Çiltërsisht poezi / Ese nga (Hamdi) Erjon Muça

Çiltërsisht poezi

 

 

-erjon_muca_549317221

Ese nga (Hamdi) Erjon Muça

 

Postmodernizmi, e në veçanti, antikonformizmi, duhet të ishin një çlirim për artin; në përgjithësi. Në fakt çlirim është, por vetëm kur artisti arrin të kuptojë thelbin e antikonformizmit; vetë fjala antikonformizëm dhe rryma, të drejtojnë për nga evolimi dhe revolucioni i përhershëm që duhet të vlojë në një vepër. Me të vërtetë quhet antikonformizëm dhe të shtyn të mendosh për një art anarkik dhe pa rregulla, që rritet si një Edër e egër, por nuk është aspak ashtu. Edhe pse kjo linjë arti kërkon me forcë të përmbysë të gjitha rregullat konformiste, nuk lejon të përmbysësh rrgullat e veta. Duket si paradoksale e gjithë sa thashë, por nuk është ashtu, dhe nëse ndiqet me kujdes e gjithë linja e mendimit tim, arrihet në konkluzionin, që antikonformizëm nuk do të thotë, se gjithçka që na vërtiti nëpër mendje, fluturake, pa asnjë bazament të palëvizshëm, mund të pranohet nga arti postmodernist; nga arti në përgjithësi. Këtë shkatërrim, (sepse për mendimin tim rryma që po lulëzon sot, në artin e fjalës, për më tepër atë të poezisë, sot në të gjitha viset e shqiptarëve, nuk ka emër tjetër përpos të mësipërmit), sot kush më shumë e kush më pak, po mundohen të na e shesin si psotmodernizëm antikonformist…
Ky është vetëm një nga defektet që vërehet sot, më tepër tek poetët, por edhe tek prozatorët shqiptarë. Kurse defekti i dytë është mungesa e çiltërsisë, mbi të gjitha me vetveten, sepse vepra në fillim është e autorit, e më pas e lexuesin. Në fakt unë adhuroj shumë çiltërsinë e një autori, ia fal atij ndonjë ndjenjë fluturake kur e gjej atë dhe më lëndon më tepër mungesa e çiltërsisë, se sa përdhosia e regullit të hollë të antikonformizmit…
Pikërisht këtë çiltërsi e gjen me bollëk tek poezitë e Tyran Prizren Spahiut! Nuk është hera e parë që shkruaj për artin e Tyran Prizren Spahiut; për të më parë kam përgatitur parathënien e vëllimit me poezi: Poezia buron nga zëri i brëndëshëm, Vargje poetike IV. Ndërsa tani do merrem me frymën e qashtër që ndihet në vargjet e vëllimit: Kalldrëma, vargje poetike VI.
Tek Tyrani çiltërsia është çelësi i zbërthimit:
Qyteti e dremitur dorëzohet territ
Sekretet e natës dëshmojnë fshehtësinë.
Metaforat që ai përdor janë funksionale, larg bombastikës patetike. Nuk janë fluturuese me peshë të rëndë, e as absurde jashtë çdo lloj logjike absurditeti. Madje ai qëndron larg, me dashje, hermetizmit patetik drejtë të cilit por rendin shumica e “poetëve” shqiptarë, por pa e kuptuar, as sipërfaqen e as thelbin e artit hermetik. Ato, metaforat që përdor Tyran Prizren Spahiu, qëndrojnë mbi tokë dhe lëvizin lehtëshëm si të ishin balerina; nuk kanë lidhje me zanat e ulura rrëzë ullirit me fizionomi prej sirene dhe që luajnë në lahutë.
Po të analizohen me kujdes këto dy vargje, që përbëhen nga pak fjalë, kupton thellësinë vizionale të vargjeve të Tyran Spahiut.
Në qendër është qyteti por shumë mirë mund të jetë njeriu; njeriu i hutuar i dorzohet errësirës, në të gjitha senset e mundëshme, nga ajo shpirtërore deri tek ajo intelektuale. Sekretet e natës evolutive dëshmojnë fshehtësi; të gjitha fshehtësitë që mendja e paevoluar njerëzore nuk mund të preceptojë.
Ja pra çdo të thotë çiltërsi mendimi dhe shprehje; me kaq pak fjalë më shtyu në filozofime multidimensionale… Në fakt filozofia shpreh vizione të pacaka me fjalët më të çiltëra të mundëshme; Kohe dhe hapsirë thoshte Kanti…
Arrestuar në mirësinë e saj
Shpesh uli kokën pyes vallë
është princeshë e ardhur nga parajsa
Apo sirenë ardhur me dallgë
E pamatëshme çiltërisa e këtyre vargjeve, çiltërsia e një ndjenje hyjnore; dashuria, për mendimin tim është ndjenja më e pastër dhe e lartësuar, për njeriun, nëse ai arrin t’a gjej atë në këtë jetë, duhet medoemos të ndihet i kompletuar dhe detyrimet e jetës së vet mund t’i quaj të përmbushura, kundrejt kujtdo…
Këtë poezi dua ta risjell të plotë këtu, sepse për mua është triumfi i çiltërsisë. (strofa e parë është më sipër ndaj nëse keni kohë lexojeni edhe një herë që të keni një vizion më të kompletuar për atë ndjesi që më dhanë mua këto vargje delikate.)
Kërkoj shtegun yllin e mbarë
Dritën hënën perëndimin e zjarrtë
Gjynjëzohem para pyes këtë shpirt bujar
Më trego çelësin e të bërit gruaartë.

Buzëqesh ngrohtë më sfidon modestia
Ul sytë thua se thotë jam e jotia
Ofroj dorën përkëdhel gishtat e mia
Buzët thërrasin rrjedh puthja.

Rrëfehem kohës vendit pa zhurmë
ndjenjat enden në oazën e dashurisë
Mbyllura në përjetësin e dahsurisë së amshueme
Shfryhen prekjet në trupin e ekstazës.

Shpeshë shumë më mbulon krenaria
jam unë fatlumi në këtë hapsirë magjike
Begat lundëron përcjellë nga hirësia
Mbylli dyert frikësuar nga xhelozia kozmike.

Gurgullojnë këto vargje, ëmbël si valët e lumbradhit në një ditë të kthjellët, me çiltërsi çarmatosëse. Kanë në brendësi lumturi dhe dhimbje, bindje dhe mëdyshje, japin dhe marrin këto vargje; japin jetë dhe marrin ndjenjë, dashuri.
Ndoshta po bezdiseni me përsëritjen e fjalës çiltërsi, mund ta merrni edhe si thjeshtësi nëse dëshironi, pasi ndjenjat dhe motivet më të rëndësishme të jetës janë të thjeshta; akti më i rëndësishëm i jetës së çdo gjallese është aq i thjeshtë sa që askush nuk e mendon, merr dhe nxjerr frymë…
Kjo, tjeshtësia, po mungon së tepërmi sot në poezinë tonë; ose e përdorin atë në pënyrën më vulgare të mundëshme ose e anashkalojnë si të ishte gërbulë.
Janë hedhur të gjithë për nga madhështia, nuk e kanë kuptuar se madhështi nuk do të thotë koklavitje dhe arti i koklavitur është rrëmujë…
Në këtë periudhë po merrem me Thomas Stearns Eliot dhe po vërej se sa e madhërishme është çiltërsia; thjeshtësia. Tek drama që po lexoj, me titull “Vrasës në Katedrale”, më mahnit çiltërthjeshtësia e vargut.
çfarë paqeie mund të vendoset
mes çekanit dhe kudhrës?
Thotë Elioti mes të tjerash; ndaj po iu pyes. A ka mënyrë më të madhërishme shprehje se sa të shprehesh çiltërthjeshtë?
Pritia do jetë shumë më dhimbëshme,
se sa akti që do të konsumohet.
Elioti ishte dhe është një nga shtyllat më të palëvizhme të artit të fjalës dhe ai kurrë nuk u koklavit nëpër labirinte elefantësh fluturak.
Përsa i përket baronëve:
Zilia e të vegjëlve,
është shumë më kokëfortë,
se sa ianti i mbretërve.
Nuk të bën të madh, katrahura mediokre me të cilën njeriu mendon se po krijon art, por thjeshtëçiltërsia, me të cilën arrin ta përçosh artin tënd te lexuesi. Nuk duhet me doemos që njeriu me artin e vet të tregojë se di shumë, por të mundohet që atë që di, t’a bëjë të kuptueshme për këdo që ka dëshirë të futet në botën e tij. Sot, me keqardhie e them: janë të pakët artistët si Tyran Prizren Spahiu, që diturinë e tyre e shprehin çiltërisht me artin që përçojnë tek lexuesi.
Sërish ia dolëm të jetonim,
një jetë thuajse duke jetuar…
Vijon Elioti; jepeni vetë konkluzionin…
Tyran Prizren Spahiu rrëfehet çiltërsisht me lexuesin e vet, pa komplekse; ato tek të cilat beson, i shpreh pa frikë. E arti kur krijohet pa kompleksitetin që krijon mendimi se si do e presë lexuesi këtë apo atë poezi, këtë apo atë koncept, rjedh ëmbël. Madje, si uji i një lumi, edhe kur pëplaset pas gurëve të shtartit nuk rënkon; këndon… Mund të mos bini dakord me këtë apo atë kocept, por kurrësesi nuk mund të mohoni madhështinë e artit të çiltër të cilin e lëvron mjeshtërisht Tyran Prizren Spahiu.

 

Pisa, Itali
22-09-2016

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s