Poezi nga Qemal Guri
KOSOV
-O poemë e pambaruar!-
Kosovë!
E mbanë mend qysh kur je në këto troje?
As unë dhe as Halil Matoshi,
nuk ishim hiç farë.
Ti s’kishe hiq droje,
se trimat asaj kohe ishin t’nji boje,
e për armikun ishin
arkivole
e varre.
Atëhere nuk ishte as Hashim Thaqi,
se trimat
nuk e njihnin pabesinë,
dhe mishin e shpirtit ia blatonin atdheut,
e jo atdheun,
si plangprishës ta shtrydhnin gjer në vdekje.
“Plaqi!”
u thonte atdheu
e ashtu si zjarri tiganin nxinë,
si te legjenda,
“i ngrinte e i bënte gurë mermeri”,
dheu.
Atëherë edhe guri ishte Perëndi,
edhe dheu e qielli,
e njerëzit betoheshin:
“për qiell e për dhè!”.
por sot,
njerëzit e shndërruar në ujq,
po ti nxjerrin sytë
ty,
e zhgabën e flamurit
Sorrë të Coftë,
ta kanë ba,
për be,
ata
që s’kanë as be e as fe.
“E kush?”
-thua ti,Kosovë,
o pjesa e shqitur e trungut të atdheut tim!
Ata
që ke mbi krye,
ata
që në emrin tënd e të kosovarëve,
bri më bri,
të lançojnë,
e bile me nxitim,
e bile me nënçmim,
për të t’bërë kufomë,
e pastaj
me t’shqye si orrlat e arave.
Pse?
A thua
Ti dritë s’e di,
ti moj dashuri e madhe,
zemër nëne dhëmbshurore,
dhe naive prej brishtësie,
se shqiponjës
qiellit me halle,
ka shpuplue t’gjitha puplat,
jo veç lënë e ka cungalle,
por
dhe p’e trajton si horre,
e po e thrret zanit mizor,
tek e ka çue në thertore,
“E ‘i copë lecke, sorrë e coftë.”
sa bash thellë me t’ardhun ndoht
nga kjo gjamë q’Kosovës ka ra,
nga ‘i Bajloz q’e ke mbi krye,
Isë Mustafa
krejt përlye,
krejt përlye këmbë e krye,
n’nji pisllëk që s’shihet me sye,
ju mos e besoni ndaçi,
si kor grek,
me të shkon Thaçi,
e sa Matosha rrasi e plasi.
Eh!
Kosovë!
sa armiq të lirisë
ti paske.
edhe në plagët ende të pa mbyllura,
prej bijëve,
plagë të reja hapke.
Jeta jote,
gjakderdhur,
gjakvluar,
si një leckë e hedhur
dhe Parajsë e Premtuar,
mashtrimësi e velur,
kupë mjalti e helmuar:
një zemër e bardhën
të ardhmes
në duar.
JETA
Jeta është e vështirë,
jeta është e egër,
si kallkan i ngrirë
dhe si një kulçedër.
Jeta nuk është ledhe,
fërkim koke s’është,
para saj je dele,
lëkurën ta rreshk.
Nuk pyet: “i kujt je?”,
akrobaci nuk njeh,
edhe njëmijë vjeç mbi dhe,
si fëmijë të rreh.
Prandaj, jo s’pendohem,
që isha serioz,
Birit sot i gëzohem,
q’s’e lashë si thes bosh.
Nuk i qesha fort
dhe pse shumë doja,
nuk e bëja dot,
se do ta dobësoja,
Do ta bëja të brishtë,
në luftën për jetën,
qëndresë dashurisht,
i dhashë tok me veten.
Ah sa fort e desha,
por s’e lajkatova,
me burrni e vesha,
veten, tij, shterrova.
Tani ai është lis,
jetës i qendron,
nëpër botën pis,
veten, gjith’ pastron.
Botën s’mund ta zhdukë,
as pisllëkun e saj,
por te vetja ndukë,
helmin si rrëshajë.
I penduar s’jam,
mbrasht kohën s’e kthej,
rrënjët nëpër shkam’
ia kam ngulë në dej.
Dhe djalit dhe vetes,
me natyrën time,
të ashpër sa të jetës,
i mëkova thërrime.
që udhës në jetë,
t’mos ketë grykësi,
dhe t’mos jetë i lehtë,
por granitësi.
Jeta do ta rrahë,
do ta fshikullojë,
ndaj asaj mbi krahë,
t’i ecë, ta shalojë.
POEZIA E MIRËMËNGJESIT
Unë jam si ju
thjeshtësi e thjeshtë,
fjalë prej drita
fytyrëmëngjes.
Tamam si vesa,
që shndritë kristal,
jo si ngatërresa,
q’ju step edhe ndal.
Jam mbarësi,
dhe shpirt i pastër,
një qiellësi
kokë-mendjeqashtër.
Kur ju uroj,
zemrën e kam falur,
me ju pulsoj,
si rreze, sa-ardhur.
Një “Mirëmëngjes!”
si këngë ua them,
pastaj le të vdes,
e di që ju dhëmb.
Se vetë dashurisë,
ju gjithë keni lindur,
ardhur hirësisë
e atij, bindur.
Ju edhe unë,
njeriun dhe Zotin,
t’stërkalës, shkumë,
ndritni motmotin.
Ju s’jeni skotë,
jeni kjo zemër,
mbarsur me botë,
ngjizur me ëmdërr.
Me botë shpirtmadhe,
me ëndrra madhore,
në t’çiltërsisë valle,
dorë për dore.
Diçka kemi të keqe,
kapicën mbi krye.
Hidheni si teneqe,
atë halë mbi sy!
Ishalla do moti,
na i hapë Zoti sytë,
e s’marrim për s’koti,
herë tjetër, si fëmijët.
Në krye me mendjen,
në mendje qellimin,
shpëtojmë edhe vetet,
shpëtojmë dhe njerëzimin.
pis fort kemi bërë,
shtëpi e oborr,
një grushti të tërë,
ta shkullim me zor.
Pisllëku s’durohet,
pisllëku t’merr frymën,
çdo qelizë të çohet,
ta pastrojë të ndymen.
Të bëhemi dhe njëherë,
si të moçmit ishin,
me shpirtin pranverë,
faqe dividishi.
E bota t’na shohë,
si lule e rrallë,
sepse për at’ kohë,
t’Parët kanë mallë.
E di që na presin,
brilant si dikur,
O miq, Mirëmëngjesi!
i të ardhmeve, urë.
Me gjithë shpirt uroj,
se urimi bars.
Udhë të reja shtroj,
Këtij urimi-gas.
KËTË NATË
Këtë natë, kur rri e thith gjithësinë
e mendimeve që më vlojnë në krye,
dhe ata sputnikojnë gjithnjë duke u larguar,
në pafundësinë e mistershmer të yjeve;
pikërisht, këtë natë, kur hëna e frikësuar
nga kjo lukuni mendimesh të pafre,
prej dritës së tyre mbetur e verbuar,
e bishtnon poetin këtu përmbi dhè.
Big Beng të krijuar, Rruzullin e dhimbjeve,
përshpejtuar çoj drejtë supërngjeshjes,
të bëhet një pikë, të shpërthejë si Bengu,
e pastaj e qetë të prehet mes heshtjes;
heshtja e mosekzistencës, për të të jetë rrengu,
gjithmonthi të zhduket në kurthin e vdekjes,
se shpirti është mnijtur me peshën e saj,
prej lumi lotësh, kujë dhe vajë.
Këtë natë si bletë gjigante e stërmadhe,
pa u lodhur mbledh polenin e mirësisë,
dhe mbijnë agime me dritë ngjyrë alle,
që feksin lëndina mëkuar prej blerimësisë,
e unë bëj projektin e qeshjes së madhe,
pa plagën e vuajtjes, të dhimbjes, mjerimit,
pa ktheshpinjen e ashpër dhe mizore,
të një bote të re, mirësisht prore, prore.
“TË DUA JASHTËZAKONISHT”
(Kushtim kësaj shprehjeje të artë)
Kam tri fjalë në mendje,
një shprehje të madhe,
buza e nxjerr me endje,
vlimit, shpirti valë.
Veç tri fjalë të thjeshta,
përreth një veprimi,
si bistak në vreshta,
si aromë lule blini.
mbi këto fjalë është gjaku,
plotë jetë e i gjallë,
më madhoi. më mpaku,
trurit bërë dhallë.
Dashuri është thelbi,
me një “të” përpara,
“jashtëzakonisht” është elbi,
që e ngjesh si dara.
Është si lindja e diellit,
që mbush shpirtin plotë jetë,
si thëllimi i eterit,
q’na bën zogj me fletë.
NATYRA IME
Në jam i keq, më ktheni shpinën,
Por, prapë, hiç mirë nuk bëni.
Tek ju unë kam vitaminën,
një të mirë tek unë s’e gjeni?
Nëse gjaku nuk ju puqet,
me mua, vallë pse rrini?
S’bëni mirë që më shihni huqet,
gunën mos më shihni!
Bukurinë s’e bëjnë ngjyrat,
por, ngjizja e gjërave, brumi,
unë veç një syth jam tek natyra,
Pemën mos e shkundni!
Se sythi i brishtë, degë bëhet
e dega prushet në lule,
e një tërësi me fruta endet.
Merr frut në degë, përkule!
Prandaj thërras me britma,
që zërin t’ma dëgjoni;
nga e imja natyrë-idhta,
veç mjaltë do kulloni.




























Leave a Reply