Poezi nga Fatbardha Sulaj

Fatbardha sulaj

Poezi nga Fatbardha Sulaj

 

 

***

 

Gral,

në kupën tënde e pimë të dy natën,

u dehëm me të në kriptika ndjenjash,

u shenjtëruam,

altare shqisash,

mesha dashurish shijuam,

sa shumë natë pimë “Gral….”

nuk kuptoj pse dita e theu kupën tonë…

Sa shumë natë pimë “Gral”.

 

 

***

 

Mbasdite e tretur në rruge të verdha

Me buzëqeshjen dhe gishtat përshendetje

Në Changain e largët ti mbete padashur

Si opium i kuq në mendje gejshe

 

Mbasdite e tretur në sy murgu

Në gjurmë fotosh a shkrimesh diku

Në metrotë e verdha ku zbehet luku

Nirvanën ndien të puthi kuturu.

 

 

***

 

nata si amazonë vjen tani,

e fshehur nën petkun blumesnate me yje,

vjen pa ty,

me klithje horizontesh murmurin,

orë e vonë…

nata takohet me ty në salla të zhurmshme bilardosh,

me mua takohet në errësirën e saj,

në dhomë  përballë pasqyrës

…pastaj,

ulet në barin pa emër të dehet nga largësia jonë.

 

 

***

 

orët që ndamë,

kurorë flokësh dhe lente sysh do ti kem,

për kohën flas më të shtrenjtën,

për kohën flas që u tret ne mua,

që tani shndërrohet në tekst,

për kohën flas ,

atë që askush s’ ma jep dhe s’ ma kthen dot…

 

 

 

Ma. Gloria Carreón Zapata

Ma. Gloria Carreón Zapata   Ma. Gloria Carreón Zapata, conocida en el ámbito poético como poetaymusadelared. Mexicana, Nació el 20 de agosto de 1962,  en Cerros Blancos, municipio de Mier y Noriega. Estado de Nuevo León. Cursó sus estudios básicos; … Continue reading

Dashuri gruaje / Tregim nga Anastasia Çipi

 

Dashuri gruaje

 

 

anastasia cipi

Tregim nga Anastasia Çipi

 

 

Thonë që pemët janë të shenjta, rrënjët e tyre janë si prej floriri, ku ndërthuren thellë me tokën, si litarë magjikë për të marrë prej saj mushtin, lëngun e bardhë të jetës .

Trupi merr forma të ndryshme gjatë gjithë jetës dhe nuk vdes, por dashuron, është vetë dashuria, qoftë dhe ashtu kërrusur, duke shprehur me fëshfërimë e dëshirim dashurinë që ka  brenda fuqisë jetë. Të flet me atë zë të pakët dhe kur gjethet e fundit bien. Edhe pse i zhveshur nga gjithë ky harrim thërret: Ekzistoj. Duron erërat e viteve ja ashtu e fortë , sublime  e pathyeshme, tërheqëse, ndjellëse, me degët që shtrijnë krahët e bardhë dhe tundin vithet e kolme e gjinjtë e bardhë me kokrra të kuqe, ku si me magji drithërojnë duke derdhur lëngun e bardhë të jetës dhe gjethet harbim të verës që  fshehin misterin, si ca zemra të bardha, të sermta, që fëshfërijnë gjithmonë e gjithkund, të pëshpërisin  në vesh fjalë nga më të çuditshmet, ku ti i përkthen si të duash. Më e çuditshmja është se njeriu nuk mund të ketë fuqi mbi pemën – grua, të mos tundohet e të mos kthejë kokën qoftë dhe heshtur, të mos ndjejë fëshfërimën e saj përkthyer në fjalë dashurie, në fjalë që si ke dëgjuar ndonjëherë, as nga harpa e Orfeut, as nga vargëzimet e shkruara nga mendjet e mëdha të poetëve. Askush nuk  ka fuqi, si fjala pëshpërimë e pemëve në dashuri.

Është e bekuar pema e krijuar si nga dorë perëndie dhe të jep një ndjesi që të shkrin, përkëdhel e tundon ëmbël, ashtu pafajësisht, siç është veç fjala e një gruaje. Sa e ëmbël është aq dhe e furishme e tronditëse bëhet kur ajo zemërohet. E shndërruar në një bishë që i marrin këlyshin e vet ajo shkund tallaze dhe ngre dallgë të frikshme brigjeve të paqes.  “ Ashtu sikurse lind instikti i mëmësisë, lind dhe nevoja për dashurinë e një fjale të vetme, sepse gratë kanë nevojë për fjalë, mendojnë me shpirt, ndersa burrat ,eh! …)  Gruaja kërkon veç mbrojtjen e malit burrë, ashtu si dhe burri kërkon një oaz të qetë ose më mirë një fole. Kur mali oshëtin ajo ka veç gaz. Lum kush i jep jetës kuptim e të marrë më pas frutin e dëshiruar. Do ishte fatlum ai që do kuptonte, se pemët meritojnë përkujdesje e nuk duhen prerë e shpërdoruar.

Pemët janë si ato dashuritë e bukura, si zana, shtojzovallet, nimfat, si amazonat ekzotike ku ruajnë me forcë shpirti frutin, dhe ti duhet të bësh magjinë, ta ujitësh që të mos thahet e të dish ta mbrosh. Nëse pak, sadopak, ti do hapësh krahët e fuqishëm dhe do e mbështjellësh në gji, ajo do përkundet dhe falet , njëlloj si e dehur nga forca që e tërheq fuqishëm , magnetizuar nga një ëndërr që e fton ditë e natë, ndryshe do të mbledhë krahët, do të tkurret si asnjëherë më parë, do të fshehë frutet. Frute që ti i sheh e si prek dot. Lëkundjet do të ndalin e ty do të duket si një gjë shterpë, si jetë pa jetë, pa kuptim, ndoshta ndonjëherë kur ajo do të ftojë erën si ndihmëse të devotshme, ku të jep sinjale të vetënjohjes, bashkë me zjarrin, akullin, rrufetë,  gjithë çfarë  natyra ka, do të shkrijë e do të marrë një formë të përçudnuar, ku dhe ti vetë do të largohesh, në zemërim, poshtërim, në pamundësi të kuptosh çfarë ka ndodhur. Ikje pa kthim!

Pemët të tundojnë nga larg dhe ti si ai udhëtari i lodhur nga rruga e gjatë  në shkretëtirë , i etur për pak lëng jete, oaz që të qetësosh shpirtin e rrëzuar kushedi sa herë në kodrina e lugje, në greminat e pusi të ngritur për gjahun, e kurthet në vetë oqeanin  jetë, mbushur me pikëpyetje pakuptimësie  e ankthin e pafund nuk do arrish të shohësh atë që po ndodh tani, në këtë moment, sot. Ndalon për një çast, vetëm një çast, por, nuk ke menduar kurrë që pema ka shpirt, është magjike, vetë magjia. Kërkon të prehesh aty ku ajo të hapi krahët, ku të dha pranverën, ku aromatizoheshe nga farfurima jetë. Të prek, vë dorën në kokë, të puth në ballë e ti shtrihesh në këmbët e saj duke ëndërruar për të lagur buzët, por pema nuk ka buzë, ka shpirt dhe këtë e ndjen, Të le në botën tënde, të ëndërrosh, të flesh qoftë dhe pak.

 

vazhdon…

 

 

 

Shtëpia Botuese ” TOENA” organizon promovimin e vëllimit poetik ” Libri i tiranive” të autorit Ismail Syla. / Nga Irena Toçi

    Shtëpia Botuese ” TOENA” organizon promovimin e vëllimit poetik ” Libri i tiranive” të autorit Ismail Syla.   Ditën e premte, 10 qershor, ora 12.00 organizohet në ambientet e  Bibliotekës Kombëtare të  Kosovës , prmovimi i  vëllimit poetik … Continue reading

Pesë autorë shqiptarë vlerësohen me Çmimin Letrar Creativity prizes: Naji Naaman’s Literary Prizes 2016. / Naji Naaman’s Literary Prizes 2016 (50 new prizewinners)

    Pesë autorë shqiptarë vlerësohen me Çmimin Letrar Creativity prizes:  Naji Naaman’s Literary Prizes 2016.     1- Agron Shele 2-Engjëll I. Berisha 3-Fahredin Shehu 4- Naime Beqiraj 5- Ndue Ukaj     Naji Naaman’s Literary Prizes 2016 (50 new prizewinners) … Continue reading