LEGJENDA E GURIT*) ( Kushtuar Gurit të Qytetit në Përmet ) / Poezi nga Koçi Qorri

 

LEGJENDA E GURIT*)

( Kushtuar Gurit të Qytetit në Përmet )

 

 

koco qorri

Poezi nga Koçi Qorri 

 

 

Nga një kohe e largët që kur nuk mbahet mend,

Erdhi kjo ndodhi si gjeneze për një vend.

Ishte koha kur njeriu me natyrën njehsuar,

Dhe kur nevoja ia donte në evolim për të shkuar.

 

Në shpellat e një mali ku kreshtat puthnin retë,

Mbijetesës i bënin ballë një grup me pesë vetë.

Ishte natyre e egër, nuk kishte asgjë tjetër,

Shqiponjat edhe njerëzit në atë vend ishin mbretër.

Gjithandej përreth nga egërsirat rrethuar,

Jeta po shtrëngohej risqet ishin shtuar.

Vargu i gjatë thepisur binte mbi një luginë,

Shkëmbinjtë që i rrinin sërë ia shtonin ashpërsinë.

Gjithë shpati si damarë nga përrenjtë përshkuar,

Vendi prej rrëkeve nga bimësia ish zbuluar.

 

Këtu jetonin babai, nëna dhe tre djemtë e tyre,

Këta e sundonin atë vend në një farë mënyre.

-Bijte e mi,-u tha një ditë- u lodha, jeta më ka munduar,

Pse të mos zbresim në luginë, jetën për ta shkuar.

Kjo kohë po na rendet mes të ftohtit me egërsira,

Ta mendojmë për jetën si të jetë më e mira.

Ne tashmë e dimë si gurin ta latojmë,

Dhe do mundemi vedbanimin tonë ta zbukurojmë.

Po një gjë u them, jo ku duam do të shkojmë,

Ku të na ndihet fati dhe ku zotat këshillojnë.

Hidhni një sy poshtë ku gjarpëron një lumë,

Ku gjallon bimesia aty dua të jem unë.

Shihni ç’hijeshi ka, nga bukuria mbuluar,

Duket si parajsë nga perënditë dhuruar.

Kjo luginë ka ujë e jetë kudo që të shkojmë,

Po ne ku na thonë zotat aty do të ndërtojmë.

Jeta nëpër guva kaq e pati- përditë e mendoj,

Puna na mësoi, përpara do të shkoj.

 

Djemtë e dëgjuan të gëzuar, po s’luajtën nga aty,

Veç të tunduar shoqi- shoqin shikonin në sy.

Ata djem të fuqishëm, të tre kapedanë,

Fjalëpak, të duruar, pa zë ndiqnin babanë.

 

-Kur shkëmbi që do hedhim të ndalë rrugën nga mali,

Aty i bie që dhe fati ynë rrugën të ndali.

Do e zgjedhim së bashku për ta bërë këtë risi,

Zotat do na bekojnë e do ketë pavdekësi.

Pas kësaj ngriti duart lart, nga qielli u drejtua,

-O perëndi e të drejtës, drejto fuqi mbi mua.

Për atë diell që na jep jetë e shpresë,

Atë që ju më thoni, ajo do të mbesë.

Në stuhi do mendojmë që ta bëjmë këtë rit,

Të vrasim syrin e keq, mos zemërohen perënditë.

 

E kështu në ditën e furtunës, ashtu si fati e solli,

Babai me të bijtë në majë të shkëmbit doli.

Me mendje të kthjellët e shpresë nga bekimi i marrë,

Shpatat ngjeshur në brez e zemrat plot me zjarr.

Babai si mori frymë thellë ngriti dorën përpjetë,

Atç çast vetëm dy gjëra ndrinin shpatat dhe rrufetë.

Në mes të rrebeshit- kaq sokëlliti ky njeri,

Sa mbeti dilemë, sikur u shfaq perëndi.

Klithma u përhap si piskamë në suferinë,

Kur metali ra mbi gurin si të ish vetëtimë.

 

Shkëmbi u nda në mes sikur ndoqi atë dëshirë,

Copa që u pre mori rrokullimën në rrëpirë.

Ajo masë gjigande la vragë të madhe tek shkoi,

Poterja dhe oshëtima vendin e mbuloi.

Si mbaroi “golgotanë” guri zuri vend,

Të gjithë brohoritën si të ishin ne nje mend,

 

Në thirrje e sipër nisën rrugën tatëpjetë,

Hapat e tyre sikur ndiqnin rrëketë.

 

Në fund ndaluan, gjokset frymonin pa pushim,

Mbi gurin e madh hipën të gjithë me gëzim.

Më pas thirrjet pushuan, pasoi një qetësi,

Burri i mençur s’ngurroi e nisi me porosi.

-Bijtë e mi, kështu ka qenë e thënë të nisë kjo histori,

Me punë e me zell ta shtyjmë për mbarësi.

 

Pastaj u afruan si në traditën e lënë,

Të lidhnin betimin për fjalën e dhënë.

Bënë duart bashkë, për ç’u tha u bë,

Në besë brohoritën të katër me një zë.

Dhe një lutje e thanë: “Si dielli dëshiroftë,

Paqja, urtësia, puna në këtë vend mbretëroftë”.

Dhe në fund plaku:

-Që në jetë të jetëve kjo bashkësi të ketë jetë,

Unë vendos që këtë vend ta therrasim PËRMET.

 

Dhe vërtet, ashtu si besën asgjë nuk e merr,

Ky vend që atëherë është mbuluar me nder.

Simbol i jetës në mençuri dhe harmoni,

Rubin i Shqipërisë i mbuluar me lavdi.

 

 

*) Guri i Qytetit në Përmet

 

 Kjo legjendë është shkëputur  nga libri  me poezi “Ankth Dashurie”

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s