Iliaz Bobaj

Poezi nga Iliaz  BOBAJ

 

 

ZOGU ME KRAH TË THYER

 

Ka mbetur diku në anërrugë duke kërcyer
dhe mundohet të vendosë në vendin e vet,
krahun e tij të thyer.
Por ai nuk i bindet,
ashtu siç nuk i bindet dega e thyer pemës,
pasi ka kaluar marrëzia e erës.
Tashmë e ka humbur përfundimisht,
krahun e tij të brishtë.
Së afërmi do humbasë edhe jetën,
e cila bën përgatitjet e fundit para nisjes.
Zogu ka hapur portat e pritjes
dhe e sheh sa e kobshme është e vërteta.
Por as krahu, as jeta,
nuk i kushtojnë sa humbja e Perandorisë së Qiellit,
ku ai ishte një perandor i vogël.
Hedh sytë me pikëllim në kaltërsi
dhe nuk do ta besojë.


Tani që ka humbur qiellin përgjithnjë,
vdekja le të vijë kur të dojë.

 

 

ALEANCA
(fabul)


Lepujt formuan Partinë e Lepujve
dhe shpallën programin:
”Të mbrohemi nga gjahtarët”.


Në zgjedhje,
bënë aleancë me zagarët.

 


KAPISTRA
(fabul)


I zoti ndiqte udhën në male,
tërhiqte kapistrën
e bashkë me kapistrën
dhe mushkën xanxare.
Turfullonte mushka:
– Një fije kapistër,
më tërheq sipas qejfit,
s’më lë pikën e personalitetit !
– Ç’flet, – i tha dora,
e mbledhur grusht, –
kapistra tërheq deputetë, ministra,
e jo një copë mushkë !
Ndërsa koka mendonte me vete:
– Kapistra tërheq edhe shtete…

 

 

( 5-  poezi hajk ) 

 

VËSHTRIMI

 

Një çast të vetëm nxitimthi u pamë
dhe sytë, si dy vetëtima qe thyhen, i ndamë.
Kaq. Dhe të gjitha i thamë.

 

 

KRAHASIMI

 

Kur fliste, fjalës nuk i vinte gardh,
e quante veten njeri të madh,
se s’njihte Dante, Shekspir, Rembrandt.

 

 

NË GJYQ

 

U betua i akuzuari: – Do them të vërtetën !
U betuan dëshmitarët; – Do themi të drejtën !
Në gjyq e torrën hollë – hollë gënjeshtrën.

 

 

BISEDA

 

Deshëm t’i vinim pikat mbi ”ë”,
ndaj folëm gjatë, me shenja, me zë,
i thamë të gjitha, po s’thamë asgjë.

 

 

DIPLOMATËT

 

Mendonin ndryshe, por folën ndryshe,
përzgjodhën fjalët me gjuhë diplomatike,
si maskë vunë buzëqeshjet hipokrite.

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,723 hits

September 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List