
Poezi nga Pullumb Ahmeti PI TË THASHË !!! Ty ç’ të pihej sonte, vera a cigarja, Tretur fjollave mendimi ,kë shikoje ti Fjolla shkonte tej, dilte nga dritarja Hëna e padalë mbrëmjes, horizonti gri. Pi ,të … Continue reading
Poezi nga Pullumb Ahmeti PI TË THASHË !!! Ty ç’ të pihej sonte, vera a cigarja, Tretur fjollave mendimi ,kë shikoje ti Fjolla shkonte tej, dilte nga dritarja Hëna e padalë mbrëmjes, horizonti gri. Pi ,të … Continue reading
Poezi nga Anna Costa MIRË SE VJEN, MAJ Mirëdita Maj, dashurinë pashë nga larg aq sa munda t’ia shquaj dy sytë mes reve diell duke kërkuar. Shiu bie rrebesh mbi çadrat ngjyra – ngjyra shumë fort pikat … Continue reading
Duke zbardhur, “ Nata si e Dekameronit” Libër nga ILIR MAGJISTARI Nga : Drita LUSHI -Mendime- “Te tre burrat e asaj shtëpie në ditet në vazhdim, ndjenë se si ajo punonte e shpërqëndruar me veten,zgjidhte … Continue reading
Poezi nga Maria Hizma
GJITHÇKA…
Ta fala zemrën në dorë ta dhashë
në të dhe sytë mbushur ujë deti
mbaje se e do … me sy te thashë
po deshe copëtoje …su be qameti
Hidhe shkatërroje bëj si të duash
tani është e jotja ta fala ty
po deshe mbroje bëje të rrahi
po deshe hidhe nuk ka rëndësi
Pa rrahje larg teje jo nuk jeton
edhe pse rreh është inerci
dhe pse e gjallë jo nuk jeton
rrahja e saj është veç për ty.
Hidhe , shkele po deshe braktise
lëre mes detit kripën t’ ja shtoje
nuk ka rëndësi se shpirtin grise
bëj atë që zemra jote do dojë
Në duar të jap edhe jeten time
po deshe merre si të duash ti
pa rrahje zemre është veç jetime
nuk ka më ajër, veç trishtim …agoni
Tè fal gjithçka, por më nuk mundem
se gjithçka për mua je vetëm ti.
FLUTURAT
Të bukura fluturat kur qëndrojnë mbi lule
Që me vesë petalet e tyre mbuluar
E heshtur përpara tyre ndjehem
Magjinë e bukurinë duke shijuar
Të bukura fluturat e borës kur bie
Floku saj ngadalë duke fluturuar
Ndjehem fëmijë më ngjan se kap yjet
Hap krahët fluturoj….i pres në duar
Por të vetmet flutura që adhuroj
Nuk mundem ti shoh..si sheh as ti
Ato vetëm breda meje i gjej
Fluturojnë veç kur shoh të tutë sy.
VERA MBI BUZË…
Kokën kraharorit mbështetur
rrahje sekondash numëroj
mes tyre shpirti im tretur
aty vdes … e përsëri jetoj
Duart rreth qafës shtërnguar
aromën tënde shijoj
gjithësinë me krah përqafuar
një yll të saj dashuroj
Dora shpupurit trazuar
një flok që mbi ballë qèndron
Sytë një burim i kulluar
veç në lumturi më fton
Nga fryma jote marr jetë
në të jetën time flijoj
jam stuhi e puhizë e lehtë
verën mbi buzë shijoj…..
PSE?
Rëndon mbi shpirt kjo natë
si pesha e heshtjes pa fund….
rëndojnë mendimet mbi shpirt
mbi qerpikët e mi nuk ka gjumë
Një heshtje varri plot fjalë
të pathëna ….o që flasin papushim ..
ti ike më le të vetmuar
në lot dhe në mallëngjim
Kjo natë ah..kjo natë
e vetme..nuk jam jo me ty
kjo natë shumë gjëra më tha…
u zhduke …nuk je më aty…
U largove në heshtjen e pafund..
pa thënë as lamtumirë…
u fshehe për tu gjendur tjetërkund…
dhe le në zemrën time një dëshirë..
.
Një të vetme të brishte ..dëshirë..
të ishe përpara tani
të më thoje për mua s’ je gjë…
duke me parë drejt e në sy.
TI E DI…
Nuk di në sot flas unë o ti?
se jam unë? ti çdo atëherë?
më komandon gishtat mbi tastierë…
atëherë jam unë, jo gota me verë…
Je ti?
Ti që më dehe shpirtin në marrëzi
Ti që bëre jetën time të ëmbël simfoni.
pranë meje ëmbël rri
Ti hesht dhe më vështron
e heshtja jote m’dashuron
E unë?
të shikoj..
të vrojtoj..
e në heshtje të adhuroj
Ti
Gëzimi im
që shpirtin dhe në errësirë e lexon
ku zemrës rrahjet numëron
më mbush me frymë..
ajrit i shton ozon!
E unë??
duke të vrojtuar rri…
në heshtje të shtrëngoj në krahët e mi….
Të dua shumë e ti e di!
Poezi nga Ramiz Kuqi
VEÇ ËNDRRAVE
Të gjitha i morën hajnisht
Diellin e shqëlmuan pabesisht
Lirisë
I ranë shuplakë të rëndë në sy
Luginës së shpirtit më bien ca lot
Më ndrydhin pafundësisht
Më dhimbseni ëndrrat e mia
Për një stinë të bleruar
Kush mejtoi se varfërinë
Do ta kemi mik në sofër
Lugët do kërcasin në pjatën bosh?
Ata
Shkëlqejnë nga luksi
Pallatet …
Që prekin këtë qiell gri
Harruan të flasin arbërisht?
Veç ëndrrave…
(TË PAGJETURVE )
Dhimbjen nuk e zë
Asnjë fjalë
Në asnjë faqe libri
Shpirti është dallgë deti
Në qiell fluturojnë dallëndyshet
Shi bie në vargje poetësh
Dashuria për njeriun ka ikur
Matanë shtatë kodrave!
U TAKOVA ME TY
Vargu im
Një ditë vjeshte me shi
Brenda fjalën e mprehja
Për ëndrrat me shumë sy
Ecëm në rrugë pa adresë
Netët i pritëm deri në agim
Kur s’vinte ajo muza e Hyjve
Malli shndërrohej në përmallim
Ndaj të grisha çdo natë
Buzë dritares së shpirtit Ty poezi
Laurën me thupra shelgu thura
Valëvitur buzëqeshur si valë deti llahtari.
FUND PRILLI
Qyteti fle në shuplakë të diellit
Njerëzit në ëndrrat e stinëve
Kokë më takohen çdo ditë
Si zogj të dashuruar lumenjtë
Malet e ashpra malet e mia
I prekin retë në qiell
Qyteti fle në shuplakë të diellit?!
MIGJEN
Ta sollën Lulin e Vocër në Pukë
Tek kërkonte një copë dritë në abetare
E vjeshtë sot në vargje poet
Diell s’di a do ketë sot për Lulin
Që mban në krah një çantë të vogël
Me ëndrra të mëdha sa ky qiell
Me çizme të çara gishtërinj të skuqur
Ta sollën Lulin e Vocër në Pukë
Si në atelie piktori ngritur në lapidar!
KUKËS
( Nga Ekzodi 1989)
Ti hape dyer e zemra
Kur Unë ikja maleve
Nga thika e barbarëve
Në duar mbaja fëmijë të posalindur
Ëndrra për një copë diell lirie
Këmbëzbathur duarçarë nëpër shi
Më shtrove bukë në sofër
Kulm mbi kokën time të lagur
Si vëllait për vëllanë dashuri
Një grusht lot e mbaj nëpër vargje
Një fjalë për një atdhe pa kufinj
Në cep të flamurit një shqiponjë me sy
Të vështrojë mbi malet e mia
Edhe kur nata vjen e heshtur
Zgjuar të rri mbi shkrepa e shkëmbinj
Ti hape dyer e zemra !
Koha shëron gjithçka Tregim nga Marjeta Shatro Ishte viti 1910. Një çift të rinjsh prisnin me padurim ardhjen në jetë të fëmijë së tyre . Lindi një vajzë shumë e bukur, emrin e së cilës “Lisana” e vendosi Babai i … Continue reading
DASHURI NË ISHULLIN GREK TE FEAÇËVE Tregim nga Hamit Taka Fjala se ishin hapur kufijtë kishte marrë dheun, por unë e mësova vetëm pak orë para ndërrimit të viteve. Lash darkën e festës së Vitit të … Continue reading