Poezi nga Vasil Tabaku

Vasil Tabaku -1

Poezi nga Vasil Tabaku

 

 

THINJET SHPIRTI…

 

Cdo ditë
Shikoj si më thinjet shpirti
Pendët e zogjëve
Janë dëboruar krejt
Mbi këngën time
Pahu I zbet I brymës
Mërmërit I trisht
Në bardhësinë e vet…
Hapat e tu
Trëmbin fluturat
Mbi puthjet e purpurta…
Dhe rruga
Vazhdon përmes gjoksit tim
Tej
Nëpër humbëtirën e dhimbjes
Ku pemët
Si përqafime të harruara
Luhaten ngadalë
Nga frymëmarrja e mallit
Por përsëri
Përsëri
Ne do të jemi fjala
E ndarë përgjysëm nga puthja
Një rënkim I heshtur
Mbi dëborën e thinjes
Ku shpirti
regëtinë si zjarr I pashuar…
sepse
Mosha e luleve
Zgjat e zgjat pafund
Mbi qiej dashurie
Ku horizontet
Digjen nga prush I puthjeve…
Dhe ne
Shëndrrohemi pak e nga pak
Në hirin e bardhë të dhimbjes…

 

 

NUK JE MË NJË ËNDËRR…

 

Nuk je më një ëndërr
Një fjalë ende e pathënë
Një puthje
E mbetur varur
Në cepin e thinjur të Hënës
Unë kam parë diejt
Të digjen për ty
Lulet
Të marrin ngjyrën
E buzëve të tua
Sepse ne e dinim
Të jetosh
Është e pamundur
Pa dashurinë…
…sepse ti
Je kuptimi I gjithckaje
Jeta dhe vdekja
Drita dhe shpresa
Etja e udhëtarit
Fjala
Për të cilën
Kam rendur gjithë jetën
Dhe ende
Nuk e kam shqiptuar…
Unë e dija
Ti kishe vjedhur detet
Një nga një
Kishe ndezur gjithë yjet
Kishe rrëmbyer stuhitë
Horizonteve
Iu dhe dritë pafund,
Kishe ndërtuar
Gjithë rrugët e Botës
Për të ardhur vetëm tek unë…

 

 

PENGU I FJALËS….

 

Se gjithmonë ka një peng
Një fjalë e pathënë
Në humnerat e shpirti
Ku vajtojnë
Ëndërrat e plagosura
Është një fjalë,
Një klithmë
Të cilën asnjëherë
Nuk do ta dëgjoni të flas,
Është një fjalë gjallëevdekur
Një dhimbjë
Ende e palindur
Një dashuri ende e pashprehur,
Një puthje
E lënë në harrim
Në cep të buzëve gjysmëvdekur
Një buzëqshje e virgjër
Një vështrim
Ku bota digjet dhimbshëm
Ndërsa lulet
Qajnë
Për ngjyrat e parflakura
Teksa japin shpirt…
Është një fjalë
Një belbëzim
që kurrë nuk ja dëgjuat zërin
nuk ja ndjet fërfërimën e frymës
një fjalë
një udhëtare e përjetëshme imja
me fytyrën prej heshtjej
dhe buzët prej zjarri
ku në fhshetëi të fshehtë
digjet përjetë dashuria …
Një fjalë e pathënë,
e pafrymë, ë paemër…
Një fjalë peng i pengjeve të mia…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s