
Hyrje VENDLINDJA, PJESË E PANDARË E JETËS DHE SHPIRTIT POETIK TË ALBANA PONARIT Nga:Prof.Murat Gecaj Emigrantët tanë, në kohë dhe për arsye të larmishme, kanë “shtegtuar” në vende të ndryshme të Evropës ose më larg, në … Continue reading
Hyrje VENDLINDJA, PJESË E PANDARË E JETËS DHE SHPIRTIT POETIK TË ALBANA PONARIT Nga:Prof.Murat Gecaj Emigrantët tanë, në kohë dhe për arsye të larmishme, kanë “shtegtuar” në vende të ndryshme të Evropës ose më larg, në … Continue reading
Gëzuar Ditëlindjen Joseph DioGuardi Beqir SINA New York Babai DioGuardi, Joseph Sr (Giuseppe) emigroi në Shtetet e Bashkuara nga Greci, Itali, në vitin 1929, kur ai ishte 15 vjeç. Familja e tij ka gjurmuar rrënjët e … Continue reading
MBRESA, NGA NJË EMISION NË RADIO-TIRANA…
Shkruan: Murat Gecaj
Nga e majta: P.Troçi e M.Gecaj (Tiranë, 23 shtator 2016)
1.
Përmes Internetit, moderatori dhe gazetari i Radio-Tiranës, Pëllumb Troçi, më ftoi në një emision, që ai përgatitë e jep për bashkatdhetarët tanë . Sigurisht, e pranova ftesën e tij dhe shpreha kënaqësinë të flisja në një emision të tillë. Ndërkaq, lexova që miku im kishte publikuar këtë njoftim, në FB:
“Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues,sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës se Arsimtarëve të Shqipërisë,përgjegjës seksioni në Institutin e Integrimit të Kultures Shqiptare, me qender në Tiranë etj., eksluzivisht,në një intervistë për Radio Tirana-3.Të premten, më 23 shtator 2016, në rtsh.al-Radio Tirana-3, e reealizova intervisten me te! Faleminderit, prof.Murat Gecaj!”
Nuk ishte rasti i parë, që drejtohesha për te ky institucion mjaft i rëndësishëm i medias sonë. Por, nuk e di se përse, gjatë rrugës solla në kujtesë fillesat e bashkëpunimit me Radio-Tiranën dhe vazhdimësinë e kësaj pune, me mjaft kolegë e miq gazetarë e teknikë të njohur. Mbaj mend që, së pari, aty kam shkuar në një emision për fëmijët që në vitin 1963, kur sapo kisha mbaruar studimet e larta dhe kisha nisur punë në redaksinë e gazetës së kohs për fëmijët, “Pionieri”. Drejtuese e emisionit të fëmijëve në Rado-Tirana ishte e mirënjohura Stoli Beli…
Nuk dua ta lodhi gjatë lexuesin e këtyre radhëve, por tregos se edhe kur shkova me qarkullim në rrethin e Tropojës, në vitet 1966-1973 dhe punova me rininë e kulturën, përsëri i mbajta lidhjet me Radio-Tiranën. Por këto lidhje, tashmë, ishin disi ndryshe, pra duke mos shkuar në ndonjë studio. Atje na kishin sjellë një aparat të veçantë dhe përmes tij lidhesha me njërën nga studiot e saj dhe jepja informacione për jetën e njërëzve të atij skaji verior të Atdheut, si për aksione të ndryshme, për veprimtari kulturore e artistike, për jetën arsimore etj.
Vitet rodhën e unë u riktheva në shtyp, në gazetat “Bashkimi” e “Mësuesi”. Gjatë atyre viteve, me raste, kam shkuar përsëri në emisione të ndrshme të Rado-Tiranës. Por, sidomos pas daljes në pension, në vitin 2002 dhe deri tani, atje kam marrë pjesë në mjaft emisione, duke shoqëruar edhe punonjës të arsimit e kulturës, botues të shkencës e letërsisë etj. Dhe përherë kam gjetur aty bashkëpunim profesional e dashëmirësi, sidomos nga përgjegjësi i departamentit përkatës e gazetari Jaho Margjeka, moderatorja e gazetarja Kozeta Hoxha, gazetarja e re Klaudia Malaj dhe tekniku Redi Kristo e të tjerë.
Me tekniken e studios, në Radio-Tirana, Silvi Jani…
2.
Dhe ja, përsëri sot u ndodha përsëri në mjediset e Radio-Tiranës. Për rreth një orë, unë iu përgjigja pyetjeve të kolegut Pëllumb Troçi, si për ndonjë aspekt të jetës sime, por dhe për vendlindjen, Malësi e Gjakovës (Tropojë), për vizitat e mia në shtete të ndryshme të Europës, si Itali, Francë, Suedi dhe deri në Nju Jork etj. Por, sidomos, ishte kënaqsi, kur fola për vizitat e mia në trojet shqiptare të Ballkanit, si në Shkup, Preshevë, Prishtinë e Ulqin. Sgurisht, këto udhëtime të miat kanë qenë burim njohjeje e të dhënash, të cilat i kam shfrytëzuar më vonë për të shkruar e botuar libra, ndër të cilët janë: “Si e pashë unë Kosovën”, “Rrahin zemrat arbërore”(nga ushtimi në trojet shqiptare të Ballkanit), “Me zemër në vendlindje”(Shënime nga Suedia) etj. Në këta libra e të tjerë jam ndalur posaçërisht për jetën e baskatdhetarëve tanë, duke nënvizuar përpjekjet e parrshtura, që ata kanë bërë e bëjnë për t’u përshtatur me mjedise të panjohura, për ruajtjen e gjuhës dhe të tradiave kombëtare shqiptare. Këtë gjë e kanë realizuar, duke çelur shkolla në gjuhën tonë amtare, duke zhvilluar veprimtari kulturore e artistike etj.
Në emisionin e sotëm, që përmenda më lart, folëm edhe për çështje të tjera, si për zhvillimin e arsimit në vendin tonë dhe mësimin e shqipes nga fëmijët tanë emigrantë; për nevojën e përdorimit dhe ngulitjes së normave të gjuhës sonë letrare të njësuar, si në tekstet shkollorë, nga mësues e nxënës, studentë e pedagogë; në median e shkruar dhe atë elektronike, në institucionet zyrtare shtetërore etj. Kjo sepse, për fat të keq, vërehet që ka shpërdorime e keqpërdorime të pafalshme e të panevojshme të fjalëve nga gjuhët e huaja, kur ato i kemi kaq të mjafta e të bukura, nga burimi i shqipes sonë.
U ndava me moderatorin e gazetarin Pëllumb Troçi dhe tekniken e kujdesëshme të studios, Silvi Jani, duke i falënderuar përzemërsisht për ftesën dhe me kërkesën e premtimin, që do të takohemi përsëri në emisione të tillë, në mjediset e Radio-Tiranës.
Tiranë, 23 shtator 2016
Poemas de Maria Cerminara
TE AMARÉ
Te amaré eternamente
Pero en silencio…
Con el mismo fulgor ardiente
del sol en verano..
Sintiendo emociones..
Tus deseos mi deseo
un encuentro de almas
que se unen disfrutando
pasiones …
Nos miramos a los ojos
Y sabemos que nuestras
bocas se desean sin pedir
permiso se besan con pura
pasión pero en silencio..
MariCer
2992016
Calles de barrio
Calles mojadas de nuestro barrio humilde y triste
Pero con gente de corazones grandes y generosos
Cual sus palabras al hablar salían como bellas melodías
Con sus interminables lluvias y tormentas y
en nuestros oídos el sonido del viento al pasar y
sin pedir permiso nos arrastraba sin parar…
El recuerdo de su competición de barriletes
Quien lo remontaba más alto era el premio mas consagrado
Calles de barrio donde nuestras vidas era jugar
y sentir que todo era de maravillas
Tal vez nuestra niñez de pura inocencia entre juegos y risas
no sentíamos el sufrir de nuestros mayores
Los cuales nos regalaban una caricia en el rostro y decían….¨
¨Esta todo bien ¨ vé a jugar..
Y en nuestra simple y única inocencia infantil
nos conformábamos con el decir de sus palabras cariñosas
de los labios de nuestros sabios seres queridos
Aquellos años..Otra época ..Como olvidarlos tantos recuerdos..
Niñez en el barrio su gente , nuestros juegos callejeros ..
Peleas sin motivo alguno por el solo hecho de estar unidos…
Y ahora te recuerdo con mucha nostalgia
Y tal vez pensar …
porque no se puede volver el tiempo atrás y ser niña una vez mas .
Maria Cerminara
Buenos Aires
Argentina
2792016
Maria Cerminara
Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi
NDJENJË
I pafuqishëm ndihem
vrapimeve
të dhuroj, manipulime!…
Mos më kërkoni
në varfërinë e shpirtrave
nuk udhëtoj
Nuk udhëton një
shpirt, fisnik
nuk po tenton
kumarit, sakrific si dashuri
të fyera
i vriste!… Me diellin?…
Dhe diellin
nuk linin si mbi një vepër
Kritikave letrare
Në zbërthime tipografike
a ndjenjë
mes vlerash parësi?…
Shpirtit
nuk mundem, nuk mundem
kumarit tuaj!…
Ta dhunoj.
Dhjk © 16-09-2014
SHUAR KËSHTJELASH
Dhe ti!… Si heshtje
kështjellash
mbetur kohës dhe lodhur
o dashuri
e largët, në rrezatime
e pa provuar
si shuarjesh planetesh
në perëndim
të dritës!… Qerpik mbyllur
si një sipar
i shqyer vuajtjeve skenore
ngulur
nuk më lejon!…Një depërtim
qellimi!..
Humbjeve abandonuar
vështrimeve
aktoreske, pa rebelim
shpërfillur
ëndrat!… Nuk jetohen pa trokitje
zemrës!…
Nuk mbesin kërkuar
shpirtit
të mbyllur aty?…Harrohen
si mes kështjellave
rrëzuar përjetimet, një goditje
Nostalgjish.
Sinjalet?… Humbur, në zbehtësi
vështrimesh
ngarkuar por dhe harruar peshës
së gladiatorit!…
Themel ndërtim.
Dhjk © 14-06-2013
X
Udhëtonte!… Yjet
zbehnin
natën, mbi sytë e tu
zbërthyer
enigmash qiellore
territ!…
Μë humbisnin, vështrimet
e natës
nuk dua që t’i fsheh.
Dhjk27-09-2016
PA KURSIM.
Shprehjeve, si qendizmat
gdhëndur
zbrisje dhe po sfidoje
murre
në labirinthe, dashurish!
Qendrimet
si mes agimesh zgjidhur
dritës, po lije
çdo reagim. Aty kaloje
me rrezatimet…
zgjidhur ndjenjash apo
përmbysur
lotësh!…Nuk po i mblidhje
dhe mateshe
mes gjithësisë vilje, gëzimet
dhuruar
realitetit dhe largë krijimesh
o bukuri
mahnitur, shpirtit nuk gjeje
devijim
dhe kjo dhuratë e përjetuar
dallgësh
në qëndrime gdhëndur
i lije
embëlsisht, me errësirërat
e pafat i shkulja
kohës, që nuk qendruan
në reagime
prehjesh ato!…U çthurën
joshjeve
nëpër rikthime çliruar!…
Nuk ka kursim.
Dhjk © 25-09-2016
Poems by Saraswati Poswal LETS TALK LIKE STRANGERS Lets talk again As the starngers meet And spred the fragnance of love Lets forget We belong to this world We are not insane We are one soul Striving … Continue reading
Çiltërsisht poezi Ese nga (Hamdi) Erjon Muça Postmodernizmi, e në veçanti, antikonformizmi, duhet të ishin një çlirim për artin; në përgjithësi. Në fakt çlirim është, por vetëm kur artisti arrin të kuptojë thelbin e antikonformizmit; vetë fjala … Continue reading
Poésie de Alicia Minjarez Ramírez ABSENCE. Tu es parti comme la pluie, après avoir dévasté la vallée nue. Ton nom sous les feuilles qui volent avec le vent, pressentant le vers sa tessiture inutile à une … Continue reading
Poezi nga Dashnor Selimi BUZË ZJARRIT Jam ulur buzë zjarrit. Mes thëngjijve shikoj sytë e tu, kur përkunden nëpër flakë. Zgjas gishtat, duart prekin dritëhijet e drurëve, zjarri i mallit më është tharë në buzë. Sytë e … Continue reading
Poems by Lily Swarn TEMPLE CARVING The pitch dark night Groans and whimpers Like a wounded puppy The ferocious wind Wails and shrieks Like a demented banshee The silvery moonlight Enchants and seduces … Continue reading
Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me sonete dashurie ” 154- sonete” të autorit Uliam Shekspir dhe të sjellura në shqip nga përkthyesi Maksim Rakipaj. Shekspiri i kushtoi plot 154 sonete dashurisë, të cilat u botuan në vitin … Continue reading