Poezi nga Maria Hizma

 

maria Hizma

Poezi nga Maria Hizma

 

 

GJITHÇKA…

 

Ta fala zemrën në dorë ta dhashë

në të dhe sytë mbushur ujë deti

mbaje se e do … me sy te thashë

po deshe copëtoje …su be qameti

 

Hidhe shkatërroje bëj si të duash

tani është e jotja ta fala ty

po deshe mbroje bëje të rrahi

po deshe hidhe nuk ka rëndësi

 

Pa rrahje larg teje jo nuk jeton

edhe pse rreh është inerci

dhe pse e gjallë jo nuk jeton

rrahja e saj është veç për ty.

 

Hidhe , shkele po deshe braktise

lëre mes detit kripën t’ ja shtoje

nuk ka rëndësi se shpirtin grise

bëj atë që zemra jote do dojë

 

Në duar të jap edhe jeten time

po deshe merre si të duash ti

pa rrahje zemre është veç jetime

nuk ka më ajër, veç trishtim …agoni

 

Tè fal gjithçka, por më nuk mundem

se gjithçka për mua je vetëm ti.

 

 

FLUTURAT

 

Të bukura fluturat kur qëndrojnë mbi lule

Që me vesë petalet e tyre mbuluar

E heshtur përpara tyre ndjehem

Magjinë e bukurinë duke shijuar

 

Të bukura fluturat e borës kur bie

Floku saj ngadalë duke fluturuar

Ndjehem fëmijë më ngjan se kap yjet

Hap krahët fluturoj….i pres në duar

 

Por të vetmet flutura që adhuroj

Nuk mundem ti shoh..si sheh as ti

Ato vetëm breda meje i gjej

Fluturojnë veç kur shoh të tutë sy.

 

 

VERA MBI BUZË…

 

Kokën kraharorit mbështetur

rrahje sekondash numëroj

mes tyre shpirti im tretur

aty vdes … e përsëri jetoj

 

Duart rreth qafës shtërnguar

aromën tënde shijoj

gjithësinë me krah përqafuar

një yll të saj dashuroj

 

Dora shpupurit trazuar

një flok që mbi ballë qèndron

Sytë një burim i kulluar

veç në lumturi më fton

 

Nga fryma jote marr jetë

në të jetën time flijoj

jam stuhi e puhizë e lehtë

verën mbi buzë shijoj…..

 

 

PSE?

 

Rëndon mbi shpirt kjo natë

si pesha e heshtjes pa fund….

rëndojnë mendimet mbi shpirt

mbi qerpikët e mi nuk ka gjumë

 

Një heshtje varri plot fjalë

të pathëna ….o që flasin papushim ..

ti ike më le të vetmuar

në lot dhe në mallëngjim

 

Kjo natë ah..kjo natë

e vetme..nuk jam jo me ty

kjo natë shumë gjëra më tha…

u zhduke …nuk je më aty…

 

U largove në heshtjen e pafund..

pa thënë as lamtumirë…

u fshehe për tu gjendur tjetërkund…

dhe le në zemrën time një dëshirë..

.

Një të vetme të brishte ..dëshirë..

të ishe përpara tani

të më thoje për mua s’ je gjë…

duke me parë drejt e në sy.

 

 

TI E DI…

 

Nuk di në sot flas unë o ti?

se jam unë? ti çdo atëherë?

më komandon gishtat mbi tastierë…

atëherë jam unë,  jo gota me verë…

Je ti?

Ti që më dehe shpirtin në marrëzi

Ti që bëre jetën time të ëmbël simfoni.

pranë meje ëmbël rri

Ti hesht dhe më vështron

e heshtja jote m’dashuron

E unë?

të shikoj..

të vrojtoj..

e në heshtje të adhuroj

Ti

Gëzimi im

që shpirtin dhe në errësirë e lexon

ku zemrës rrahjet numëron

më mbush me frymë..

ajrit i shton ozon!

E unë??

duke të vrojtuar rri…

në heshtje të shtrëngoj në krahët e mi….

Të dua shumë e ti e di!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s