
TARANA TURAN RAHİMLİ Tarana Turan Rahimli Tarana Turan Rahimli was born into an educated family on February 20, in 1970, in Baku, the capital city of Azerbaijan. During 1977 and 1987 she studied at the secondary school number … Continue reading
TARANA TURAN RAHİMLİ Tarana Turan Rahimli Tarana Turan Rahimli was born into an educated family on February 20, in 1970, in Baku, the capital city of Azerbaijan. During 1977 and 1987 she studied at the secondary school number … Continue reading
Poezi nga Myrteza Mara
MOS MË LER TË SHLODHEM
Mos më ler të shlodhem kurrë
Nga përkëdheljet dhe fjalët e ëmbla
Për ty, çdo fjalë që më çel në buzë
Është notë e shkëputur nga zemra!
Është pasthirma e shpirtit binjak
Mbi krahët e mallit të përlotur
S’t’i pashë një herë sytë me natë
Veç diell mbi diellin e botës!
Nëse bëhem zog në sy të dritares
Dhe trokas në ëndrrat e tua të blerta,
Aty gjej të ndezur mijëra zjarre
Aty më presin ato buzët e nxehta!
Ti je e urtë, si një urë guri
Të ndrisin yje në gushë e në ballë
Dhe unë mar zjarr, zjarr prej burri
Dhe ti bashkë me mua në atë zjarrë!
Të përkëdhel si fëmijë, ti je mësuar
Më dhuron jetë vetëm me buzëqeshje
Unë, ”adoleshenti yt i pandryshuar”
Me jetën tënde nuk e njoh vdekjen!
Kurr nuk lodhem, përse të lodhem?
Përherë gërmoj në fjalorin e shpirtit
Nga fryma jote dehem e shlodhem
Dhe s’dua të di për vitet që ikin!
Mos më ler të shlodhem, të lutem
Edhe ti mos u lodh nga ledhatimet
Si gamile e heshtur eci, nuk ngutem
Po u lodha, vdeksha pa ditëlindje!
GJYSMA IME E MUNGUAR
Ti nuk je dashuria me shikim të parë.
as mbles tek ti nuk erdhi;
Je syri i agimeve prushëruar me zjarr,
puthja e ëmbël e diellit.
Ti nuk je dita ime e parë e jetës,
as dita e fundit nuk je;
Je më e vërteta e së vërtetës
siç janë dhe yjet mbi re!
Ti je gjysma ime e munguar
unë gjysma jote e gjetur.
Si dy gjysmahëne mërguar
për ne s’ka qiell tjetër!
Ti nuk je ëndrra e një nate vjeshte,
as prushi i një dimri të gjatë;
Ditëjeta e ime e jetës
në librin yjeve je shkruar fat.
ASKUSH VEÇ TEJE S’E DI…
Në ëndërr, mbrëmë, kam parë një varr
Pllaka e mermerit kishte emrin tim.
Çudi-thashë me vete, ndihem i gjallë
Ndoshta, ndoshta e lexova gabim.
Dhe fshiva syzet e u largova pak,
Gabimi uli kokën i turpëruar
Emër e mbiemër mbi atë pllakë
S’ishte nevoja për ta rilexuar.
U hoqa mënjanë, doja të shihja
Kush do të afrohej me përmallim
Prita gjatë ku bënte hijen selvia
Kënga e një zogu erdhi në ndihmë.
Tek buza e varrit u afrove në heshtje
Një karafil të verdhë në dorë mbaje
Fotos së mermerit i fale buzëqeshje
Por unë e dija që nuk do të qaje.
Pasi u binde që vërtet kisha vdekur,
U përkule të hedhësh një dorë dhe’
Siç e hodhe ashtu edhe ka mbetur
Askush, veç teje, s’e di që jam atje.
Dorës së fatit kurrë s’i kam besuar
Sepse edhe fati-thonë-është i verbër
Kur mendova se kam për të jetuar
Atëhere m’i rrëzuan gjithë urat e jetës.
Ike e qetë, hija të ndiqte pas
Kokën nuk e ktheve më kurrë
Ndenjta tek pema sa u bë natë
Hapa sytë…Kisha qenë në gjumë!
Poezi nga Anduela Nallbati Hapsirë hyjnore gjendet mes nesh … Mes vargjeve të shkruara nga miliona e miliona poetë .. Hyjnore është energjia që nga shpirtrat e tyre rrjedh .. Ata i shkruajnë dashurisë Me zjarr e … Continue reading
Poems by Dr Jernail S. Anand HISTORY’S FOOL As the days are passing; more and more of the mysterious expanses are coming to life; and depression takes over when the day spends itself in the lap of … Continue reading
PENTASI B UNIVERSAL INSPIRATIONAL POET 2016 Awarded to DR. SANTOSH BAKAYA . “…For one who tirelessly aim…
ღ ☼¸¸.•*¨*•♫♪ + ∞ α
PENTASI B GHANA AWARDING (Part 6)
PENTASI B UNIVERSAL INSPIRATIONAL POET 2016 Awarded to LUZ MARIA LOPEZ .
PENTASI B GHANA AWARDING
(Part 7)
. ღ ☼¸¸.•*¨*•♫♪ + ∞ α
“…For one who tirelessly aim to pursue…
PENTASI B UNIVERSAL INSPIRATIONAL POET 2016 (A Large Golden Framed PB Unity Wall Photos) Awarded to Johnnie B. Hughes )
PENTASI B GHANA AWARDING (Part 5)
ღ ☼¸¸.•*¨*•♫♪ + ∞ α
Komuna “ MALISHEVË , në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport organizon Konkursin Letrar për nder të dt 16 Qershor, Ditës së çlirimit dhe dëshomrëve të Malishevës. Ftoheni të merrni pjesë në ORË … Continue reading
Shkëlqimi dhe mjerimi i Gjeniut ( Vëzhgim letrar dhe interpretime të veprave të Migjenit! ) – Pjesa e tretë – Nga : ( Hamdi) Erjon Muça Nga të gjithë njerëzit që nuk kanë asgjë … Continue reading
DITËT E LIDHJES Shkronjat Shqipe, gjetur kanë mbretërinë, në të Shenjtin oborr të Lidhjes, pendët, që dashuri frymojnë, hedhur kanë shtat mbi kompleksin. Ora e Lidhjes, hapur ka krahërorin, jetëgjatësisë së vargjeve të poetëve, rituali i leximit … Continue reading
PSE NUK KEMI AMBASADOR NË VATIKAN !? Nga Fritz RADOVANI Ronald Reagan i dorzon Nanës Tereza, Medaljen Presidenciale të Lirisë, në Shtëpinë e Bardhë, me 20 Qershor, 1985. ■Me 25 Maji 1945, perfaqsuesi i … Continue reading
BURRI I PESË GRAVE Tregim nga Vullnet Mato Don Jovani ishte një shofer shtatshkurtër nga Palasa e Himarës. Epiteti Don Jovani, që i kam përngjitur emrit të këtij njeriu, përputhet tërësisht, jo vetëm me … Continue reading
Poesie di Anna Costa ALI DI FARFALLA Ali di farfalla sulle ciglia spolverate di mascara, ingabbiano lo sguardo dell’anima. Fa bella la luna con gli ombretti colorati . Coltivando l’azzurro di un principe innamorato. Imperante , … Continue reading
Goodness Olanrewaju Ayoola Goodness Olanrewaju Ayoola hails from Osun State, Nigeria. His poetry has appeared in poetry journals and anthologies. Few of his poems have garnered awards and translated into Assemese. He is currently an International Director of … Continue reading
Poems by Molly Molz Thokwana Drowned A part of me writes sincerely To words i never thought exalts a part of me Painted in numbers that count nothing a silent melody i listen to For … Continue reading
Poezi nga Hamit Taka KUDO TY TË SHIKOJ Më puth ti, moj e dashur Po unë të puth më shumë, Puthja jote në buzën time Valë e ngrohtë me shkumë. Si luzmë bletësh puthjet e mia Që … Continue reading
Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista NDROJTJE Asnjëherë s’ta dhashë as prush, as zjarr, Edhe kur të ndjeja që digjje në thellësi. Unë zjarrin tim e fikja në mall E flakët i mbysja si valë në gji. … Continue reading
A book about our nation’ s freedom. Përktheu: Patrica Lidia Nehat Jahiu is living for years now with a mission both beautiful and noble, which he continued to serve even after the tragic events which took … Continue reading
Poezi nga Mirela Terziu Me udhën e shpirtit Se flokët ndjejnë udhën e lumturisë në gishta gërshetuar ngjyrën e diellit Në shtrat pranë trupit tend , në bulëza djerse dëgjoj zërin e detrave të rënkuar të … Continue reading
Pluhuri i artë i poezive … Përsiatje mbi vëllimin poetik “Pluhuri i artë i përjetësive” të Agim Matos. Nga Timo Mërkuri Thënia …që ta kuptosh poezinë duhet të “njohësh” autorin, qëndron më shumë se kudo në rastin … Continue reading
Histori me telefona. Nga Petrit Sulaj Ka shtatë vjet që kjo histori vazhdon, thjesht sepse unë nuk kam mundur të heq zakonin e vesin për të folur në telefon.. Unë formoj numrin e shokut tim dhe menjëherë … Continue reading
Poezi nga Elona Tabaku. KUSH JE TI?! Kush je ti? Ti dyfytyrësh njeri që vëngër më vështon. Ti që me vështrimin nën vetull, më gllabëron. Kush je ti? Ti që derdh vrer mbi rrugën e jetës … Continue reading
Shtëpia Botuese ” Grand Prind” publikon vëllimin poetik ” Lajmëtari i dashurisë” të autorit Pullumb Ahmeti. Titulli Librit: Lajmëtari i dashurisë Autor: Pullumb Ahmeti Shtëpia Botuese: Grand Prind Drejtore e Përgjithshme: Semi Haxhiu Autori Pullumb Ahmeti … Continue reading