SIKUR TË KISHA NJË COPËZ JETË! / Letra e fundit e Gabriel Garcia-Nobelist para vdekjes .

 

658px-Gabriel_Garcia_Marquez,_2009

SIKUR TË KISHA NJË COPËZ JETË!

( Letra e fundit e Gabriel Garcia-Nobelist para vdekjes)

 

 

Sikur Zoti të harronte për një çast që unë jam një dordolec i ndrequr me rrecka dhe të më dhuronte një copëz jete, mbase nuk do ti thosha të gjitha ato që po mendoja, por sigurisht do ti mendoja ato që po them.

Do i jepja rëndësi gjërave, jo për vlerën, por për domethënien e tyre.

Do flija pak, do ëndërroja më shumë, sepse çdo minut që mbyllim sytë humbasim gjashtëdhejtë sekonda drite.

Do vazhdoja kur të tjerët do ndalonin, do zgjohesha kur të tjerët do flinin.

Do dëgjoja kur të tjerët do flisnin, dhe sa do e shijoja një akullore me çokollatë!!!

Nëse Zoti do më jepte një copëz jetë, do vishesha thjesht, do shtrihesha përballë diellit duke e lenë të pambuluar jo vetëm trupin, por edhe shpirtin tim.

Ah, Zoti im! Sikur të kisha një copëz jete, nëse do mundesha, do shkruaja urrejtjen time mbi akull, dhe do prisja të dilte dielli. Nuk do lejoja të kalonte as edhe një ditë pa iu thënë njerëzve që dashuroja se i dashuroja.

Do të bëja çdo burrë dhe grua të besojnë se janë njerëzit që dua dhe do dashurohesha me dashurinë. Te njerëzit do të tregoja se sa gabim bëjnë kur besojnë se ndalojnë së dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojnë të dashurojnë!

Fëmijës së vogël do t’i jepja pendë, por do ta lija të mësonte vetë si të fluturoj. Pleqëve do u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqëria, por “harresa”.

Mësova kaq gjëra nga ju, njerëzit. Mësova se të gjithë duan të jetojnë në “majën e malit”, pa kuptuar se lumturia qëndron në mënyrën se si zbret “faqen e pjerrët”.

Mësova se, kur fëmija i porsalindur, shtrëngohet mbi pëllëmbën e tij të vogël, për herë të parë, gishti që zgjatet i babit të tij e robëron përgjithmonë.

Mësova se njeriu ka të drejtë ta shoh tjetrin nga lartë, vetë kur duhet ta ndihmoj të çohet.

Të thuash gjithmonë atë që ndjen dhe të besh gjithmonë atë që mendon..

Nëse do ta dija që sot do të ishte hera e fundit që do të të shihja duke fjetur, do të të përqafoja fort, fort dhe do t’i lutesha Zotit që të behesha roja e shpirtit tënd.

Nëse do e dija se kjo do ishte hera e fundit, që do të të shihja të dilje nga dera, do të të përqafoja dhe do të të jepja një puthje dhe do të të thërrisja përsëri që të të jepja edhe të tjera.

Nëse do ta dija që kjo do të ishte hera e fundit që do ta dëgjoja zerin tënd, do të regjistroja çdo fjale tënden që të mund të të dëgjoja përsëri, përsëri…

Nëse do të dija që këto do të ishin momentet e fundit që do të të shihja, do të të thosha “të dashuroj” dhe do të supozoja jo logjikisht se e dije më parë.

Ekziston gjithmonë një e nesërme dhe jeta na jep edhe mundësi të tjera që t’i bëjmë gjërat siç duhet, por nëse bëjmë gabime na mbetet vetëm e sotmja. Do të doja të të thoja se sa shumë të dua dhe se kurrë s’do të të harroj!

E nesërmja nuk është e sigurt për askend. Sonte mund të jetë hera e fundit që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos prit më, bëje sot, sepse e nesërmja nuk vjen kurrë.

Sigurisht do pendohesh për ditën kur nuk gjete kohë për një buzëqeshje, një përqafim, një puthje dhe sepse ishe i zenë për të realizuar një dëshirë të tyre.

Mbaji ata që dashuron pranë vetes, thuaju duke mërmëritur se sa shumë kë nevojë për ta! Dashuroji, sillu mirë, gjej kohën për ta, thuaju “me vjen keq”, “më fal”, “faleminderit” dhe të gjitha fjalët e dashurisë që di.

Asnjeri nuk do të të mbaj mend për mendimet e tua të fshehta!

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s