Për debatin mbi Laicitetin e shkollës shqipe : NËNSHTRIMI – rruga për nënshtrimin e shkollës / Nga: Flutura Açka

Për debatin mbi Laicitetin e shkollës shqipe

NËNSHTRIMI – rruga për nënshtrimin e shkollës.

 

 

flutura Açka

Nga: Flutura  Açka

 

Lexojeni këtë libër të Michel Hoellebecq. Ai shpjegon se ç’do të ndodhë pas vitesh ‘eksperimentesh’ me laicitetin e shkollës. Në Perëndim kam vënë re se Kisha rri te Kisha, edhe Xhamia rri te Xhamia. Vetëm këtu, në kaosin tonë, shteti do të thotë Kishë dhe Xhami, dhe anasjelltas. Në një vend ku avionët me drogë bien në mes fushash, si mund të kontrollosh literaturën fetare të hyjë në shkolla? Jam e sigurtë që eshtrat dhe hija e ideatorëve të vërtetë të Laicizmit të Shtetit dhe të Shkollës Shqiptare, rrëqethen kur dëgjojnë si i ngatërrojnë dhe i fusin në një godinë shqiptarët dhe politika sot Fenë dhe Shkencën. Ata janë të ndara, pa e fyer dhe denigruar njëra-tjetrën; të paktën në shkolla, duhet të mbeten të tilla. Njeriu në jetën e tij ka kohë të mjaftë të mësojë dhe të zgjedhë për Zotin dhe fenë që preferon, pa qenë i diktuar nga studimet e tij. Fëmijë, ai është vetëm një plastelinë, që merr formën që ne i japim, dhe nuk i merr dot vendimet e veta. Meqenëse referendumet shihen si mjete të vendimmarrjes së popullit, e mira e do që në këtë pikë, politika t’i drejtohet popullit për të vendosur për Laicitetin e Shkollës, ndryshe pas njëzet, tridhjetë vitesh, dëmi (nëse do të jetë i tillë ku akt i vendosur në mënyrë autokratike), do të jetë i pariparueshëm!

Fragment nga “Nënshtrimi” i Michel Houellebecq

“Epo, dhe për arsimin do të jetë pak a shumë e njëjta gjë. Shkolla republikane, do të mbetet siç është, e hapur për të gjithë – por me shkurtimin e fondeve, buxheti i shtetit për arsimin, do të ndahet të paktën në tri pjesë, dhe këtë herë, profesorët nuk kanë nga t’ia mbajnë, në kushtet aktuale të ekonomisë, çdo shkurtim buxheti duhet të marrë një miratim të gjerë. Pastaj, paralelisht, do të ngrihet një rrjet shkollash private fetare, me diploma që njihen nga shteti – të cilat mund të marrin vetefinancime private. Sigurisht, shumë shpejt shkolla publike do të kthehet në një shkollë e dorës së dytë dhe të gjithë prindërit që shqetësohen për të ardhmen e femijëve të tyre, do t’i regjistrojnë ata në shkolla fetare. Dhe për Universitetin do të ndodhë e njëjta gjë…”

 

 

Poesie di Antonio Stramaglia

Poesie di Antonio Stramaglia     Felicità    Mi rallegro a prununciare questa parola che sa d’allegria; chissà quale sarà l’emozione che regala euforia come se fosse unica, inspiegabile, paragonabile ad una dama tra le braccia, all’amore intenso, alla passione … Continue reading

Poesie di Giuliana Coni

  Poesie di Giuliana Coni     ISTANTE ADORABILE   I nostri occhi socchiusi nell’amare si cullano sui tanti baci, mi riempi così del tuo piacevole profumo. Mi regali il tepore la sensazione di estasi di intese poggiate sulla magica … Continue reading