NJË ËNDËRR E PATHËNË / Tregim nga Ramiz Kuqi

ramiz kuqi

Tregim nga Ramiz Kuqi

 

 

NJË ËNDËRR E PATHËNË

 

Si u zgjua nga gjumi, zbriti shkallëve ngadalë, sepse ishte ende i përgjumur e kishte frikë se mos e merrta ana e rrëzohej. Shkallët ngjyrë kadifeje, të lëmuara për mrekulli nga dora e një mjeshtri, të cilin e quanin Gim. Sa herë kthehej në shtëpi, e gjente duke punuar në kopsht dhe zemra i bëhej mal. E kishte marrë me dashuri.
Po Hata, pas tri vajzave të lindura, kishte humbur shpresat se do të lindte djalë dhe një natë kishte pare një ëndërr. Atë ditë ajo ishte zgjuar më herët se rendom, kishte pjekur një pite me spinaq që i pëlqente të shoqit dhe nuk kishte dashur t’a zgjonte nga gjumi për të ikur në punë. Edhe Gimi atë ditë rrotullohej nëpër shtrat dhe koka i dukej se iu kishte bërë e rëndë njëqind kilogram. Pasi e pastroi oborrin, ujiti lulet, Hata kishte veshur fustanin e nusërisë, të cilën e ruante me xhelozi. Ishte fustani më i dashur në jetën e saj. Ia kishte blerë Agimi para dasmës dhe ajo e kishte pëlqyer pa masë. Kishte vënë hallka e krahut, unazat, xherdanin, ishte lyer e ngjyer dhe po e priste të shoqin të zgjohej. E marakosur se ai nuk po dilte nga dhoma, e hapi derën qetë që të mos e trazonte dhe në ato çaste Agmi hapi sytë. Në derë iu duk se pa një princeshë, hyjneshë dhe sytë iu ngulitën në trupin e saj të gjatë, në sytë si qershi, buzët si burbuqe dhe brofi shpejt e shpejt në këmbë. Ajo buzëqeshi ëmbël, iu afrua dhe e puthi në buzë. Ai mbeti i shtangur para saj. As nuk foli, as nuk belbëzoi fare. Ashtu , kapur dorë për dorë, e shtrënguan njëri-tjetrin si ditën e pare të martesës dhe dolën në oborr. Ç’është kjo ditë e dashur?- i tha me një zë të hajthëm e të frikësuar pak. Qenke veshur si ditën e pare kur zbrite në oborr e grate mbetën të mahnitura me bukurinë tënde, ç’është ? –vazhdoi ta pyeste panderprërë.
-Ulu ta sjell kafenë shpirt !- i tha ajo dhe eci si të ishte flutur krahlehtë. Ai mbeti i çuditur. As nuk e dinte arsyen e atij zjarri që Hatën e digjte nga brenda. Por kishte vendosur t’ia rrëfente ëndrrën e saj . Ajo kishte parë në ëndërr se Agimi po rimartohej Pas pak ajo ia solli kafenë dhe u ul kundruall tij. Ai po e shikonte ma habinë më të madhe.
-Të pëlqeu kafja?- i tha dhe buza nisi të i dridhej. Ta kam pjekur ngadalë, me dashuri si ditën e pare të martesës. Në kafe e sheh një figure?
– Ai e veneroi disa here dhe i tha që të mos tallej me të. Pse nuk më zgjove për të shkuar në punë? E paskam humbur ditën sot !
– Erdha disa here të shtrati, ta lëmova dorën, të putha në faqe . Por Ti ishte në një ankth e sikur luftoje me veten tënde. Nuk deshta ta prish atë ëndërr të bukur që ishte duke e pare.Pastaj të gatova pite me spinaq, me djath e kos. Spinaqin e mora në kopsht, atë spinaq që e mbolla me duart e mia kur lulet kishin shpërthyer në pranverë. Nuk e di, – tha ajo. Kisha atëherë një parandjenjë të çuditshme. Se një ditë do të vishesha si nuse, pas dita vitësh. Ti ishe për mua një zog cicëruesh që ma mbushe shpirtin me dashuri. Asnjë fjalë, as një zenkë..një udhëtim i gjatë, i bukur, përplot ëmbëlsi. Sa here kur vije nga puna, -vazdhoi Hata të prisja me buzë në gaz, më dukej se oborri shkëlqente nga sytë tu plot mall për mua dhe tri gocat që na mbajnë të forte mes këtyra furtunave në jetë. Por unë dua ta rrëfej ëndrrën time. Do më dëgjosh?- vazhdoi Hata dhe një pike lot i zbriti nga sytë e sikur u tret nëpër lakoret e faqeve të saj.Po ëndrrën nuk arriti t’ia thotë kurrë Gimit!
-Po të dëgjoj,- i tha Agimi, me ndrojtje. Loti i saj, mjekrra që i dridhej herë pas here sikur e vunë para një zjarri të madh që në ato çaste nuk dinte si ta shpjegonte. E shikoi disa here në sy dhe mendja nga nuk i iku : Mos vallë ishte dashuruar dhe sot do të ishte dita e fundit për te? Mos vallë kishte rënë në grrepat e inxhinier Shegut me të cilin kishte vite që punonte e asnjë fjalë nuk ia tha asnjehërë për ndonjë hap të pamatur të saj. Mos kishte krijuar ndokush ndonjë rrëfim të pakëndshëm për mua?- Derisa po endej nëpër këtë rrjetë fjalësh, ajo sikur mori guximin e i tha : Po të shoh se je humbur. Mos end veten nëpër labirinte. Unë jam si loti. Porkam një shpjegim të ëndrrës .
– Fol i tha Gimi se me doli shpirti. Djersët I shkuan vale –valë sit ë kishte shpërthyer ndonjë liqe. Përse me mban në ankth? E kam merituar unë sot këtë sjellje tënde? Këtë veshje solemne që po më tremb kur të shikoj e me mahnit e me dhemb kjo bukuri. Ajo u ngrit nga vendi,i solli dy gota me verë dhe iu ul në prehër të tij. E ngriti e i tha: për dashurinë tone! Ai tërhoqi afër gjoksit dhe ia lëmoi flokët e saj du duj gruri.
Gimi u habit sërish. Ngriti edhe ai gotën dhe e shikoi drejt e në sy. Iu duk si hyjneshë. E mori në përqafim, ia mbylli gojën që të mos e nxirrte asnjë fjalë dhe e shkokloi me të puthura. Ajo ra bëllumb në duart e tij të forta si graniti dhe u humb nëpër ato ëndrra , të cilat tashmë i kishte harruar.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s