
Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin “SHËTITARI I BUKLISIT” të autorit TON ZMALI
Autori : TON ZMALI
Titulli : SHËTITARI I BUKLISIT
Përmbledhje shkrimesh
Përzgjedhja e materialit:
OLVA ZMALI SINJARI
Tirazhi:100 kopje
Botimi i parë, 2016
ISBN: 978-9928-223-09-8
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 13.5x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Roland Lushi
Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, gusht 2016
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Zmali, Ton
Shëtitari i Buklisit… : përmbledhje shkrimesh / Ton Zmali ; përzgj. Olva Zmali. – Tiranë : Ada, 2016
196 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-09-8
1.Letërsia shqipe 2.Proza
821.18 -3

Ton Zmali
SHËTITARI I BUKLISIT…
( Në vend të parathanjes)
TON ZMALI
(Nga Libri mendor i babait tim)
(Morgfjala-1)
Në motet e shkuara një shetitar i madh brodhi dynjanë, por askund nuk gjeti atë që kërkonte. Takoi shumë njerëz, pyeti plot të tjerë, por më kot…
Derisa dikush i tregoi se atje ku piqet buka në diell, në shkretinën e largët ndodhej një dijetar i madh, i cili gjithsesi do ta kishte përgjigjen e duhur.
Shetitari eci e eci, e një ditë mbërriti atje….
-Mirë se erdhe, o mysafir i largët. – Ç’e mirë të solli deri tek unë? – i tha dijetari.
– Kërkoj të gjej një vend ku mund të jetohet pa punue e pa u lodhur! – ia priti drejpërdrejt shetitari.
– I kam rënë botës kryq e tërthor, por gjithandej kërkohet punë e mundim.
– Ngushtë më ke kap, o njeri i zotit,-tha dijetari, – kam lexuar gjithë enciklopeditë e botës, por më duhet të lexoj edhe më akoma, për të gjetur një përgjigje për kërkesën tënde. Është kaq e vështirë sa nuk mundem të jap përgjigje menjëherë.
U ndanë miqësisht, pasi pinë dhe një kafe, që nuk dihet sa mund e djersë i ishte dashur për të ardhur deri aty.
Pas disa ditësh shetitari, i lodhur e i cfilitur prej ankthit, u kthye përsëri tek dijetari ;
– Më së fundi u gjet dhe fati yt ! – i tha ay, – vendi ku ti mund të jetosh pa punuar është atje ku prodhohet buka në lis…
– Buka në lis!?- ngriti sytë plot habi shetitari .
– Po, ashtë një vend ku rritet një pemë, e cila është bukë, gjellë e kripë ma së miri… Mjafton të zgjasësh dorën e të këputësh frytin ose ta mbledhish në tokë…
– A është larg ky vend ? – nuk po i durohej shetitarit.
– Është pak larg, do të kalosh shtatë male, tri fusha e dy dete , pastaj do të ecësh tri ditë e tri netë drejt veriut, i orjetuar nga yjet me hartën që do të jap unë e vendi do të dalë përpara. Është një pyllë që varet rrafshit të malit e ka formën e një ylli me gjashtë kënde.
Nga nxitimi shëtitari nuk tha as ‘’faleminderit’’ dijetarit, por u nis menjëherë. Kishte shumë rrugë për të ba.
Pasi me shpirtë në dhëmbë kaloi shtatë male, tri fusha e dy detet, mori kurajo e ecte shpejt duke ndjekur harten e yjeve qe i pati dhane dietari i larget.
Ditën e fundit, ajri iu duk i njohur, po ashtu iu dukun të njohur edhe viset, por s’i jepte dum pse gjithë shqisat e tij ishin përqëndruar në gjetjen e pyllit që kishte formën e yllit gjashtëkëndësh .
Ylli i doli përpara befasisht… Shëtitari u step, vështroi djathtas, majtas mlartë, poshtë, pastaj u plandos përtokë… Kishte mbërritur në fshatin e tij.
Dhe pylli nuk ishte veçse pylli i gështenjave, dhe pemët përkulnin drejt shetitarit krahët e rënduar nga kokrrat, a thua se donin t’i uronin mirëseardhjen. Shetitari duke parë këtë pamje zuri kryet me duar e thirri me za të lartë:
-Hajde kokë, hajde!…..
Dhe që nga ajo ditë filloi t’u shërbente gjithë zell pemve me gështenja. Ai mbajti e rriti shumë bletë së bashku me nji punishte mjalti gështenjash me të cilen mori famë kudo. Dhe fshatit të tij deri më sot i ka mbetur emri ‘’Buklisi’’, që ia vuri shetitari….