Cikël poetik nga Marjeta Shatro

 

marjeta-1

Cikël poetik nga Marjeta Shatro

 

 

Të kuptoj…

 

Të kuptoj kur hesht , të kuptoj.

Heshtja i thotë të gjitha të pathënat.

Di të lexoj të vërtetat e pashkruara.

Di të lexoj dhe përtej atij vështrimi.

 

Trishtohem kur nuk të shoh, trishtohem

Sytë e tu janë  vegim sekret i kumtit, veç unë di ta deshifroj.

Ndjej drithërimat e fshehura të shpirtit që rënkojnë si vjeshta

dhe diellin shpresë, që rilind përmbi çdo stinë.

 

 

Të mendoj

 

Të mendoj sa herë që je larg,

Të kërkoj ty ëndrra ime e pafund,

Të ndiesh rrahjet e zemrës sime.

Kulmimet e një shpirti fluturim.

 

Të thërras emrin brenda mureve të dhomës time.

e për hyjnoren dashuri, lutem…!

 

 

Besoj

 

Besoj në ëndrrat e mia…

Jetoj me dashuri.

Rrezatoj  bardhësinë shpirt

Fluturoj në kaltërsi.

 

Luftoj  shpesh me veten

kudo përshfaq më të mirën dlirësi

Altruiste e këtij shekulli

qaj dhe qesh si fëmijë.

 

E dua jetën me  vargje frymëzimi.

Fle e zgjohem  me stinët e zemrës.

Mrekulluar rrezatimit e shkëlqime shumëngjyrëshe.

 

 

Një flutur

 

Një flutur e bukur më erdhi pranë.

Mbi faqet e librit u ul ngadalë

Ashtu e lehtë, e krahëshkruar

Kish diçka për të treguar.

 

S’ di, pse mua më zgjodhi  këtë mbrëmje

Ç’ lajm  të ri kish për të sjellë?

Si era shkundi krahët e purpurtë

E larg u turr sërish fluturim.

 

E magjepsur prej saj , ende nuk besoja

Mos ndoshta ish, vegimi im ?!

 

 

Ti…

 

Ti,

mos më braktis asnjëherë,

mos përhumb rrugëve pa kthim

mos sill dimër në shpirtin tim.

 

Ti dhe vetëm ti!

Je në çdo poezi, në çdo varg e fjalë.

Dëshirën për të shkruar më ngall

Je muza ime e bardhë

 

Ti dhe vetëm ti!

 

 

***

 

Kjo ditë e nxehtë vere,

me kaltërsi magjike,

me gëzim e bukuri mitike,

më mrekullon me të magjishmen melodi,

cicërima  zogjsh në simfoni

e mendime, që shumë më larg regëtijnë.

 

 

Dy sy

 

Dy sy të bukur më vështrojnë në fshehtësi.

U japin formë  pasioneve të heshtura

Humbur në ëndërrime

Fantazojnë dashuri.

Mallëngjehen kujtimesh të shkuara, lumturohen

nga më e thella ndjeshmëri!

 

Jeta plot brenga endet…

Veshur me mendime e ngjyra pa fund

Dehur nga magjia e fjalës

Përqafuar nga shpirti i fantazisë!

 

 

Prelud

 

Drita fosforeshente bregun zjarrmojnë!

Zhytur  rrëzëllimeve të heshtura!

E unë si përherë në rrugëtim ,

në udhët e shekujve,

në misteret e legjendave,

në ndryshimet e epokave!

Mbetur me shikimin e tretur mbi det .

 

Nga larg vjen një këngë dashurie.

Zhurma rizgjohet,

Zemra ngazëllehet!

Ditë e paqtë, kthjelltësi!

Joshur prej hapësirës qiellore

Në të përjetshmin vezullim!

Me sy të zjarrtë , shkepëtima dashurish!

 

 

Pres…

 

Mezi pres të vijë,

e kthjellta mbrëmje e imja!

Në qiellin e kulluar të çelet drita e yjeve

Të sodit të heshturit yje!

Të dëgjoj të ëmblën pëshpërime!

Tingujt e natës së vonë,

që më kthejnë në fëmijëri

Në të dëlirën mbrëmje,

ku foletë flenë nën gjethe,

si sytë nën qerpikë.

E pastaj të iki  si zog…

Gjithë natën të fle mbi re!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s