Poezi nga Xhevrije Kurteshi Nimani

 13046263_1025602257527235_1183609649_n

Poezi nga Xhevrije Kurteshi Nimani

 

 

KUJTIMI I LOTIT 

 

Poezi nga Xhevrije Kurteshi Nimani

 

 

Kudo që shoh e prekë

Kujtimi vjenë vërdallë.

 

Po çfarë t᾽i bëje unë lotit

Që rrjedh valë, valë.

 

 

 

NË KOHËN E ERËS

 

Në freskinë e stinës

Kur era ka kohën e saj

Qielli merr ngjyrë gri

Kujtesa nis udhetimin.

 

Gjysma e vetës

Mbetet aty ku është

Dhe gjysma tjetër

Me erën tok u bënë.

 

 

Një i ndarë në dysh

Ku shpirti rënkon

Sa dhemb, sa dëshiron

Dy të bëhen një.

 

 

 

POETI

 

Poeti është i pa mëshirë

Të vjedh gjumin

si me pahirë.

 

Poeti është me penë në dorë

Herë të bjen diell

Herë të bjen borë.

 

Sa shkon lartë

Zbret yje nga qielli

Sa bjen poshtë

Mbledhë lule dielli.

 

Sa lëshon re

Shi dhe shtërngata

Pastaj lutë diellin

Për pak rreze të arta.

 

Herë i qanë syri

Për dashuri

Pastaj i buzëqesh buza

Për pak lumturi.

 

Poeti është i shkathët

Vargun bukur e krijon

Kështu botën e artit

Çdo herë e zbukuron.

 

 

 

KOHË VJESHTE

 

Natyra ndyshoi

Gjethet do të bien

Shiu ka kohën e tij

Dimrit era po i vie.

 

A thua erërat e vjeshtës

Do të marrin me vet gjithçka

Edhe ditët e bukura

Që pranvera dhe vera na i dha.

 

Eshtë kohë vjeshte

Qielli ngjyrë gri

Pikat e shiut nepër dritare

Krijojnë melodinë e gjumit pa ndalë.

 

 

 

CILËN

 

Cilën ngjyrë sonte të zgjedh

Cilën fjalë?

Në cilën peshore

Të masë dashurinë.

 

Që ndjejë për Ty ?

Cilit zog të ja marrë

Këngën ?

Kanarinës a bilbilit ?

 

Cilës lule t‘ja marrë

Aromën ?

Bukurinë e trëndafilit.

 

Cilin yll sonte ta pyes ?

T’më tregoj diçka për Ty

Cilin dhe cilin…?!

 

Jo, as vet nuk e di !

 

 

 

KËNGË ZEMRE

 

Sa i dua tingujtë tu

O kënga e zemrës sime

Je thesar i lumturisë së shpirtit

Më ngjallë shumë kujtime.

 

Dhe gëzimi ngrin në buzë

Është e shkurtër lumturia

Koha tjerër sa për të thenë

Mbetet vetëm dhimbëshuria!

 

 

 

AGO DITË E RE

 

Ditë e Re

Ditë e bardhë

Ago e eja

Dal nga dal!

 

Eja ti me këmbë

Të mbarë Sjell gëzime

E sjell behar.

 

Rreze dielli

Për ngrohësi

Fjalë të ëmbla

Për dashuri.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s