Pse kam dëshirë dhe pse duhet të fitojë me Rumaninë – Flet për “ Telegraf” futbollisti i Streua- s së Bukureshtit, Franc Bakalli / Nga : Agron Mema

 

Pse kam dëshirë dhe pse duhet të fitojë me Rumaninë.

Flet për  “ Telegraf” futbollisti i Streua- s së Bukureshtit, Franc Bakalli

 

Nga : Agron Mema

 

 

13479530_1006639279452348_87987490_n

 

Franc Bakalli sot është 19 vjeç dhe është pjesë e ekipit të parë STEAUA e Bukureshtit. Ai këto ditë ndodhet në Sarandë me pushime për shkak se shumë lojtar të ekipit të tij  janë pjesë e përfaqësueses rumune në Euro 2016 që zhvillohet në Francë. Franci, i qetë dhe i sigurt, i qartë për ato ç’ka na thotë vlerson shokët e ekipit ku debuton dhe nuk lë pa shprehur dëdhirën dhe domodoshmërinë e fitores së përfaqësueses kombëtare ndaj Rumanisë. Franc Bakalli vjen në intervistën e tij të dytë në faqet e gazetës “TELEGRAF” ku fiks pesë vite më parë, gazeta shkroi për këtë djalosh dhe të arthmen e tij, e arthme që tash pas pesë viteve, ku nga një djalosh 15 vjeçar , me një valixhe në duar, do t’i drejtohej akademisë sportive të Bukureshtit, sot është një nga titullarët kryesorë të STEAUA-s dhe po ashtu edhe të U-17 e U-19 të përfaqësueses shqiptare. Dhe ëndrra dhe ambicjet e tij vazhdojnë në sfidën sportive…

 

 

-Përshëndetje Franc! Ja ku u takuam pas pesë vitesh përsëri në gazetën”Telegraf”. Pse ndodheni në Sarandë dhe diçka për lexuesin e gazetës sonë se si kanë rrjedhur ngjarjet këto pesë vjet?

 

-Përshëndetje gazetës së nderuar”TELEGRAF”! S’mund ta harroj kurrë shkrimin e para pesë viteve në faqet e kësajë gazete me titull”STEAUA, ekipi që gjuan futbollistin shqiptar”.Dhe ishte si një ogur i mir për mua se sot kam arritir ambicjen time duke qenë pjesë e formacionit të ekipit të parë STEAUA e Bukurreshtit, apo i të rriturve siç thuhet në Shqipëri. Më parë le ti përgjigjem pyetjes se pse ndodhem në Sarandë. Ndodhem për vet faktin se pesë lojtar të STEAUA-s janë thithur nga përfaqësuesja e Rumanisë në kampionatin evropian dhe këtë pjesë kohe vendosa ta kaloj në Shqipëri dhe të stërvitem individualisht. Pra që para pesë viteve kur ju shkruat për mua një djalosh 15-vjeçar më 2011, kanë ndryshuar shumë gjra në jetën time dhe në ëndrrën sportive. Athere shkova për studime në liceun”Mirçele-liade” ose akademia e STEAUA-s. Forma ime sportive tërhoqi vëmendjen e trainerave. Traineri im i parë Tomo Ion më mobilizoi me U-17-STEAUA ku luajta një vit dhe shënova 7 gola. Më pas me U-19-STEAUA ku luajta dy vjet nga ku fillova edhe stërvitjen me ekipin e parë STEAUA, ndërkohë që ndeshjet i zhvilloja me U-19-ën. Tani jam në pritje të përgjigjes nga ekipi i parë për sezonin e ri se kam mbaruar kontratën dhe duhet rinovuar se dy vjet e kisha, fjalën e kam marë , po zyrtarisht akoma jo, ndërkohë që kam oferta edhe nga ekipe të tjera të ligës së parë dhe të dytë rumune.

 

 

13479822_1006639276119015_1156214971_n

 

-Pavarsisht origjinës arumune, ju vini nga Shqipëria dhe a ndikon kjo në trajtimin tuaj dhe shoqërinë me futbollitat e tjerë të ekipit?

 

-Trajtimi është shumë , shumë i mirë. Nuk ka racizëm. Ndjehem i barabartë me shokët vëndas. Madje mund të shtoj se jam stërvitur edhe me një pjesë të mirë të lojtarve titullarë të përfaqësueses rumune në këtë kampionat evropian. Jam stërvitur dhe i njoh mirë si Nikoles Stançu  që mban nr.10 dhe në ndeshjen e parë mori edhe penalltinë.Mund të them se është një lojtar teknik me një nerv të madh që nuk do që të humbij asnjëherë. Me të kam pasur edhe një”zënkë” shoqërore mund të thuash, por sot jemi shumë miq. Një tjetër shok i imi është edhe Adriano Popo. Është lojtar shumë i shpejtë dhe në stërvitje na jep sedër dhe mësime kur gabojmë. Pas stërvitjeve më shoqëron gjithmonë deri në shtëpi. Aleksandër Kipçiu është nga lojtarët më të mirë, por dëmtimi i kohëve të fundit nuk e lejon debutimin e tij. Domethënës është fakti se më pyesin gjithmonë për Shqipërinë dhe kërkojnë të dinë sa më shumë. Madje shtojnë me çudi për disa lojtar shqiptar që luajën me kombëtare të tjera dhe jo me atë shqiptare dhe përcjellin me neveri përshtypjen e tyre se këta lloj nuk janë shqiptar.

 

 

13487555_1006639299452346_2086728019_n

 

Por unë këtu i kundërshtoj. Edhe traineri i STEAUA-s, Laurenc Regei është një njeri i mirë dhe dashamirës i Shqipërisë. Kam luajtur edhe në ndesjet e kupës së Rumanisë dhe kam shënuar disa herë.

 

-Po me kombëtaren shqiptare ësndërron të luash?

 

PËRGJIGJE:-Fanellën Kuq e Zi të përfaqësueses shqiptare e kam veshur dhe kam luajtur për të, por me U-17-ën 6 ndeshje ku kam shënuar 2 gola dhe me U-19-ën 7 ndeshje duke tundur rrjetën tri herë. Me U-17 mbaj mend golin në Korçë që kualifikoi Shqipërinë për në kampionatin evropian pr këtë grupmoshë. Por edhe në ndeshjet e një turneu që zhvilluam në Dubaj kam luajtur me fanellën Kuq e Zi. Ëndrra ecën…tani mund të them se megjithë formën time sportive, vitin që kaloi nuk mora pjesë në kampionatin evropian U-19.Siç e thashë, megjithse ma premtonte performanca sportive këtë, një grindje me trainerin Arjan Bellaj bëri që ëndrra ime mos të realizohej në këtë event të rëndësishëm sportiv. Arjan Bellaj nuk dinte të repektonte lojtarët. Sytë i kishte tek ata lojtar që vinin nga ekipet e huaja dhe jo tek ata që luanin me ekipet shqiptare. Megjithse mua më favorizonte kjo, nuk mund të pajtohesha me këtë sjellje dhe selektim të trainerit, më vinte inat kur shikoja shokët e mi që ndiheshin keq nga kjo. Ata ndiheshin të ofenduar kur ai me përçmim u drejtohej:-te Barcelona luan ti që e jep topin në këtë mënyrë? Në përfaqësuesen kombëtare ne vinim që të mësonim akoma më shumë dhe të tregonim edhe përvojën e fituar në klubet ku luanim. Kur unë kërkova të më shpegohesh diçka, sepse ishim një ditë para një ndeshjeje shumë të rëndësishme dhe doja të isha i përgatitur në ç’do lloj aspekti, traineri bellaj më tha:-Në cilin ekip luanti? Dukej hapur ironia e tij sepse ai e dinte mirë se nga cili ekip vija, ndaj ju përgjigja: Nuk e dini ju ekipin tim? Ai përsëri me të njëjtën pyetje dhe këtu filloi pikiada e mardhënieve tona me të. Jam duke pritur edhe një ftes nga përfaqësuesja shqiptare U-21.Për këtë do luaj dhe stërvitem sa më shumë tek STEAUA dhe do vij tek U-21 shqiptare plotë energji.

 

-Le të vijmë tek kampionati evropian , eventi më i rëndësishëm sportiv i tanishëm.Ç’mund të na thuash?

 

PËRGJIGJE:-Pavarsisht rezultatit të ndeshjes, kombëtarja shiptare ka zhvilluar ndeshje të bukura dhe tifozeria e ka mbështetur fuqishëm . Kemi treguar se dimë të luajëm dhe me ne është e vështirë fitorja po nuk djersite. Natyrisht që ndikon edhe përvoja, por gjithsesi kemi debutuar me dinjitet. Dhe kur sheh të tilla ndeshje me shpirt luftarak sportiv që japin maksimimin për këtë komb, ëndrra për tu bërë futbollist me fanellën Kuq e Zi shtohet akoma më shumë. Dua që Shqipëria ta fitojë ndeshjen me Rumaninë. Do jetë një fitore historike pas 68 viteve që nga viti 1948. Por edhe se kam një dëshirë që të kthehem krenar tek shokët e mi që luajën në këtë kampionat me Rumaninë. Shqipëria duhet ta fitojë këtë ndeshje dhe shanset i ka.Edhe veprimi i G.Xhakës që veshi fanellën Kuq e Zi dhe performoi më pëlqeu shumë. Meqë mu dha rasti në këtë intevistë, dua të përshëndes edhe dy shokët e mi që luajën jashtë dhe brenda, në U-17 dhe U-19, Rei Manaj që luan me INTER dhe Kejdi Bare me Atletikon e Madridit. Dhe një herë faleminderit gazetës”TELEGRAF”, mirnjohje!

 

Ju faleminderit edhe juve!

 

 

Agron mema

Nga : Agron MEMA

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s