Më duhet një ekuilibër, të mbaj botën.
( Refleksion për librin ” Intuitë e bluar gruaje” të autores Liliana Shkodrani Baçi )
Nga : Zhuljeta Grabocka Çina
“INTUITË E BLUAR GRUAJE”
Më shumë se një titull libri, ky togfjalësh të kujton mullirin e bluarjes së grurit, që veç intuita e gruas mund ta “sitë”:
te bardhe, te bute e te imte.
Çdo grua e mirëkupton poeten Liliana Shkodrani Baçi kur modestisht ajo shprehet: “Poezia ime e gjithçka që shkruaj është dëshmitare e pazotësisë për të ndarë jetën e jetuar nga ajo e shkruar”. Por fatmiresisht ajo eshte gjithnje ne krahet e muzes se saj dhe ka krijuar nje arketip te shprehuri ku mendimi poetik vjen origjinal ne natyrshmerine e perjetimit dhe asosacioneve metaforike emerore te nje vargu te bardhe qe te mban nen suspansin e ndjenjes. Ajo lundron ne ujrat e saj poetike e afte te perballoje stuhite e shpirtit duke kaperxyer forcen frenuese te eres, per te mbritur ne pragun e poezise se madhe meditative. Aty ku puthen dhimbshem hijet, ku vdekja pavdekson jeten, univesializohet aktualizimi i unit te saj lirik.
Liliana Shkodrani Baçi
“Motivet që më shtynë të shkruaj këto vargje, shprehet ajo, edhe në lirikat më ekstreme janë shija e hidhur e asaj që s’dua të jetë, po që është, e asaj që s’dua të ekzistojë, po ekziston e këtë e zbraz në poezi. Është apo jo poezia mbreti i së vërtetës?!”
I solla keto dy citime te autores per te theksuar se vertetesia dhe pavdeksia e artit te çdo epoke realizohet kur poeti jep fytyren e vertete te saj nepermjet unit te tij lirk.
“Lini hapur portën, / Të hyjë koha ime”
Lirika e saj eshte larg tonaliteve sentimentale e romantike qe lexojme ne poezite intime qe krijohet kohet e fundit qe jo rralle here sjellin imitime kendveshtrimi te poetet te medhenj, qe ata kane per zemer. Ajo eshte e ndergjegjshme per veshtiresite e poetikes ndaj ne “FRIKA E BARDHË” ajo shprehet :
/ unë emigroj në planetin e dritës. Funksioni iluminizes perndrites kerkohet “NË KONGJIJTË E FANTAZISË”
Intuitë e bluar gruaje
“TË PËRKTHEJ LËKURË” “ku fjalët ngjajnë se janë për t’u deshifruar si maja tibetiane”. Duke sjelle ne poezi nje leksik te zakonshem qe poetizohet spontanisht nen nje nentekst te fuqishem filozofik.
“Jam poete që grindem e bërtas /brenda kufirit të zërit e rripit të mesit/.
Universializimi i fatit njerezor te gruas si model nuk eshte i stisur, por i mbeshtetur ne analizen psikologjike ne mot mote si nje njohje e pergjithesim i vertetave te medha, si tablo e fate jete.
“Çupёlinё bridhja mes fantazish tё mjegulluara/e pёrgjoja cicёrima zonjushash / kёmbёkryq mbi shiltet e konfidencave”.
Ajo i beson qenies njerezore, intelektit si sprove, here pas here ndeshen jo pak nota fatalitet, por gjithçka eshte e ndjere dhe te fton per te gezuar çastin dhe ketu vargu behet brilant. Ne poezine
DHIMBJE QË PULSON IDE jepet dilema dhe tonet realiste jane te prekshme gjithkund ne poezine e saj.
/ ku ke pirё buleza memece te helmta/ pa ditur fatin nё ç’gozhdё ta varёsh/. Epitet e njepasnjeshme, memece e te helmta jane befasuese e te fuqishme ne funksionin estetik si tipar i gjuhes poetike te saj.
Ç’SHKЁLQIM KANЁ ATO ORЁ
“Orët që natës i paraprijnë, /kur mbërthej pizhamet e dridhen pafajësitë,/ diamante janë për mua. Dialogon ne vete te pare autorja me sinqeritetin e kudo ndodhur. Ajo e sjell shpesh detajin edhe pse poesise se saj i mungon fabula dhe krijon asocime te tilla ku gjithesecili kujton diçka nga vetja: gezof, lemze, hektare, puthje.
DESHA TЁ LEDHATOJA GЁZOFIN E FJALЁVE
Desha të ledhatoja gëzofin e fjalëve në lemzë,
/po ti ndoshta ke mbjellë hektarë të arsyes,
/për të lënë jetim padurimin e puthjes /
Me poezine e Liliana Shkodrani Baci krijohet keshtu dimensioni i poezise moderne ku ajo synon te hedhe hapat e saj te sigurte:
“Jeni shumë të larta për takat e mia kushërira /Dickinson e ti Sylvia Plath. /E kotë të kërkoj të jem aq grua sa ti /që shigjeta e pa lumturisë /zemrën ta mori në shenjë”.
Por kjo, tashme eshte sprova e saj, leven e Arkimedit e ka gjetur. Ndaj poeteja thote:
Më duhet një ekuilibër, /që të më japë dorë / të mbaj botën.






























Leave a Reply