Hamdi Meça

Cikël poetik nga Hamdi Meça

 

 

JETA

 

Me

abetare

vjen.

Me

artithmetikë,

ikën.

 

 

BULËZA UJI

 

Posteri i ngjitur në sy, (e saj,të tij)

Bota virtuale e veçantë në profilin e vet,

nuk ka as shtëpi apo apartamente banimi në të,

jetohet vetëm në dritare sikur Romeao dhe Xhuljeta.

Nga dritaret zbresin të dy,kozmanoutë po ndjehen,

sikur ata nuk po e gjejnë gravitetin

e mbështetjes ende.Si i bëhet?

Leva e Arkimedit pezull në eter

si meteor me bisht i tremb,i huton.

Ai thëret:-Jam Platon i marrë!..

Ajo bëzan:-Jam Lë Corpuzien e çmendur!..

NASA e vëmendshme nga përplasja me ufot,

sinjalet e dashurisë hapsinore kap

nxiton dhe shpejt jep lajmin e bujshëm

se në planetin e kuq

blu e ngrirë.

 

 

NGA TI MOJ

 

Gjarpëri i fshehur i moshës,

kulaç gjarpëri i moshës,

në trungun e prerë të qafës,

(jo nga Isis i thikës pagane)

Nga ti moj,nga ti,

me atë shpatë osmane,

vetulla e ngritur.

 

 

GJYQ

 

Në bankën

e të akuzuarve

i pandehur

mendimi.

Aktakuza:“Spiun”.

 

 

PARALELE

 

Qefini i tij,

fustani i saj i bardhë,

shkëndija fosfori pareshtur

nëpër vorreza,

vampiri tështin

nga alergjia

e xixave.

 

 

E PËRDITSHMJA

 

E përditshmja

ujë,lëng,

në natyrë.

Secili prej nesh

pigment,

solucion,

në të,

për çdo

ngjyrë.

 

 

HIJA E FEMRËS

 

Përmbys në qendër të Tiranës,përmbys.

Pasqyra e sheshit metropolitan zhivën në surrat.

Nga stërkëmbshi i hijes tënde,

sapo tjetri në të

shkeli.

 

 

ANKTHI EC

 

Sy-këmbë,

me çorapet

e kapakëve,

veshur.

 

 

SHTEGTIMI I SOTËM I PATAVE TË EGRA

 

Mbathje

të bardha

femrash,

cep më

cep

të kapura,

në telat

e rrymave

ajrore.

 

 

BRESHËR NË OBORRIN E BURGUT

 

Te e çara e qiellit për shkak të rrufesë,

duart zgjasin dhe më ta hapin.Mbase përtej qiellit

liria është.Erën e mbyt ankthi.Grushtime

të resë së bardhë me renë e zezë.Të burgosurit

gishtat fusin në gojë sikur bebet.

 

 

REALITET ARAB

 

Deve,deve,

me pasthirma frymëmarrjesh grashë arabe ,

me pikëpyetjen e etjes të secilës femër

të ftohtë për qafë.

Dheu i pamatë

me kokrriza dielli

të bluar.

 

 

QYTETI I BRAKTISUR NGA LUFTA CIVILE

 

Thonj të paprerë

të vdekurish,

(bashkë me qimet grafike

në varr rriten),

në vend të dritareve

në muzg.

 

 

PSIKOANALIZA E MITIT

 

Zë i të uriturit:

“-Gu-gu..”,

veten duke përtypur me ngut “-Gu-gu..”,

ajri ka ngrirë.Rrezja pasionante po përpiqet ta shkrijë.

Ngriu dhe rrezja.Edhe rrezja ngriu.

Pse,o gjahtar,pëllumbin e egër të legjendës e vrave?

Nënë e shtatë fëmijëve ai zog

në një kohë tjetër.

 

 

TË KORRAT E ILUZIONEVE

 

Ara të

gjelbëruara

me karkalecë,

kosat e këmbëve

vu e vu

duke

i korrur.

 

 

PAMJE NGA AEROPORTI

 

Të paqepurën

e pavetëdijes sociale qep,

gjilpëra e aeropalanit reaktiv,

me perin e bardhë të tymit

nga pas.

 

 

SHFYTYRIMI I FYTYRËS

 

A ikin a kthehen këta kalimtarë

në rrugë këmbësore?

Me nga një shtupë të pistë secili në mes dy nofullave.

Ndonjeri ulet,nevojën emergjente të kryejë.

Lulja llojin e vet se ç’është humb.Ndenjëse wc,

me atë vrimën e pistilit në mes.

 

 

DIMËRIM

 

Vetulla

të

përhimta

pleqsh

në të gjithë

qytetin

varur.

 

 

VRASJA E NËNËS NË SYTË E FËMIJËVE

 

Ia vrau i ati të ëmën para syve,

I vogël ishte atëhere.Me të mëdhenjtë fliste.

Kapte vijën e bardhë të barkut

sikur shkopin e bardhë i verbëri.

Gjithë jetën e lëvizjes e kaloi veç në ëndërr.

Kur sytë po i mbyllen në grahmat e vdekjes,

ato momente buzët iu bënë gishta,

një,dy,tre,numuronin çastet sa ishin atëhere.

E gjeti dhe moshën sa kishte rrotur.

Nuk po i mbyllen dot sytë.Nga menteshat

e kapakëve pareshtur ndryshk del.

Nëse vazhdon,planeti poç balte.

 

 

PIKTUROJ

 

Unë pikturoj.

Pikturoj

në cohën e flakës,

sikur pranvera.

Gjersa

të digjem.

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,682 hits

September 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List