Poezi nga Maria Hizma
NATË
I zhurmshëm është qyteti sonte
Arterieve që zgjaten pa mbarim
Drita semaforesh, ndajnë udhëkryqe
Mbrëmjes trazuar, rrugëve pa kthim
I kthjellët është dhe qielli sonte
Mbushur me yje … në pambarim
Mes tyre hëna qetë vallëzonte
ndriçon gjithçka ky vezullim
Orët ngadalë rrokullisen
Në heshtje presin të nesërmen ditë
E ëmbël është nata sonte
Kur pret një diell që rilind..
Një semafor ndizet e fiket
Të hap një shteg në kryqëzim
Si një fletë ditari shfaqet
Ku shkruan zemrën mallëngjim
Pas tyre parqet heshtin strukur
Mes gjethe rënë si një kujtim
Imazhe thyer …humbur e gjetur…
Magji e ëndrrave, pa vegim…
Maria Hizma