rami kamberi 1

Poezi nga Rami Kamberi

 

 

NË EMËR, TË SË ARDHMES….

 

Pas zërit të heshtjes, po kthehen fjalët, nëpër gojët e jetës, I-liri
Me emrat e vdekjeve, pa varre
Pikturuar, me ngjyrat e truallit, mbetur mes shikimeve, shqiptari

Të syve pellazg, që lotojnë, mbi sofrën e dashurisë, që rri shtruar
Nga moti i lumturisë, mbi dhe
Kur fjala liri, nga penat engjëllore, nëpër zemra, ishte e shënjuar

Në emër të Perëndisë, që parajsa, të mbetet e përjetshme, për ne
Mes e përmes truallit, që e prek, vetëm qielli
Me dritën kaltërsi, që na fton, ta themi fjalën tonë, të duam atdhe.

 

 

I SHOH JETËT, QË DO TË JETOJNË…

 

Nën lëkurën e vdekjes time, i shoh jetët, që do të jetojnë
Mbi dhembjen e durimit
Lehoni kohe, nga nuset e bekuara, që ndër mote rrugëtojnë

Me guximin, shtruar mbi heshtje, mes e përmes gjurmëve, jetë
Për ata që erdhën, për ata që shkuan
Me urtinë e gjuhës, rënduar mbi kokën time, që thika se pretë
Për fjalët, që mes ballit, shqip u shkruan

Kur murrët e kullës, i gjetën gurët, dhelpëritë ku kishin mbet
Mes lotit dhe këngës, nën frëngji
Ku dhe ëndrra, e njeh gjakësorin, që pas shpine, emrin ta vret.

 

 

SI SHIRAT, KUR PIKOJNË MBI DHE…

 

Koha, na e mat vdekjen, si shirat, kur pikojnë mbi dhe
Për t’i marr, shikimet
Që motet, i lënë shënjime varresh, ashtu si i shkruajmë ne

Duke e përpush jetën, me hirin e mbetur, nga zjarret e lavdisë
Që era e trazon, kur shemben shtatoret
Prej dhimbjes së madhe, nëpër kurrizin e këputur, të Shqipërisë

Mes lutjeve, Zot na ndihmo, t’i ruajmë, gurët mbi varre
Si fjalët, për ngjyrën e fytyrës
Të mbeten emrat, që lanë name, ne jemi pararojë, e tokës shqiptare;

 

 

MES BETEJAVE, PËR FITORE…

 

Ata, që nuk ngopen me gjak
Nëpër jetë e vdekje, emrin, ma njohin
Më shumë, se plagët në shtat
Me syrin e tret, nga qielli, kur m’i shohin

Ata, që forcën e dashurisë, nuk ma gjetën kurrë
Mes betejave, për fitore
Ku name e nishane, qepen, shqiponja në flamur
Si nuret, e tokës arbërore

Mbi faqet e burrërisë, krenari
Për këngët e moteve, që sot, u këndon lahuta
Me fjalën e fundit, guxim për liri
Në cep të kufirit, ku nuk pushon së kënduarit, huta.

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,871 hits

September 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List