
Tregim nga Resmi Osmani DRURËT VDESIN NË KËMBË Kujtimit të kolegëve të mi që përjetuan dhimbjen e shkatërrimit të veprës së … Continue reading
Tregim nga Resmi Osmani DRURËT VDESIN NË KËMBË Kujtimit të kolegëve të mi që përjetuan dhimbjen e shkatërrimit të veprës së … Continue reading
Poesie di Luan Maloku SENTIMENTI I sentimenti si affliggono dalla nostalgia d’amore. Nessuno sa di noi e del nostro amore! Stare insieme non è possibile ma ci sentiamo sempre più vicini. Incontrandoci… … Continue reading
Dr. Sc. Bedri Bahtiri: Fjala me rastin e promovimit të Librit “Hartimi i legjislacionit në Republikën e Kosovës” të Mr. Sc. Besim Kajtazi, botuar nga GIZ, Prishtinë 2016 Zonja dhe zotërinj të respektuar, Kam nderin … Continue reading
Gedichte von Aprilia Zank Das bin ich Das bin ich habe einen Identitätsausweis wurde geboren 19.. habe eine feste Adresse Arbeit habe keine Schulden bin an nichts schuldig wegen mir hat sich keiner das Leben genommen … Continue reading
TAKIM MBRESËLËNËS, ME SHKRIMTARË NGA SUEDIA…
Nga: Murat Gecaj
Foto për kujtim, pas takimit…
Këto ditë kanë ardhur në Shqipëri katër shkrimtarë nga Suedia: bashkatdhetarët tanë Sokol Demaku e Hamit Gurguri dhe suedezet Anna Mattssson e Britta Stenberg. Me këtë rast, sonte në mbrëmje, në mjediset e Hotelit “Livia” të kryeqytetit u organizua një takim miqësor i tyre, me një grup shkrimtarësh e poetësh dhe studiuesish, nga Tirana. Qëllimi ishte të shkëmbeheshin mendime të parbashkëta, si për krijimtarinë e deritanishme dhe mundësinë e forcimit të lidhjeve e të shkëmbimit të përvojave në fushën e krijimtarisë letrare.
Moderatori i këtij takimi, shkrimtari i mirënjohur Viron Kona ua uroi mirëseardhjen kolegëve krijues nga ai shtet skandinav. Vetë ai e ka vizituar atë vend mik disa herë, ka shkruar libra me tematikë për të dhe është përkthyer në sudisht libri i tij për fëmijë “Eh, mor Bubulino!” Pas tij folën shkrimtarët e poetët S.Demaku e H.Hurguri, të cilët treguan për punën e tyre e të kolegëve tjerë në Suedi, si për hartimin dhe botimin e disa librave, në prozë e poezi. Në këtë fushë të rëndësishme ata kanë gjetur e gjejnë mbështetjen e përhershme e dashamnirëse të shtetit sudez, ashtu si dhe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë, që i ndjekin shkollat e kategorive të ndryshme, bashkë me nxënës të shumë kombësive të botës.
Në vazhdim, e morën fjalën miket shkrimtare nga Suedia, Anna Mattsson e Britta Stenberg. Së pari, ato shprehën kënaqësinë që e vizitojnë për herë të parë Shqipërinë dhe se janë mjaft të kënaqura nga bukuritë e saj, si dhe nga mikpritja e bujaria shqiptare. Gjithashtu, ato treguan për kujdesin, që tregohet në Mbretërinë e Suedisë për krijuesit, poetë ose shkrimtarë dhe, veçanërisht, për librat që u kushtohen fëmijëve.
Disa pjesëmarrës në këtë takim i falënderuan për këtë vizitë, shkrimtarët e ardhur nga Suedia, si: Muharrem Dardha, Vjollca Spaho, Nuri Dragoi, Murat Gecaj, Shpresa Rama, Bashkim Saliasi etj. Gjithashtu, ata u ndalën edhe në disa probleme në fushën e krijimtarisë e të botimeve në vendin tonë dhe për mundësitë e bashkëpunimit e të shkëmbimit të ndërsjelltë të përvojave.
Diçka e bukur dhe simbolike ishte se, disa krijues në këtë takim, i dhuruan njëri-tjetrit libra të tyre, me shënime dashamirëse.
Sot paradite shkrimtarët e ardhur nga Suedia vizituan rrethin e Krujës dhe në ditët vazhduese do të marrin pjesë në disa veprimtari të planifikuara, në rrethet Lezhë e Durrës.
Para se të ndaheshin, pjesëmarrësit në takimin e mësipërm bënë një fotografi të përbashkët, të cilën po e publikojmë bashkë me këtë shkrim informues.
Tiranë, 20 qershor 2016