Poezi nga Teuta Osmani

14238314_660447737447036_3682287394382382313_n

Poezi nga Teuta Osmani

 

 

JAM UNË AJO…

 

Jam unë ajo që i jap kuptim jetes sime
fytyrës sime ,qënjes sime,
jam vetdija në mes mohimit
mes lajkave të stinëve të vitit,
jam në mes të vërtetës dhe zhgënjimit
pasi u lash gjurmë deri në arritjen e këtij minuti!

Jam unë ajo që vendos hapin
ku rreshtorre mund të jenë apo të çalit,
të eci nëpër rrugica ,asfalte apo baltës
nëpër ëndrra apo nëpërmjet monopatit,
jam në vetqënjen se ekzstoj aty ku vjen çasti!

Jam e rrjedhshme si ujët e ujëvarëve
siç rrjedhin ditët netët e në vaktet,
jam në çdo kohë të jetoj me fatin
me erën të përplasem a me tufanet,
jam një e vërtetë me të gjallët
ku ndihet lehtë e nga të ikurit në varret!

Rend pas gjurmëve ku nuk janë fshirë ,
pas memorjes të lëna dikur
pas hijeve në diell ,e në hënën e pabesë
aty ku zhduket hija, aty s’jam as unë
pasi dhe me një dritë të vogël në qiri apo kandil
do shkruaj një histori
se ekzistoja dhe akoma dhe tani!

Jam unë ajo që i jap kuptim jetës
mes luleve ,mes gjelbërimit mes dallgëve
në surprizat e gjithashme e në veprat
në skajet e arritshme apo të gënjeshtrave!

Marr shkas të them se jam bijë e Zotit
ku më drejton atje ku nuk mundem,
ku nuk gjej dot rrugën e jetës
kur humbas edhe hijen….

 

 

Lermëni

 

Lermëni të sajdis jeshilllëkun
e përkundur nga jeta ,
fragmenteve ku mbiu kënga
me vaje e kuje ,
me valle e fjalë,
të vjetra ,të reja, të mbetura
të lagura nga shirat,
të fryra nga erërat,
të thara nga rrezet e Diellit,
të ndjera nga drita e Hënës,
të para nga sytë e engjëjve,
të mbarsura nga nënat e dhimbsura,
të plakura nga të trashëguarit,
parardhës të shpirtrave,
ku palë – palë vendosen në cepat e brigjeve,
ku kullohet uji i rrjedhur nga rreshjet
në bulëza të vesës, mëngjeseve
e ku ngashërehet horizonti i syve të brishta të jetës
si e varur pas një dëshireje
për t’u mrekulluar me idetë e çudirës
në Botën kureshtare.

Lermëni të vozis të paktën parkun
ku ulen të pushuarit ,
në moshën e lënë pasdore
të fëmijërisë
e të pleqërisë,
ku thërret me belbëzimin
si këngë e vetme tej lulëzuar,
aty ku thërret parajsa
dashuria ,vertetësia dhe jeta e pavarur,
drejt ëndrrave të pjekura,
hap pas hapi të gjurmoj
e të thërras
se ja ku jam e tëra
e lulëzuar si përhera.
Lermëni,
të jetoj ëndrrën e marr’
prej shtratit …

 

 

AGIMEVE

 

Lutem, ku të jem,
ku hedh hapin,
ku lë hijen,
gjurmët ,
si fjalët
në vargun e ditëve,
pas ëndrrës ndjekur netëve.

Ndiqem me erën,
me rreze,
me dritën e syve
që më shikojnë
ngado ku ndihem
ku hedh fletën
e faqes për zanoren,
për tingujt e zërit,
për gjurmën e të shkelurit
si një shenjë,
si një foto e fiksuar
nga lartësitë
ku merr kuptim
shpirti im.

Ndiqem gjatë
edhe pse s’jam pranë Teje,
do isha fluturuar
mbi dallgë,
ku rrëmbimthi më ngjasojnë
me ritmet e të hedhurit,
si fluturakë
nëpër krahët,
e të gjej shtegtimin
ku hedh vështrimin
tek drita e vetme ,
që ndjej se e kam në shpirt
aty ku lind dhe gjithësinë
agimeve…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s