
Lidhja e Shkrimtarëve Kosovë në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve – Dega Kukës organizojnë eventin “ Drini poetik” në Pallatin e Kulturës “ Hasan Prishtina” në Kukës. Nga Lulzim Hajdari Kukësi dhe kuksianët në bashkëpunim me … Continue reading
Lidhja e Shkrimtarëve Kosovë në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve – Dega Kukës organizojnë eventin “ Drini poetik” në Pallatin e Kulturës “ Hasan Prishtina” në Kukës. Nga Lulzim Hajdari Kukësi dhe kuksianët në bashkëpunim me … Continue reading
Poesie di Rosella LUBRANO SE SAPRAI… Se saprai camminare al mio fianco nell’ essere tu la continuazione di me se l’ infinito accompagnerà il nostro io nel viverci ogni giorno tra emozioni profumate di dolcezza sotto … Continue reading
Sadik Krasniqi Sadik Krasniqi u lind më 24 maj të vitit 1961 në Llukar afër Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ndërsa fakultetin, Letërsinë dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Sadil … Continue reading
Ftesë :
Shtëpia Botuese ” Toena” promovon romanin “E bukura e të zotit” të shkrimtarit francez Albert Cohen dhe përkthim nga Amantia Kapo
Ju ftojmë në promovimin e romanit “E bukura e të zotit” të shkrimtarit francez Albert Cohen me praninë e përkthyeses Amantia Kapo
E premte, 10 qershor, ora 14.00
Panairi i Librit, Prishtinë
Irena Toçi
Drejtore e Përgjithshme
Botimet Toena
Rruga “M. Gjollesha”
K.P. 1420
Tirane – Albania
Tel. ++355 422 40 116
Fax ++355 422 40 117
Poezi nga Teuta Osmani Ëndrra… Ëndrra shohim përditë ëndrra u bëmë qysh kur kemi hapur sytë. Ëndrra më ndjek pas, kufijve të vizioneve që prekin perëndimet si një emër që nyjëzon jetën pafajësi ashtu… endur pas … Continue reading
FESTIVAL I KULTURËS SHQIPTARE, NË MANTOVA
-Tri ditë, veprimtari e parë e këtij lloji, në Itali-
Nga: Anila Kaja
Ndue Lazri
Organizatorët e Festivalit, Ndue Lazri dhe Anila Kaja, duke biseduar për mbarëvajtjen e të gjitha punëve…
1.
Mantova, ky qytet i vogël, por i bukur në Itali, një thesar i vërtetë, i vendosur si qëllimshëm në pikëtakimin e tre rajoneve, Lombardia, Emilia Romagna e Veneto, gati i ledhatuar nga ujrat e lumit Po, që kalon aty prane dhe i nanurisur nga ujërat e tre liqeneve piktoreskë, që e rrethojnë, do t’ia hapë dyert nesër, Festivalit të Kulturës Shqiptare. Një mikpritje bujare e qytetit-kryeqytet i kulturës italiane për vitin 2016, që di të çmojë shkëmbimet interkulturore dhe t’u japë hapësirë edhe vlerave artistike e kulturore të etnive të tjera. Bashkësia shqiptare aty, është e para, që e ka këtë privilegj, në sajë të dashamirësisë së autoriteteve lokale të këtij qyteti dhe, veçanërisht, kryetarit të Bashkisë, Mattia Palazzi. Ky edhe në raste të tjerë e ka shfaqur hapur interesimin dhe vlerësimin për Shqipërinë dhe emigrantët shqiptarë. Prandaj i jemi mirënjohës, që e priti qysh në fillim, me entuziazëm e përkushtim, nismën e Federatës FNAI dhe të Shoqatës “Le aquile” të Mantovas, për organizimin e këtij Festivali të Kulturës Shqiptare. Për këtë qëllim, janë vënë në dispozicion mjedise të ndryshme, njerëz dhe fonde, që kjo ngjarje të kurorëzohet sa më me sukses dhe të bëhet një urë miqësie, bashkëpunimi e shkëmbimesh të herëpashershme, të vlerave të ndërsjellta të artit e të kulturës . Shprehim mirënjohje edhe për Ministrinë e Kulturës, në Tiranë dhe veçanërisht zëvendësministrit Zef Çuni, për bashkepunimin e vazhdueshëm.
Do të jehojnë edhe në Montava, vallja e kënga popullore shqiptare…
2.
Ky Festival ka një kalendar të ngjeshur e interesant. Me datën 10 qershor 2016 paradite, dmth nesër, do ai fillojë me konferencën për shtyp. Përpara gazetarëve do të ndodhen drejtues të komunës së Mantovës dhe organizatorët e Festivalit. Pasdite do të bëhet ceremonia e hapjes dhe vizita në ekspozitën e artistëve të arteve figurative: Llesh Prendi, Alketa Delishaj e Xhimi Hoti. I ftuar special është mjeshtri i gdhendjeve në dru, artisti Llesh Biba, i cili vjen me punimet e tij që nga Tirana. Pastaj, në mjediset magjike të Teatrit “Bibiena” do jetë konferenca kulturore-artistike: “Udhëtim, nga Garibaldi, te Mona Liza shqiptare”, e të talentuarit Klodian Kojashi. Do të shoqërohet me pjesë operistike, të interpretuara nga sopranoja Mimoza Rama.
Që në ditën e parë të Festivalit do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të Shoqatës arbëreshe “Vorea”, në Frascineto të Kozencës.
Të shtunën, me datën 11 qershor do të jetë radha e shkrimtarëve dhe artistëve, që do t’i gjallërojnë jo vetëm mjediset e eskpozitës së hapur në Shtëpinë e Rigoletos, por edhe ato të librarisë “Nautilus”. Këtu do të përurohet krimimtaria e poetit Tonin Nikolli, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve.
Të dielën, më 12 qershor, në Sheshin “Mantegna” do jehojnë, si asnjëherë, kënga e vallja shqiptare, do të shpalosen bukuria dhe larmia e kostumeve tona kombëtare, sinfonia e instrumentëve popullorë, që dëshmojnë lashtësinë, por edhe finesën e shpirtin prej artisti të popullit tonë. Gjithashtu, do të ngjitet në skenë Ansambli i shoqatës shqiptare “Ana e Malit”, në Ulqin, i drejtuar nga e palodhura Luljeta Avdia, mësuese e pasionuar dhe shkrimtare e talentuar. Ajo punon prej vitesh me këtë grup, i cili ka dhënë shfaqje e ka fituar çmime në Festivalin e Gjirokastrës dhe në festivalet e organizuara nëpër Kosovë, është mirëpritur nga diaspora shqiptare në Amerikë etj.
Këtë veprimtari të bukur e mbrësëlënëse do ta mbyllë Ansambli i shquar i Këngëve e Valleve Popullore të Tiranës. Siç dihet, ky ka bërë turne të suksesshme në tërë kontinentet dhe çon përpara lavdinë e atij ansambli, I cili dhjetëvjeçarë më pare, në Festivalin Ndërkombëtar të Dizhonit, në Francë, fitoi “Gjerdanin e Artë”, në garë me grupet më të famshme, nga e gjithë bota.
Fesivali i Kulturës Shqiptare, në Montava,, i pari i këtij lloji në Itali, me siguri do t’i dëshmojë vlerat tona të çmuara, në fushat e artit e kulturës sonë mbarëkombëtare.
Ndaj, të bashkuar e pranë njëri-tjetrit, le t’i ndjekim dhe duartrokasim fort artistët tanë, në këto ditë festive, duke shpalosur e dëshmuar edhe me këtë veprimtari, qytetarinë tonë të lartë dhe dashurinë për Atdheun tonë të dashur, Shqipërinë!
9 qershor 2016
NJË POEZI, QË MA RIKUJTOI HISTORINË Nga Rami Kamberi Kurrë në jetën e leximit të poezive, nuk e kam pasur vështirë të krijoj një imazh për poezinë apo poetin, përtej portretit të tij fizik e … Continue reading
Poezi nga Marjeta Shatro
Unë jam atje
Unë jam atje
ku je dhe ti
Mendimet s’ njohin kufi !
Nuk ka nevojë të mbyll sytë,
që të jem pranë teje
Jam ëndërrimtare me sy hapur,
Më mjafton që diku,
dikush
Të mendojë si unë…
Më pëlqen lartësimi i shpirtit,
Fisnikëria ndjenjë që prek me sy të dlirtë
Veç fjala të këtë efekt magjik .
Rrëfim në paskohë
Rrëfim në paskohë.
Prelud…
i vargjeve refleksion,
për
jetën që kthehet trazim
për ditët që shkojnë pa kthim.
Rrëfim,
Për ata që kufijve mbeten
Deteve të thellë mbytyr
Rrugëtimeve pa fund humbur,
në kërkim
të një shprese te re
të një tjetër drite
për fëmijët e gjymtuar luftrave.
Rrëfim në paskohë,
për ata që ringrejnë ylberët
ata që në tokë zbresin yjet
pët të qëndisur botën
me vargje të bardhë,
vargjet e jetës,
vargje profetike.
Kur jam e lodhur…
Kur jam e lodhur…
e duart ndih heshtas kryqëzim
Më mjafton një fjalë nga ti!
Kur jam e lodhur…
E ti më buzëqesh si dikur…
Lumturohem si fëmijë.