14383374_1409019425793276_610096483_n

Cikël poetik nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

 

ENDE

 

Unë nuk desha ti vdes ato flutura

Ato fjalë të ëmbla që sillte mbrëmja

Unë ende ëndërroj lule të bukura

Aty ku mes gonxhesh çelte dhembja…

 

 

AJO DO TË VIJË PATJETËR

 

Ajo do të vijë,

në një pranverë të praruar me purpur sysh

si një fllad tjetër ndër gjethe të reja kajsish,

si një libër i mbyllur, që fundin s’ ia di.

Ti do ta lexosh i etur në çdo centimetër

të shpirtit të saj të butë e të egër

Ajo do të vijë Patjetër!

 

Ajo do të vijë

Ti do ta ndjekësh nëpër rrugica të fshehta

do hiqesh se nuk e njeh, e nuk e sheh

do t’i pëshpëritësh në vesh si zogu në gjethe

do ta prekësh me duar të dridhura në flokë

do trembesh nga secila hije që e ndjek

do vraposh pas saj si një ketër:

Ajo do të vijë Patjetër!

 

Ajo do të vijë

buzën e lëngët do hapë si lule,

kur fjalët e tua të dashurisë do ti thuash

e do habitesh kur bukuria do ta mbulojë,

kur ti thuash se është e vetmja në jetë,

se veç saj, në zemër nuk ke tjetër:

Ajo do të vijë Patjetër!

 

 

DIMESION

 

Unë bëj gjëra të vogla

Gëzoj për gjëra të vogla

Premtoj gjëra të vogla

Shikoj gjëra të vogla

Analizoj gjëra të vogla…

 

Plotësohem me gjëra të vogla

Dashurohem me gjëra të vogla

…

 

Dhe ndjej, si bëhem e madhe!

 

 

SYZE

 

Do më flenë

ëndrrat në sy

Sa herë

të t’ lexoj ty!

 

 

FLY HEART

 

Kur heshtja pushtoi zemrën time, si një fllad

Tingujt e thellësive të mija dëgjoheshin kudo

Zura ti këndoja notë për notë, dalë e ngadalë

Dhe vargu i fundit më thosh thjeshtë: fluturo!

 

 

MALLI

 

Nuk ka gjë pse sot s’u pamë

Pse s’u prekëm, pse s’lotuam

Ne u deshëm sërish shumë

Prapë te malli përfunduam…

 

 

DASH-URI

 

Më thuaj:

Ç’ke bërë ti zemër

ditës tënde,

gjersa u bë natë…

 

Të kam menduar jetë,

më tha

Të kam menduar

gjatë…

 

 

VJESHTË

 

Gjethet rrëzohen anës trotuareve, lehtazi

Pemës që i këputi, iu zemëruan me bindje

Pendimi nuk preku më zemrën fshehtazi,

Edhe pse i lutet: oh, kam shumë dhimbje!!

 

 

ARSYEJA NUK ISHE TI

 

Trazimet që sillte

aroma jote prej burri që ndez zjarre

nuk di pse ti vesha si kostum shik

dhe të zhvesha nga çdo papërsosmëri

Si yll me bisht, të kundrova qiellit blu të dëshirave

dhe shihja duke qeshur si digjeshin netët

e deheshin ditët,

si hamullore korriku,

 

Por, në të vërtetë, arsyeja nuk ishe ti!

 

Mund ta kish veshur

dikush tjetër dritën time

të lozte me flakët e qiejve të purpurt

e të më shkruante në zemër, vargun e tij:

Zemër, unë bëj kot sikur s’të du!

 

Sepse,

arsyeja isha unë…

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,724 hits

September 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List