Reminishenca malli në vargjet e një poeti ( Vëllimi poetik “Pesha e fjalës” – Dhimitër Nica ) / Nga Dr. Zejnepe Alili – REXHEPI

Reminishenca malli në vargjet e një poeti Vëllimi poetik “Pesha e fjalës” – Dhimitër Nica Nga Dr. Zejnepe Alili – REXHEPI E bukur është porosia: “Fjala ime le t’i ngrohë të gjithë/si dielli tokën në mesditë”, që shpërndan përmes vargjeve, … Continue reading

MËKATAR JEMI NE QË NDJEJMË, JETOJMË, LUMTUROHEMI?! (dedikim)

 

 

 

MËKATAR JEMI NE QË NDJEJMË, JETOJMË, LUMTUROHEMI?!  (dedikim)

 

 

“Nuk dua te jem gjëja më e rëndësishme në jetën tënde.  Dua të jem ajo që do zgjidhje sërish, pavarësisht gjithë gjërave të tjera të bukura që ke në jetën tënde…”

 

       

                                                                                                                                                                                                           Paola FELICE

 

 

 

O Zot, sa të bukur e ke bërë,
Unë pa e puthur, mos vdeksha!
Në sy, i duket shpirti i tërë,
dhe me shpirt,
Pa e puthur, i verbër mbetsha!

 

Ishte e para poezi e tij që me terhoqi.. E mësova përmendësh e ja thoja kujtdo. E ndjeja, më pëlqente, është me të vërtetë e bukur…
E me pas ndodh te behesh mik me dike e te pyesesh veten…

Per nje çast më ndaloi zemra…
Si adoleshenti qe pa mend dashuroj…

 

***
Ndoshta kjo shoqëri do të paragjykohej nga të tjerë, të gjithë nuk do ta kuptojnë..

Sa keq!
Eshte më  e bukura e jetuar për mua
Prit…

Kush jeni ju që do gjykoni?

Edhe ju keni të fshehta jetë. Ju jeni shenjtorë?

Ah, po!
Mëkatar jemi ne që ndjejmë, jetojmë, lumturohemi?!

Ju jeni shenjtore?

Ah, po!
Mëkatar jemi ne që në fshehtësi flasim, qeshim, puthemi…

Ju jeni shenjtor?

Ah, po!
Mëkatar jemi ne që falim, këndojmë, dashurojmë….

Ju jeni shenjtor?

Sa keq!

Ard, i shtrenjtë gjithmonë…

Ndoshta  do të duam të ecim ne të njëjtën rrugë…

E dimë të dy që nuk është e mundur..

Por…

Mbase, diku do të takohemi…

Tungjatjeta mik i vjetër do të t’them…

Kështu do të jetë më mirë?

Se di…

Por  gjithësesi ne e dimë që kjo është për shkak të shenjtorëve….
Por  ti do të mbetesh njeriu ideal…

E nëse do i kërkoja Une Zotit ndonjë gjë, Asgjë tjetër, veç të kthente kohën për ty…
Kënaqësi e bukur teksa e thërret dhe të përgjigjet :-“po, shpirt”..

E dëgjoj teksa e thotë, ëmbëlsisht…

E dëgjoj ëmbëlsisht, teksa e thotë:- “Sot gjithçka mund të thuhet në mënyra të ndryshme, mund ti kthesh si të duash, parë-mbrapë, por vetëm një fjalë nuk mundet…“

Këtë e mësova nga një person tashmë i rëndësishëm për mua.

Gjithmonë do të jetë, por në mënyrën time..

Jo më tepër se ç’më takon..

Nuk mundem…

Por prapë se prap shpirti ndjen diçka të panjohur..

Kujtim të bukur, kujtim të shenjtë..

Je ti!

-Të t’them një sekret?

Teksa më pyete ç’mendon darkave?

Asgjë tjetër përveç një thenie teë Paola Felice “Nuk dua të jem gjëja më e rëndësishme në jetën tënde. Dua të jem ajo që do zgjidhje sërish, pavarësisht gjithë gjërave të tjera të bukura që ke në jetën tënde…”

“NJË SYBUZË BUKUR, KRAHË FLUTUR…