Poezi nga Dëshira Haxhi

 

Deshira Haxi - 1

Poezi nga Dëshira Haxhi

 

 

 Larg…

 

Shkel Saharën me zemër vrarë

djeg duart në rërën e zjarrtë

e tharë për ujë me mua ngjan

gjak buzësh në kokërrizën e saj.

 

Në muzg pas djegies ranore

mufatur ndjek zërin e saj

si Dionisi mes lutjesh hyjnore

Dashurinë kërkoj së në përrallë.

 

Shpresa kthyer në eshkë sterile

mund lodhjen nga tharja të ndaj

gënjyer nga rrezja e hënës

të ndjeva në hapësiren e saj!

 

 

Armatosuni me buzëqeshje !

 

Sot s’ po i lidh dot

flokët gërshet

dhe shoh gjithandej kalimtarë qejfllinj.

 

Sidoqoftë  mirë bëjnë…

dhe ashtu si ata të bëni dhe ju.

Armatosuni me atë buzëqeshjen,

që shkrin mjerimin e shëmtuar,

që çlodh mendjen e zbardhon shpirtin

që se mposht dot askush !!

 

Ashtu, po po …

ashtu është e gdhendur ajo historisë tonë.

Madje…

madje prej shekujsh

gjithmonë luftuam me buzëqeshjen në buzë

dhe tani pse jo?!

 

Me dashuri t’ iu përqafojë mbrëmja

gëzojeni sa të jetë e mundur më mirë

me qejf, dashamirësi e dashuri vjen e bukura …!!!

 

 

Të pres !

 

Heshtje që vret.

Fëshfërima shigjetash ,

shenjë marrin përmbi shpirtin tim.

netëve shëtisin luginave të mia

në heshtje, në rënkim.

 

Fajtori s’ je ti,

jam unë;

që me dashuri veten kam dënuar.

Por Ti mos ik,

dhe nëse mendon të kthehesh,

kthehu si tufan i tërbuar…

 

Dhe më thuaj nga cili qiell do të vish?!

Që një ditë,  të dal e të të pres,

Dhe kujdes të mos jetë dimër me stuhi,

por pranverë

dhe bari, mbuluar me vesë .

 

 

Mirmëngjesi!

 

Miq të mirë, erdha bashkë me dritën e re

vodha një yll të zjarrtë nga ai Univers i qetë

për lumturinë tuaj, për një Mëngjes të ylbertë

Dashuri pafund, paqe argëtim, hare  të përjetë!

 

 

Mëngjesi im je ti!

 

Në puthjen tënde zgjohem, çelem çdo mëngjes

nën strehën e qerpikut e vetmja egzistencë.

 

Në buzëqeshjen tënde çdo mërzitje harroj

shikimi i mendimit në tëndin gjak qarkullon.

 

Në bukurinë e jetes time veç ty preferoj

në qenien time i veçantë je përgjithmonë.

 

Në imagjinatën tënde jam i vetmi ideal

në timen hapësirë personi më i rrallë.

 

Në këtë botë kalimtare jetoj veç për ty

i vetmi mërgimtar do qash mbi varrin tim.

 

Mbi lotin rënë pertokë do çelë një trëndafil

mes petalesh do të të puth brishtësisht!!!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s