Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

Mendime pa lidhje në pikë të mëngjesit

Në Shqipëri
dhe vetë shpresa e di
që kot shpreson
megjithatë një gotë mëngjesi plot shpresë e pi.

Dje,
qëndisja me fllosh, shpresë e fantazi përparsen e kopshtit për tim bir
sot tek dera e kopshtit përdore me tim bir përcollëm bijën e tij
unë gëlltita lotin.

Në vëndin tim
ku shpresa shpreson e frikur
e drojtur,
ku ti fsheh fëmijët?
barku im si nxë më
dhe dashuria ime sa qielli sa bota
s’mjafton për ti mbrojtur.

Në Shqipëri
vetë shpresa e di,
që kot shpreson,
megjithatë vjen mëngjesi
dhe një gotë plot shpresë e pi.

E diel, 11 shtator

Teksa shoh sa ëmbël,
gjethja gjethes ia përcjell pikën e vesës,
brenda meje kumbon sinfoni malli për agime vjeshtore,
që nuk përsëriten më,
per agimet,
kur zgjohesha e mbështjellë me dashurinë e mëmës&atit.

Teksa shoh gjethet
si shkëlejnë nën rrezet e diellit vjeshtor
dhe brenda meje jehon nje sinfoni malli
mendoj se rrugëtimeve fituam kallo e lëkurë të ashpër
e humbëm aftësinë e të lexuarit të gjesteve e sendeve.

Nuk më lipset mëshirë
as shami për të fshirë lotë
Thjesht në këtë çast shpirti është bërë poroz
thith ajër të diele
rreze dielli vjeshtore
e nektar jete
e shkruan këto vargje.

Eja erë

Erë eja
shkundi pak pemët trotuarëve të Tiranës,
që dremisin në këmbë
freskoja ballin mbasdites së gushtit.
dhe mua brengën.

Eja erë
merrmë dhe shpjemë ku të mund`sh
edhe te mosekzistenca po të duash
përderi sa këmbët e mija
nuk më çuan atje
ku duhet të isha sot.

Erë eja,
sillmë në mund`sh pak fllad prej korijes
ku të gjithë drurët i kam
gjak e fis, kushërira e kushërinj.

Zbrit pak më poshtë
e sillmë pak jehonë prej këmbanores së re,
që lajmëron meshën
për shpirtat e dardharëve e dardhareve,
që janë bërë lule e zogj,
për shpirtat e burrave që lanë emrin në vepra
për shpirtat e burrave legjendarë të sopatës
për ata që pyjet iu rrëfejnë historitë edhe sot
për atin tim,
për të gjithë etërit
që dashuronin plisat dhe ugaret
dhe ikën tw heshtur si Perëndi,
për shpirtërat e dardhareve e dardharëve,
që shndrisin në libra, pentagrame, piktura, ikonostate.

Sillmë erë
pak tinguj kitare
biseda të përmalluara
aromë zhumbrice, bar prej livadheve
një grimcë dheu nga Sheshi i Valleve
pak ujë prej krojeve
çtë mund`sh sillmë
erë prej Dardhe.

Eja erë
merrma kët` brengë
ose në mundsh merrmë me vete
e shpjemë aty ku digjem të isha sot.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,190 hits

September 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List