Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

liliana

Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

 

 

LULET QËNDISUR MBI FUSTAN

 

Lulet qëndisur mbi fustan

janë avull i dëshirave që tremben konsideratë.

Më “ngushëllojnë” ngaqë,

s’ ndihem më njëzet vjeçar

kur falja parajsë.

 

Po isha ngatërruar në kryqëzime fjalësh,

që mbyllnin shtigje e pragje.

 

Shtigje të bregut matanë

në trup më lanë një fustan.

 

 

KUR RRETHOJNË BEKIMET E INFEKTUARA

 

Më lanë pa gojë ca të krishterë

po dhe mjaft muhamedanë

bekimet e infektuara më rrethuan

muret më detyruan t’i  ndaj.

 

Me  frikë  sekretet pa caqe

si mërzi  në sferë të artë

ndërprenë  gjithë përpjekjet

të ngjisnin ç’ do rrethanë .

 

I lypa një shkallë të çap

gjeta pëlhurë cergë me qoshe,

që thirrjet të depërtojnë më tepër se lartë.

 

 

VDEKJA NËN DIELL

 

Sa hap e mbyll sytë si vrap sorkadheje

ngjita përpjetë shkëmb të kuqërremtë.

Majën e lavdisë çika tëk e tëk.

Njëqind a dyqind vetë,

si mur rrethues nisën t’ më llafosnin

secili për hall të vet.

 

Më shpoi ndjeshmërinë fat i një babai

për birin e tij  lotët dot s’i mbajti

ish zot  i gjelbërimit dhe i qenit.

 

Ohh—ç’ shembull  që i ngjan katranit

qante e fliste me zor,

si  ju sulën  djalit disa vagabondë.

 

Ja gjakosën aq shumë qenin

besimin  i shfarosën, po dhe më

dy fije forcë

s’ mundi t’ i mposhtë.

I morën dhe ato ca qindarka

e qenin s’ ja varrosën.

 

 

PENELOPË TË ISHA…

 

Po të më takoni sa jam gjallë

do shihni akoma bukuri tek unë.

Këllqe që mbajnë shkëmbinj

e hardhucat përreth

pa turp

portë më përplasin mbi hundë.

 

Çantën doku nuk e ndaj

e mbush me djersë e fjalë

mikja ime e pandarë.

 

….Po ta dija…

më mir të endja pëlhurë

për të pritur ATË

në imagjinatë.

 

 

2 thoughts on “Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

  1. Poezia e Liliana Shkodrani Baçi ka vlerë artistike dhe të mbush me frymarje shpirti, ka metrik të theksuar dhe të mbush me dashuri rileximi, ka rrjedhshmëri të këndshëm vargu dhe të mbush me dëshirën për ta takuar sërish për rilexim.
    Ka aramo poezije dhe melankoli artistike.
    Nuk i mungon as mesazhi për edukim…..

  2. Poezia e Liliana Shkodrani Baçi ka vlerë artistike dhe të mbush me frymarje shpirti, ka metrik të theksuar dhe të mbush me dashuri rileximi, ka rrjedhshmëri të këndshëm vargu dhe të mbush me dëshirën për ta takuar sërish për rilexim.
    Ka aramë poezije dhe melankoli artistike.
    Nuk i mungon as mesazhi për edukim…..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s