Publikohet libri “Pafajësia” ( Inocenta) në gjuhën rumune i autores Elhame Gjyrevci dhe i pëkthyer nga përkthyesi i njohur Baki Ymeri.

13413755_584722481701427_7626918871649787112_n

 

Publikohet  libri “Pafajësia” ( Inocenta) në gjuhën rumune i autores  Elhame Gjyrevci dhe i pëkthyer nga përkthyesi i njohur Baki Ymeri.

 

 

Titulli librit : Pafajësia (Inocenta)

Autore: Elhame Gjyrevci

Biblioteca:  Literatura românâ

Redaktor : Daniel Marian

Recevzent:  Lucian Gruia

Lektor  : Adriana Tabaku

Kopertina : Laura Rushani

Redaktura artistiske:  Alban Voka

Pasthënia : Tefik Selimi

Amanda Edit

Bukuresht  (1016 ) Bucureşt

Copyrght@Elhame Gjyrevci -2016

 

 

baki ymeri

Përktheu : Baki Ymeri

 

 

 

NJË LIBËR ME FRYMËZIME TË BUKURA ARTISTISKE E POETIKE

 

Nga : Tefik Selimi 

 

Elhame Gjyrevci që nga fëmijëria hyri ne botën magjike të shkruaj poezi e tregime.

Ndonëse larg vendlindjas, ajo nuk e harroi familje ,vevdlindjen, shkollën, Kosovën etj. Vepra e saj është një margaritar në krijmtarinë letrare. Siç vrehet, kjo poete ka hyrë me ngulmë në vargun magjik të poezisë. Andaj, poezia e saj është plot vrull poetik, ecila reflekton kah një poezi e çiltërt me imazhe të bukura artistiske. Janë kto poezi që dalin nga Frymëzimet e saja të thella poetike.

Vepra fillon me poezinë “Kënga e liris ” është kjo një poezi simbolike.  A ka më bukur se ti këndosh lirisë? ! Kjo është hyra e veprës. Një poezi program. Pse jo?  Autorja në fjalë shkruan poezi edhe për trimat e lirisë, për pavarësinë, për për Shqipërin ,për Kosovën me zemër të madhe, për shqiponjën, për Prishtinën, për femrën tonë, për Festën e lirisë, për odat shqiptare, për gjuhën shqipe, për fjalën e mirë, për dallëndyshet, për vendin e huaj, për vendlindjen, për varret, për të shtrenjëten nënë, për shkollat, për vëllaun, për motrën, për krishterët dhe muslimanët, për dashurin e jetës, për të bukurën kosovare, për mësuesin, për dashurin e parë, por ka shkruar edhe për gjelozinë, gëzimin, mjerimin, vetminë,buzëqeshjen, për librin për pëllumbin e bardhë dhe motive tjera.

Për Kosovën, ajo shprehet zëshëm e plot vrull dashurie, Kjo është poezi prekëse dhe e dhimbshme. Pra, është poezi e dhimshme për një kohë të rëndë, të cilen e ka përjetuar populli ynë shqiptar. Po ashtu, fundi i veprës autorja na del si një “mësuese ” e urtë, fjalë ëmbël e përgëdhelëse. Ajo pajtohet të jetë njeriu i mirë, i cili duhet të reflektojë tek secili njeri që ta ketë zemrën e butë, me kultur dhe ka fjalë të mira, e cila “mjet -fala “nuk hahet, nuk pihet, por as nuk ka presje e as nuk ka pikë, por dëgjohet dhe njerëzit i bashkon për jetë të jetës. Poetja në fjalë e ka trajtuar mjaft mirë edhe plagën e mërgimit. Vepra poetike e Elhame Gjyrevcit është një vepër që lë gjumë në artin letrar .

 

 

elhame gjyrevci

Elhame Gjyrevci

 

Elhame Gjyrevci u lind me 29 janar 1960 në fshatin Vragoli, Komuna Fushë Kosovë.

Duke qenë lexuese e pasionuar fillon të mirret edhe më poezi që në moshë shumëtë re, duke patur një dashuri të veçantë ndaj veprave letrar. Ajo më kohë i ka lexuar disa nga shkrimtarët tanë

Shqiptarë, si :Ali Podrimjen, Rexhep Hoxhën, A.Huruglocën, V. Kikajn, R. Kukajn l.Kadaren e shumë të tjerë. Derisa në shkollën fillore, hartimet e saja ishin plot figura fjalësh, por edhe plot figurash mendimesh. Që nga viti 1991 jeton dhe vepron në Danimarkë, së bashku me familjen e saj.

Në vitin 2012, me një grup femrash shqiptare që jetojnë dhe krijojnë në Skandinavi, botojnë antologjinë me poezi “Kolorit poetik ” Në vitin 2013 boton librin me “Fjala e mirë ” dhe një vit më vonë, në vitin 2014, boton romanin për fëmijë ” KOKOMOLI “. Gjatë vitit 2016 ka në projekt edhe dy vepra tjera. Elhamja tashë është një zë i veçantë që ka krijuar profolin e saj në botën letrare dhe artistiske. Vëllimi bilingv shqip -rumanisht është libri i saj më i ri që e sheh dritën e botimit në Bukureshtin e rilindësve tanë.

Autorja është një shtegtar e palodhur në rrugë drejt yjeve që ia mbushin shpirtin me frymëzim. Ajo fluturon si zog mali për identifikation e bukurive të atdheut, duke krijuar perla lirike edhe për dëshmorët e kombit. Kosova dëgjohet në vargjet e poetes me enigma e tingujve të fshehur në mure kështjellash,

me zërin e prindërve tanë nëpër oda burrash. Në kontekstin e saj fshihet një dritë e bekuar që rrezaton mirësi.

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s