
SIKUR TË KISHA NJË COPËZ JETË! ( Letra e fundit e Gabriel Garcia-Nobelist para vdekjes) Sikur Zoti të harronte për një çast që unë jam një dordolec i ndrequr me rrecka dhe të më dhuronte një copëz … Continue reading
SIKUR TË KISHA NJË COPËZ JETË! ( Letra e fundit e Gabriel Garcia-Nobelist para vdekjes) Sikur Zoti të harronte për një çast që unë jam një dordolec i ndrequr me rrecka dhe të më dhuronte një copëz … Continue reading
Poezi nga Myrteza Mara DUHET NJË LEVË Kjo botë-mrekulli, kjo dhuratë e Zotit, Këtu ku kemi djepet dhe varret e bukur Këtu detet dehen nga dallgët e lotit Këtu dhe natyra ngjan me një flutur! Këtu … Continue reading
Poezi nga Lumo Kolleshi
PARFUMET
Ty shpesh të shkrep në kokë diçka e papritur,
Diçka e vetëtimtë në kokë ty të shkrep shpesh.
Pas Dedalit antik hapin tënd e ke ngritur,
Në labirinthet e gjërave dritë kërkon të gjesh.
Ja, sot kërkon të dish ç’ janë parfumet
Dhe unë ta kthej ashtu me shaka:
Aty është ngjizur shpirti i luleve
Dhe pak benzinë pa tjetër aty ka.
Ka aty dhe këmbë e krahë bletësh,
Pranvera të shkuara e hënë të pagjumë,
Ka, pa dyshim dhe vuajtje poetësh,
Ëndrra përrallore aty ka më shumë.
Mjafton pastaj një shkrepse sysh mashkullorë,
Zjarrin ta ndezësh dhe mbi dëbore.
***
Në vendin tim,
Në sheshe,
Në parqe,
Në rrugë,
Me gishtat e dorës i numëron statujat.
Vendi im nga statujat ka frikë
Dhe frikë duhet të ketë,
Statujat tona nuk rrojnë dot pa pushtet.
Emocion
Dje dita ishte plot diell,
Pa ujë kisha lënë vazot e borzilokut po dje.
Deri në orën nëntë të mbrëmjes isha vërtet në qiell.
Pyes veten: Po sot ku je?
Përgjigjie nuk ka.
Ëndrra e natës si krah i thyer zogu.
Me duhej pa tjetër, or shok, or vella,
Ky mëngjes me aromë borziloku.
PËRDHOSJE NE OLIMP
Në tempullin e Atenës për qejfin e tyre shtrirë,
Meduza, e bija e Forkiut dhe rrëmbimtari Poseidon.
Në tempull, shenjat nuk janë aspak për mirë,
Përdhosja e tempullit vet Olimpin alarmon.
Në orën fatale mbrrin zemërimi,
Një zemërim që shkund male e shkëmbinj,
Bukuria bie copash në hone harrimi,
Flokët e bukur janë bërë gjarprinj.
Arsyeja thyen kokën në gurë të nxirosur,
Çdo njeri që sheh, po kthehet në gur.
Kërkohet Persseu në këtë makth të pasosur,
Një dhuratë për Atenën kërkohet si dikur.
Publikohet libri “Pafajësia” ( Inocenta) në gjuhën rumune i autores Elhame Gjyrevci dhe i pëkthyer nga përkthyesi i njohur Baki Ymeri. Titulli librit : Pafajësia (Inocenta) Autore: Elhame Gjyrevci Biblioteca: Literatura românâ Redaktor : Daniel Marian Recevzent: Lucian … Continue reading
Poezi nga Festim Liti NË ËNDËRR ME VIKTOR HYGONË Në Pere La Sheze ka ardhur pranvera, Harlisen trëndafilë, manjola e qiparisë… Nuk e di ç’ kërkoje, Por ike për pak ditë nga kjo parajsë mortore, M’ … Continue reading
Poezi nga Sadbere G. Spahija TË PRITA Në dritaren e shpirtit Mbrëmë kur s ‘erdhe në ditëlindjen time Qielli mu duk pa asnjë yll Ylberi pas shiut pa ngjyrë Të prita deri vonë Pas perdeve ëndërrova një … Continue reading
Poezi nga Sarë Gjergji SOT E shihja me sytë e shpirtit plot afsh e doja hardhinë kokërr pjekur as vile as kokërr s’i mora dot veç aromë e saj n’trajtë zëri m’erdhi e m’dehi shkëlqim i … Continue reading
Poezi nga Monda Hamitaj
Po vij nënë …
Po vi nënë mbi krahët e erës
Me dritën e diellit po vrapoj
Më mori malli për erën tënde
Mbi gjoksin tënd dua të pushoj
Dhe pse jam vetë nënë
Era e gushës tënde më rinon ,
Larg teje si qiri po tretem
Më prit , sot me puthje
Dua të mbuloj …
Po vij tek ty nënoke gushëaromë ,
S’ kam fjalë , malli më përvëloi ,
Sot po vij si e çmendur ,
Duart e tua mbreterësha ime
të ledhatoj …
Poesie di Pasquina Filomena PER PURA FOLLIA E’ quando urlo il tuo nome nel frastuono del silenzio, che io ho più bisogno di te. Le mie mani cercano un viso che non riconoscono più, i miei … Continue reading
Poezi nga Anastasia Çipi
Po m’ shkatërron.
Rrudhi toka dejet e saj, ngadalë trupi po ndrydhet
Në damarë më jetë nuk po rrjedh ,
veç zjarr e tym të zi ,ngadalë po derdh,
E globin si me darë po shtrydhet.
Po m’shkatërron,po m’shkatërron
mbeti toka tuj britë,
Puthe pra tokën që të gazmon
E jepi ti dritë.
Çlironi çezmat e mendjes ,
të rrjedhë ujë i bekuar,pik ,pik
Lëshojini zemrës pak vend
të çelin trëndafilat e bardhë të shpëtimit plot dritë.
Vishni mantelin e botës së gjelbër,
Ndonjëherë
Për më shumë ajër e dritë
Qiejve të ketë veç kaltërsi,
Botë e tokë të qeshë përherë.
Përherë….
NËSE…
Nëse ti do të kesh frikë
E do të dridhesh
Ajo do të të trembë,
E më shumë do të fshihesh.
Nëse, ti do të vuash,
E përpëlitesh,
Ajo do të qeshë,
Përpjetë nga gëzimi do të hidhet,
E, ti, nga hidhërimi të mbytesh.
Nëse ti frikën, do ta bësh zap,
Ajo do të trembet,
Nuk do vijë prapë…
Dhimbjen do ta kthesh në forcë,
Mos dijë nga të shkojë,
Nëse jetën shumë e do
Ti vetëm lufto…
Mos na vrisni ëndërrat.
Fatin tonë kush na e bleu,
dhe kokën na preu,
mbetëm tradhëtuar,
vrarë,rrëzuar
një jetë dënuar.
Shikoni si na prekin
Sikur të ishim vegla në të tyret duar ,
nuk na flasin fare,nuk na dëgjojnë,
Sikur të ishim plera,pa vlera,
Nuk na lejojojnë,as të ëndërrojmë
Mendoni pak ,O të uruar.
Shikoni si na drejtojnë,
Dhe nuk harrojnë :
Të na përçmojnë,
Të na lëndojnë.
Na duan modernë, modelë,
Të hapin motele, bordellë,
Të përpëlitemi si sardele,
T’ na lëpihen si karamele,
E,më pas t’na thonë:
Ik teveqele.
Na duan , veç për një herë,
Në fillim ,na mbeten ne derë
Veç për një orë,
Pastaj na e bëjnë me dorë
dhe ndjehemi horë.
Dhe njerzit nuk mendojnë shumë ,
Vërtet,
Ata na shkelin me këmbë,
Na hanë me dhëmbë,
Na shkelin ,personalitet,krenari
Janë i ati ,i biri e djalli vetë, trad
Tradhëtarë idiotë,
Na kërkojnë dhe votë
Të shembin, zhdukin të gjithë një botë.
FLUTURA IME
Më dhe krahë, një shtytje
Në fluturime rreshtash,
Më solle agimin e humbur
Atë që kërkoja
Në zymtësinë ë ditëve
Si flutur krahëkëputur.
Të kishin fshehur mirë,
Dhe unë me duart e shpirtit
Të gjeta papritmas
Të hapa kaq lehtë kaq butë
Të preka, si embrion hyjnor
E frymë nga fryma të dhashë
Ti buzëqësh me gjithë frymën…
Unë të mbaj si skeptër në tokë
Një përkrenare dafinash
Mes fushës me dashuri trëndëlinash
Për t’i ngjarë mbretëreshës së ringritur
Zemër, shpirt e trup përtëritur…
Fal
Mbasi të kesh fluturuar lart,
Në qiejt e zotit, fal
Fal , fal , dhe dashuri ngjall
Dhe dije mbart
Ky është mësimi i parë,
Fal edhe shko
Lër gjurmë me zemër hambarë( të rrallë)
Ik dhe harro.
Të fluturoj , dashuri të ngjall
Në përulje, e shpresë
Paqe të sjellë
Dashurinë në zemër , ti mbaj
Tek çdonjeri nga ne
Ndodhet dashuria, falja, thellë fshehur,
Jetën në duar të mbaj , dritë ndezur
Të ndjehesh bukur, mirësjellë.
E di…
E di , do të ndodhë një ditë
Përsëri të ngrihemi,
nga gjumë i marrë
Fjetur rëndë,(pa ëndë)
Fshehur shumë mall(ë)
Do jetojmë ëndërrën e lënë përgjysëm
Të prekemi, puthemi , fshihemi nën jastëk,
Nën jorganin e bardhë( ose kuq)
të dashurisë
Përsëri të duhemi, flirtin që drithërin,
Në pëshpërimë, psherëtimë
Të strukemi
Dhe ndonjëherë, kur
Të mos mundemi
Telefonin ta bëj të tringëllojë,
Të përshpirtmet tinguj të kumbojë……
Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” Pikturë e pastolisur” të poetes Fatmira Loci dhe redaktim të autorit Xhelal Ademi. Autore : Fatmira Loci Titulli : Pikturë e pastolisur Redaktor: Xhelal Ademi Botimi i parë, 2016 ISBN: 978-9928-204 94-3 … Continue reading
Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” Shën Vetmia” të poetes Liljana Furrxhiu dhe redaktim të autorit Petrit Ruka. Titulli i librit: Shën Vetmia Autor: Liljana Furrxhiu Redaktor: Petrit Ruka Korektor letrar: Ndue Lazri © 2016 Liljana Furrxhiu. Të … Continue reading
Poezi nga Nermin Zaimi Kështu të dua!! Përlotur syt’e të dyve sot, humbur secili në dhimbjen e vet, loti im tek ty u nguros, i yti , diku larg u tret. Kur dhimbja jote rrugën merr, … Continue reading
Poesie di Vincenzo De Caro
IL COLORE DEGLI OCCHI NEL MONDO (VERSIONE-GIAPPONESE-ALBANESE)
Poesie di Anna Costa EMOZIONI CALPESTATE Filtrante luce tra la fessura della finestra una scia di raggio tra cardini stridenti . Sole caldo sfiorano i nostri pensieri inseguendo… orizzonti graffianti . Tutto ciò che … accade,ruba labbra … Continue reading
. ღ ☼¸¸.•*¨*•♫♪ + ∞ α
PENTASI B GHANA AWARDING (Part 14)