NJË POEZI, QË MA RIKUJTOI HISTORINË / Nga Rami Kamberi

 

 

NJË POEZI, QË MA RIKUJTOI HISTORINË

 

 

rami kamberi 1

Nga Rami Kamberi

 

Kurrë në jetën e leximit të poezive, nuk e kam pasur vështirë të krijoj një imazh për poezinë apo poetin, përtej portretit të tij fizik e shpirtëror, që të arrij deri tek natyra e poezisë e, të jetoj me të si me të gjitha poezitë, që më joshin e më lejojnë të jetoj mes tyre si lexues dhe, si njeri, që e do këtë botë, të cilën dimë ta pagëzojmë botë poetike.
Por, ja që ndodh, që njeriu në fushën e leximit të shijoj edhe atë, që të bënë të ndjehesh jo vetëm krenarë, por edhe si njeri tej së sotmes, t’i rikthehesh të kaluarës e të prekësh ndjenjat, të cilat të rreshtojnë andej, ku jetësohet: dashuria, krenaria, bujaria, kombëtarizimi e mbi të gjitha shpirti poetik, sa i derdhur nëpër të kaluarën e shekujve po aq i mbetur në shtatin, që ndryshe nuk mund të pagëzohet pos Vlorë.
Po, Vlorë, që na rreshton andej, ku na mbeten shikimet sa mes valëve të detit po aq mes valëvitjeve të flamurit, që na dha pikën orientuese se kah të ecim, për t’i thënë vetes: Unë jam shqiptar, unë kam identitet, mu atëherë kur mes nesh vetëtimat na i tregonin rrugët, që ikja të na mbetej fjalë e fundit.

 

 

Luljeta Gjosha Pashollari

Luljeta Gjosha Pashollari

 

Dhe, të jem i sinqertë ngase, që kur i kam lexuar vargjet e para nga romantikët, kam pasur ndjenjën, sikur poezia kishte banuar brenda meje prej kohësh, dhe si një rikujtuese më erdhi edhe një poezi, nga ky qytet, që e lexova në shpirtin e poeteshës Luljeta Gjosha Pashollari, që në vend të përgjigjes se nga cili qytet kishte arritur në Uskanën e Hyjneshës Ilire -Thana, ma dhuroi poezinë, e cila krenari dhe dhimbje m’i vizatoj mes shikimeve të syve, që kërkonin më shumë se një fjalë.
Po, më dhuroi një poezi, që të flet në vend të saj, një poezi e titulluar “VLORA VENDI I MREKULLIVE” dhe, befas sytë filluan t’i lexojnë shekujt, duke nisur nga strofa e parë, që sikur më thoshte, vazhdo se më pas shpaloset ngjyra e asaj kohe, që të sotmen e shikon me dhimbje:


“Vargun që nis prej Kanine ,
Fustanella e kaltër e mbulon.
E bukur, e madhe, Vlora ime ,
Kodrat, ullinj, portokall e limon.”


S’dija ç’të bëja nga ky varg, ashtu siç e vështroja Uskanën, ashtu e ëndërroja Vlorën dhe, prej atij momenti, vështirësia ime ka qëndruar në mangësinë time, për të nxjerrë jashtë atë, që vlonte tek unë, që të them atë, që e thoshin strofat në vazhdim:


“Shijen përjetë e lënë tek unë.
Me kaltërsi gjithçka mbulohet,
Nga Narta, Sazani e Karaburun,
Dhe hijeshia në sytë e mi shtohet.”
Ah !


Thashë me vete, jo më kot thonë se rastësia është mbret i jetës. Kështu që çdo takim i imi me vargjet e poezisë në fjalë ishte po aq i këndshëm, sa pafuqia ime për të shprehur atë, që ndjeja duke e lexuar poezinë, gjithçka përreth më prekte si në një veshje sysh e një pikë lot, mu si ndjenja e vetë poetes Luljeta Gjosha Pashollari, që dukej në poezi:


“Në thellësi të shpirtit tim të ndej,
Them, s’ka si ky vendi i mrekullive.
Kurorat e mbretërive të botës, këtej
Janë të gjitha mbi kokën time…

 

Dhe, sikur i trembur nga madhështia e vargut, thosha: ndoshta është rezultati i dhimbjes tonë kombëtare, që sikur më shtiu të provoj për përpjekjen e pamundur për ta nxjerrë jashtë fuqinë e poezisë me një frymë.

 

13394043_641307269351509_1586673077219467680_n

 

Edhe unë si poet e lexues iu nënshtrova bukurisë së fjalës, për ta thënë ndjenjën time mes fletëve, kuptohet, jo si poet por, si gjuhë e tyre, që strofa në vijim më joshi aq saqë thosha: sikur unë sot të isha mes valëve të Vlorës, si burrat e motit, që i dhanë nam e krenari, që të mos dukej Vlora e krenarisë, si strofa në vijim:
“E zjarrta e pathyera, Vlorë sot,


Kush të ka shkelur për verim,
Ka mbetur pa mend në kokë.
Por je e pafat në vendin tim… “


Ose:


“Se njerëz të paaftë të drejtojnë,
Ndonëse je një perlë e pa parë,
nga Shkodra deri në Konispol,
Po askush mendjen s’e ka vrarë.


I vetëdijshme se çdo motiv i poetëve është një akt lindjeje, e si i tillë është i dhimbshëm e i gëzueshëm në të njëjtën kohë dhe. mendoja se si ta shikoja Vlorën me sytë e poetes Luljeta Gjosha Pashollari, që edhe të panjohurën e të vërtetës nga unë, për Vlorën e krenarisë, Vlorën e flamurit, Vlorën e përballjes me një situatë të re, ta ktheja në motin e Ismail Qemal Bej Vlorës dhe Isë Buletinit, sepse se duroja dhimbjen më shumë, por strofa në vijim, ma ktheu shpresën, më dha fuqi, që të mendoj ndryshe:


“A do dali ndonjë bir a bijë nëne,
Të të shikojë ty në dritën e syrit,
Të të japë siç meriton medalje hëne,
O diamant, në Evropë më i miri?…
Ah!


Sa fuqi kanë këto rreshta, që më bënë të lidhem për shprese, se kjo fuqi e thirrjes së poetes Luljeta Gjosha Pashollari shpërthen si grusht i rilindjes, prej vitesh, nëpër zemrat e shqiptarisë, që jo vetëm Vlorën, por mbarë qytetet atdhe duan t’i shohin si buzëqeshje ardhmërie, ku meritojnë të lumtur të jetojnë plisat e Shqipërisë.
Dhe jo rastësisht sikur veshët m’i dëgjuan kambanat e lirisë kombëtare, që gjithmonë na kanë folur: ruajeni Shqipërinë si sytë e ballit, që shikimet gjithmonë t’u shohin liri.
Fundja, nuk më mbetën më shumë fjalë, pos buzëqeshjes shpresë të poetes Luljeta Gjosha Pashollari, e cila më ngjyra Vlore më tha: mos harro kurrë, ti, plis i maleve të Sharrit, se valët e Vlorës dhe valëvitja e flamurit, një ditë do të na takoj në Manastir, që ta vazhdojmë rrugën andej, ku na mbetën gurët për kullën Shqipëri.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s