14463231_10208898471971764_4827385815115351834_n

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me  sonete dashurie ” 154- sonete” të autorit Uliam Shekspir dhe të sjellura në shqip nga përkthyesi Maksim Rakipaj.

Shekspiri  i kushtoi plot 154 sonete dashurisë, të cilat u botuan në vitin 1609. Ndaj edhe soneti anglez quhet shpesh soneti shekspirian. Kam kënaqësinë t’ ju njoftoj të dashur miq që mozaikut të botimeve të Shtëpisë  Botuese “ADA”  i shtohet dhe shqipërimi profesional i këtyre soneteve nga  përkthyesi i njohur  Maksim RAKIPAJ .

BOTUESI

Ja kushtoj mbesës sime Hera Dashamir Rakipaj

William Shekspir

154 Sonete

me shqipërimin e

Maksim Rakipajt

Botimi i parë, 2016

ISBN: 978-9928-223-13-5

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Roland-Lushi

Rolans Lushi

Botimet ADA

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, shtator 2016

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Shakespeare, William

154 sonete / William Shekspir ; shqip.

Maksim Rakipaj. – Tiranë : Ada, 2016

160 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-223-13-5

1.Letërsia angleze 2.Sonete

821.111 -193.3

Dy fjalë në vend të pasthënies

Prej vitesh shqipërimi i poezive më të zgjedhura nga fondi i poezisë botërore është bërë “hobby” im i parapëlqyer. Lexoj dhjetra, ka raste qindra poezi në ditë që të përzgjedh një syresh për ta dhënë në shqip. Kështu, duke lundruar në internet hasa në italisht një poezi të Shekspirit; gërmova më tej dhe e gjeta në anglisht, qe soneti numur 90:

“Then hate me when thou wilt; if ever, now; “…etj., Më rrëmbeu menjëherë, i gjeta në web me shënimet përkatëse të autorëve britanikë dhe jo vetëm prej tyre, madje edhe të përkthyera në anglishten e sotme, gjë që ma lehtësoi mjaft punën. Veprat e një gjeniu si Shekspiri, afërmendsh janë përkthyer në të gjitha gjuhët: prej kohësh ka sjellë dramat e Tij në shqip Noli i madh, një prej shekspirianëve të pranuar botërisht, por jo sonetet. Sa për sonetet, i gjen të përkthyera në frëngjisht, rusisht, gjermanisht etj., në përkthime që i qëndrojnë besnikë autorit dhe rregullave të shkrimit të soneteve; gjë që nuk mund ta thuash për sonetet e përkthyera në italisht, edhe nga pena të njohura, si p.sh., Ungaretti me 43 përkthime dhe Montale vetëm tre; por të plota në italisht i ka sjellë Alberto Rossi që përktheu gjysmat dhe Giorgio Melchiori gjysmën tjetër. Por pa respektuar metrikën e sonetit.

Sonetet u shkruan prej vitit 1595 deri në vitet e para të 1600-ës. Nuk do të merrem këtu me diskutimet e zhurmëshme rreth autorësisë; disa studiues shprehen se i shkroi Francis Bacon; disa të tjerë, nisur nga përsëritjet e shumta dhe niveli jo në lartësinë e gjuhës së dramave të tij, thonë se i shkroi dikush tjetër për të diskredituar emrin e madh që pat bërë Shekspiri. Por nuk më interesojnë aspak këto teori (ka dhe të tjera); sido të jetë, sonetet janë me emrin e Tij dhe ai emër meriton nderim.

Pse janë 154 sonete? Bëra një llogaritje, në një sonet janë 14 vargje herë 11 rrokje baraz 154 rrokje. Pra një Sonet për Sonetet, që vetëm Ai mund ta shkruante.

Struktura shekspiriane e soneteve është kjo: janë tre strofa njëmbëdhjetë rrokshe (quatrains) me rima ABAB, CDCD dhe EFEF dhe dy vargjet e fundit (couplet) me rimë të puthur GG, gjë që e bën lehtësisht të dallueshëm prej strukturës së soneteve të Petrarkës.

Pata dëshirë të sjell në shqip 154 Sonetet e të madhit Shekspir në lartësinë që Noli pruri rreth një shekull më parë tragjeditë dhe komeditë e Shekspirit; i vetëdijshëm që nuk mund të matesh me titanët, gjithsesi unë u përpoqa ta bëj.

Shënim – Sonetet i kam shqipëruar gjatë viteve 2013 – 2016

Maks Rakipaj

Maksim Rakipaj

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,301 hits

September 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List