JU LUTEM, MOS !!! / Videopoezi nga Lume Plaku

Lumturi Plaku

Poezi nga Lumturi Plaku

 

 

JU LUTEM, MOS !!!

 

Mos mi shikoni rrudhat e mia të vuajtjeve
e as dëshirat e vrara, ndër rrëza humbur,
mos mi shikoni as ëndërrat e arrnuara,
të burgosura, kurr shprehur…
ju lutem mos, se më jep më shumë dhimbje,
ai shikimi kurioz si në kërkime…

Mos më shikoni as goditjet gjak mbas shpine,
ato janë plagë marrë prej thikash tradhëtie,
mos më shihni as djegjet brënda zemrës,
as shpresat e shuara
e as mos u mundoni ti numuroni,
se, ufff…
janë shumë e të pa shëruara…

Shihmëni vetëm buzëqeshjen
hedhur trasparente mbi fytyrën time,
do jetë diell edhe kur s’do jem e lumturuar,
ndëgjoni këngët, që i këndova e do i këndoj,
ndoshta dhe me zë të stonuar,
por gjithëmonë,
edhe në momentin e trishtuar.