Hapsirë hyjnore gjendet mes nesh … / Poezi nga Anduela Nallbati

Anduela Nallbati

Poezi nga Anduela Nallbati

 

 

Hapsirë hyjnore gjendet mes nesh …

 

Mes vargjeve të shkruara nga miliona e miliona poetë ..

Hyjnore është energjia që nga shpirtrat e tyre rrjedh ..

Ata i shkruajnë dashurisë

Me zjarr e hare në shpirt

Dhimbjen prekin të mekur

nga lotë nënash ngjyer penën

Ata jetojnë në çdo krijesë

Në çdo fytyrë të ngrysur, apo të qeshur .

 

Poetët anë e mbanë globit

Qëndisin fletë të bardha pa fund

Ata prekin çdo zemër që rënkon

Prekin,

lindin e vdesin si askush

Si dielli në perëndim,

Për të mbetur të pavdekshëm,

Mes emblsisë poezi …

Ashtu vargjesh jetë rrëzëllim

 

Hynore është energjia e tyre

Por kurrë nuk marrin falenderim …

Jetojnë mes artit e të shkruarit …

Jetojnë mes qiejve të Olimpit,

për të falur shpirt nga shpirti i tyre

për të zgjuar beftas historinë…

 

Ndoshta enden ditëve të pendesës

Për atë çfarë shkon

e për atë që e nesërmja shtyn kohëve të parrëfyera.

Për jetën dhe pasvdekjen në gojëdhënat njerëzore .

 

Shpirtrat e tyre nuk njohin kufij ..

As largësi botësh,

as dëshira të pranguara

Ata zgjohen dhe ngrysen mbi hënë,

për të rrëfyer

e zbardhur

historinë e engjëjve të bardhë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s