Poezi nga Anila Qirjazi Mihali
KUR VRITET FJALA
Filloi kjo natë pa përshëndetje…
Pagjumësia do zaptojë qiellin përsëri.
Nga dera e mbyllur prej një thyerje zemre
Somnambul dashuria ka marrë arratinë.
I lidha carcafët pas fajit, të pa faj ,
Yjet në qiell s’ i kap dot dora ime.
Kjo botē noprane ka egon e saj,
Regëtimat e fundit për të, le te bien.
Dhe zgjatem vezullimesh në ëndrra gjithfarësoj
Në udhë që më lodhin në natën pa krye,
Besimin dhurova, dikush s’ e besoi
Oshëtinte e qeshura mbi shpirtin thërrime.
Mëngjesi im, nëse prapë do të vish,
Me kurorë dielli a fustan prej shiu,
E pafjalë do jem këtë herë, ta dish,
Se fjala vritet vetëm nga njeriu.