë gjak rriten këlyshat

 

Nuk më tremb, bisha e vjetër

Ia di dhimbjen ia duroj

Por…ushqen më mirë të riun

Që më thellë të më kafshojëno

 

A do mundem dot o zot

Të dalë gjallë nga kjo kllapi

Të zhdukem larg sa më parë

Te mos rritet ky fëmijë…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s