Myrteza Mara - 1

Poezi nga Myrteza Mara

KËSHILLË

Mos thuaj “e kam zemrën
të fortë si gur”,
gurin e shkrinë dhe zjarri.
Është e kot të mburresh
“jam e fortë si hekur”,
hekurin e ndryshk malli.

Mos thuaj “jam e ftohtë
si ajzbergu-akull”,
nuk e shikon ngrohjen globale?
Kur bota
ndizet nga flakët
marrin zjarr edhe malet.

Mos thuaj “nuk ngec
në rrjetën e lajkave të tua”,
ti je si gjah i uritur.
Bën mirë të dëgjosh
një këshillë nga mua:
Nxito, s’ka kohë për të pritur!

MBJELL KUJTIMET

Nëpër shpirtin tim të lodhur
Vjen befas er’e kujtimit
Si një gurëheshtje i ngrohur
Si një firmë e zjarrtë betimi.

Ka ngrirë koha, kthehen çastet
Në lisharse psherëtimash
Bashkë me shpirtin tënd të paqes
Një kor fluturash në lëndina.

Më rëndon burimi i lotit,
Pasqyra e portretit tënd
Të gjithë stinët e një moti
Fllad zemre, zjarr në këngë.

Ja, përherë muz’e poetit
Si nomad nëpër kujtime
Porsi dallga-mal e detit
Mbarsur plotë me gjëmime.

Dhe nxiton pen’e djersitur
Të ngrej muret e një kështjelle
Se s’ka kohë për të pritur
Pritja thinjet si flokë ere!

Mbjell kujtimet me plug shpirti
Dhe vjel shpirtin ndër kujtime
Rrathë ylberi nderur vitet
Mes dy harqeve kjo jeta ime!

MAGJIA E FJALËS

Më mjafton
një fjalë e ëmbël
që shpirtin ta ndjej të qetë, në paqe.
Një fjalë nga ti
më çel çdo ëndërr,
ato që i thurim në syrin e çdo nate.

Pak buzëqeshje,
nga syt e tu si diell,
shkrijnë dhe dëborën e dimrit.
Ma bëjnë shpirtin
oaz me pranverë
kështu dhe gjithë stinët e vitit.

Prandaj ndihem
si fëmija kapriçoz
kur s’i plotësohen dëshirat.
Një fjalë shpirti
nga shpirti yt i ngrohtë
për muzën time-si rubairat!

Jetojmë për një fjalë,
për një buzëqeshje,
dhe vdekja arratiset sa më larg.
Ky është
misoini i çdo jete,
për mos ta quajtur thjeshtë: Fat!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,215 hits

September 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List