Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

Mimoza cekici rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

 

 

MË FSHIH NGA BOTA

 

Më fshih nga bota, më mbyll në syrin tënd
Aty ku rri drita se nata më çmend.
Përreth shoh kaq gjemba, dhe shumë egërsi,
Një botë vetullrëndë, aspak dashuri.

Hiena tinzare më sulen përqark
Nga diejt e majit s’ shoh rreze por gjak.
Më fshih brenda gjoksit të ndjehem si grua
Me çmendi kjo botë dhe kënga m’u shua.

 

 

Liqeni i Vuliagmenit

 

I kripur uji
mjellma askund
nga rrënjë shkëmbi
mbrrijnë tinguj jazz-i.
Liqeni ia lan faqet gurit
nga thellësia e tij
qiellit i luan syrin.
Valët e fjetura
mbjellin zambakë drite.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s