Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë-pjesemarrese në Edicionin e 15-të i Ditëve të Letërsisë Shqipe në Michigan – 2016 / Nga: Raimonda MOISIU

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë-pjesemarrese në Edicionin e  15-të i Ditëve të Letërsisë Shqipe në Michigan – 2016     Nga: Raimonda MOISIU   Detroit-i, kryeqendra e industrisë automobilistike të botës, ku jeton komuniteti më i fuqishëm shqiptar në Amerikë, pret Ditët … Continue reading

Në Preshevë mbahet Manifestimi 100.000 poetë për ndryshime… / Nga Bilall Maliqi

Në Preshevë mbahet Manifestimi 100.000 poetë për ndryshime…

 

 

Bilall Maliqi 11

Nga Bilall Maliqi

 

Në amfiteatrin e Universitetit Internacional të Novi Pazarit- dega në Preshevë, u mbajt Manifestimi 100.000 poetë për ndryshime organizuar nga “Atunis Lugina” në bashkëpunim me Atunis Zvicra, me ç’rast u përurua edhe libri i poetit Luan Maloku “Miratoci në rrugën e dritës” (Përkushtime poetike për mësuesin Zeqir Nebiu nga Miratoci).

Në këtë eveniment me rëndësi që mbahet në mbi 100 shtete të botës, morën pjesë poetë dhe dashamirë të artit poetik e letrar nga Kosova dhe Lugina e Preshevës.

Aktivitetin e shpalli të hapur Bilall Maliqi, kryetart i Atunis Lugina i cili i pëshëndeti të pranishmit.

“Të dashur të pranishëm sot në 100 vende të botës tubohen poetë, shkrimtarë ,artistë, piktorë dhe njerëz të artit, për ta organizuar këtë Manifestim të këtij formati. Sikur në shumë vende të botës edhe në vendet shqiptare, në qytetet si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe këtu në Luginën e Preshevës (krahinën e populluar me shqiptarë) e gjetiu ku ka shqiptarë të ndarë mbahet ky eveniment me rëndësi kulturor.

Vetë emri i Manifestimit tregon qartë se 100.000 poetë në mbarë rruzullin tokësor kërkojnë ndryshime pozitive në çdo aspekt të jetës shoqërore, ekonomike e politike me qëllim të avancimit të të drejtave elementare të mbarë njerëzimit”, tha Maliqi.

Ai më tej shtoi se  në Luginën e Preshevës shkilen të drejtat elementare njerëzore.

 

14463267_1361762987185953_6557469863262353752_n

 

“Edhe në tri komunat tona (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), të populluara me shumicë absolute shqiptare shkilen në një masë të madhe të drejtat elementare jetësore, si : Përdorimi i simbolit kombëtar, e drejta për punësim, për përdorimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe nga Shqipëria dhe nga Kosova, për shkollim universitar etj., të cilat janë të shkurtuara nga pushteti qëndror dhe se në një masë të madhe ndikojnë negativisht në mbarëvajtjen e jetës normale në këtë krahinë të ndarë nga Kosova, përkatësisht nga Shqipëria” përfundoi Maliqi.

Maliqi poashtu i lexoi edhe konkluzionet e dala nga ky Manifestim…

  1. Shiqptarët e këtij rajoni të kenë të drejta të barabarta siç e kërkon modeli evropian;

 

  1. Për lejimin e përdorimit të simbolit kombëtar dhe teksteve mësimore nga Shqipëria dhe nga Kosova;

 

  1. Për një mirëqenie sociale;

 

  1. Të zbutet papunësia enorme në këto tri komuna dhe të përpilohet programi social

 

  1. T’u ndihmohet Shoqatave Joqeveritare aktive me mjete financiare.

 

Kryetari i Atunist për Zvicër Luan Maloku para të pranishmëve elaboroi për rëndësinë e këtij Manifestimi.

“Dega e Atunisit për Zvicër u themelua vitin e kaluar dhe nga Bordi Drejtues i Galaktika Poetike Atunis u zgjodha edhe anëtar i Bordit Drejtues dhe kryetar i Atunisit për Zvicër.

Me këtë rast sjell përshëndetjet më të përzemërta nga krijuesit që vijnë nga Lugina e Preshevës dhe jetojnë e veprojnë në shtetin e Zvicrës.

Ky është aktiviteti i parë që po e bëjmë në këtë rast në bashkëpunim me Atunis Lugina, dhe se ne si degë e Atunist për Zvicër do të mundohemi të organizojmë vitin e ardhshëm dhe vitet e tjera këtë aktivitet në atje, por edhe aktivitete të tjera të cilat do t’i zhvillojmë nën ombrellën e Atunisit për Zvicër” thotë Maloku.

Ai më tej shtoi se…

“Sot më shumë se 100 shtete të botës e organizojnë këtë aktivitet me rëndësi kulturore, e cila përçon mesazh tek institucionet shtetërore, e sidomos tek ato shtete të cilat i shkelin të drejtat e shqiptarëve ,por edhe të tjerëve, që ato të drejta të munguara t’ua japin konform ligjeve më të rregulluara të botës perëndimore.

Nga shteti i cili vi nuk u shkilen të drejtat asnjë komuniteti që jetojnë brenda territorit të shtetit të Zvicrës, përkundrazi u kanë ofruar punë, të drejta kolektive në aspektin e kulturës dhe të arsimit fillore për nxënësit shqiptar.

Mua më brengos fakti që kudo shqiptarët që jetojnë në shtetet e shpërbëra nga ish-Jugosllavia, u mungon liria e të qenit shqiptar me të gjitha karakteristikat që e perthekojnë një etnitet siç janë shqiptarët. Atyre u privohet e drejta e përdorimit të flamurit, e drejta e shkollimit universitar, mos përdorimi i teksteve nga Kosova, papunësia etj., të gjitha këto japin të kuptojmë se të drejtat e shqiptarëve në atdheun tim nuk janë respektuar dhe nuk po respektohen” përfundoi Maloku.

Për t’i përshëndetur të pranishmit në cilësinë e kryetares së “Atunis Kosova” zonja Hasije Selishta –Kryeziu e cila ishte e ftuar mysafire në këtë Manifestim, shtoi.

Më vjen mirë dhe ndihem e nderuar që jam në mesin tuaj në këtë Manifestim të madh, i cili organizohet në shumë shtete të botës. Poashtu jam, e nderuar që marrë pjesë edhe në përurimin e librit të autorit Maloku nga Miratoci i Preshevës” thotë Kryeziu në fjalimin e saj dhe i ueroi suksese të shumta në fushën e krijimtarisë poetike” përfundoi zonja Hasije.

Ndërsa për librin në fjalë folën Sevdail Hyseni redaktor dhe Bilall Maliqi recensent i librit të cilët shpërfaqën vlerat e librit në fjalë.

U ndan mirënjohje për kontribut në letërsi: Bilall Maliqit, Luan Malokut, Sevdail Hysenit, Jalldeze Kasumi Arifi, Hysen Këqikut, Nehat Ramizit, Rrahman Hysenit. Ndërsa Shoqata “Feniks” e nderon për njëzetë vjetorin e krijimtarisë letrare me mirënjohje Luan Malokun.

Të pranishëm ishin poetët: Bilall Maliqi, Luan Maloku, Sevdail Hyseni, Hysen Këqiku, Nehat Ramizi, Ismet Bajrami, Rrahman Hyseni, Hasije Selishta-Kryeziu, Jalldeze Kasumi-Arifi, Marigona Fejzullahu, Ramize Halimi etj.

Këtij Manifestimi iu bashkangjit edhe ora letrare ku lexuan disa poetë që ishin të pranishëm poezitë e tyre që i kanë të botuara brenda këtij libri.