Poezi nga Ramiz Kuqi

ramiz kuqi

Poezi nga Ramiz Kuqi

 

 

VEÇ ËNDRRAVE

 

Të gjitha i morën hajnisht
Diellin e shqëlmuan pabesisht
Lirisë
I ranë shuplakë të rëndë në sy
Luginës së shpirtit më bien ca lot
Më ndrydhin pafundësisht
Më dhimbseni ëndrrat e mia
Për një stinë të bleruar
Kush mejtoi se varfërinë
Do ta kemi mik në sofër
Lugët do kërcasin në pjatën bosh?
Ata
Shkëlqejnë nga luksi
Pallatet …
Që prekin këtë qiell gri
Harruan të flasin arbërisht?
Veç ëndrrave…

 

 

(TË PAGJETURVE )

 

Dhimbjen nuk e zë
Asnjë fjalë
Në asnjë faqe libri
Shpirti është dallgë deti
Në qiell fluturojnë dallëndyshet
Shi bie në vargje poetësh
Dashuria për njeriun ka ikur
Matanë shtatë kodrave!

 

 

U TAKOVA ME TY

 

Vargu im
Një ditë vjeshte me shi
Brenda fjalën e mprehja
Për ëndrrat me shumë sy

Ecëm në rrugë pa adresë
Netët i pritëm deri në agim
Kur s’vinte ajo muza e Hyjve
Malli shndërrohej në përmallim

Ndaj të grisha çdo natë
Buzë dritares së shpirtit Ty poezi
Laurën me thupra shelgu thura
Valëvitur buzëqeshur si valë deti llahtari.

 

 

FUND PRILLI

 

Qyteti fle në shuplakë të diellit
Njerëzit në ëndrrat e stinëve
Kokë më takohen çdo ditë
Si zogj të dashuruar lumenjtë
Malet e ashpra malet e mia
I prekin retë në qiell
Qyteti fle në shuplakë të diellit?!

 

 

MIGJEN

 

Ta sollën Lulin e Vocër në Pukë
Tek kërkonte një copë dritë në abetare
E vjeshtë sot në vargje poet
Diell s’di a do ketë sot për Lulin
Që mban në krah një çantë të vogël
Me ëndrra të mëdha sa ky qiell
Me çizme të çara gishtërinj të skuqur
Ta sollën Lulin e Vocër në Pukë
Si në atelie piktori ngritur në lapidar!

 

 

KUKËS

( Nga Ekzodi 1989)

 

Ti hape dyer e zemra
Kur Unë ikja maleve
Nga thika e barbarëve

Në duar mbaja fëmijë të posalindur
Ëndrra për një copë diell lirie
Këmbëzbathur duarçarë nëpër shi

Më shtrove bukë në sofër
Kulm mbi kokën time të lagur
Si vëllait për vëllanë dashuri

Një grusht lot e mbaj nëpër vargje
Një fjalë për një atdhe pa kufinj
Në cep të flamurit një shqiponjë me sy

Të vështrojë mbi malet e mia
Edhe kur nata vjen e heshtur
Zgjuar të rri mbi shkrepa e shkëmbinj

Ti hape dyer e zemra !

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s