NË SHEKUJ HARRESE / Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

14287698_1401509066544312_401542509_n

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

 

NË SHEKUJ HARRESE

 

Në shekujt e harresës

kurrë nuk ke për të më takuar

edhe këtu nuk më takove rastësisht

Klithmave më gjete,

kur zëri të ish shuar

duke thërritur në qindra veshë  ‘të dua’…

 

Ende duart i zgjat

fantazmat përkëdhel

me zjarrin nën hi

Edhe pse rrethuar je

nga aureola e padukshme e mallit

Më pas penduar, kokën mbështet

te prehri e thua:  ‘më fal zemër’…

 

Kështu mes dilemave,

që shekujve

mbushën shpirtërat me dritë

ti më ngul shigjetën e dashurisë

e me aromën e thellësisë ngopesh

e frymën mban gjallë…

Për hir të,

ngjyrosjes së tingujve

 

Për hir të pushtimit të frymës

Shekujt e harruar,

shtrëngojnë duart tona

Me nyje të pazgjidhshme

lidhin zemrat tona

në përqafime drite…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s