Skicë: NA BASHKOI REVISTA “HORA” E VRANISHTIT… / Nga: Murat Gecaj

Skicë:

NA BASHKOI REVISTA “HORA” E VRANISHTIT…

 

Nga: Murat Gecaj

 

 

mr 1

Nga e djathta: P.Hysi, I.Spasse e M.Gecaj (Tiranë,4 maj 2016)

 

1.

Nuk është hera e parë, që marr në duar revistën periodike dhe me ngjyra, “Hora”, të Vranishtit të Vlorës. Botues i saj është ing.Besnik Hasanaj dhe këtë numër e ka përgatitur për botim gazetari Duro Mustafaj. Ndërsa kam venë re që, ky i fundit, tregon kujdes të veçantë edhe për ta dërguar atë, te bashkëpunëtorët e lexues të tjerë.

Kësaj here, për ta marrë nr.10 (prill, 2016) të revistës në fjalë, më telefonoi kolegu e miku Përparim Hysi. Ai kishte porosi nga Durua që, një kopje të kësaj reviste, të ma dhuronte mua. Ndoshta, ai kishte parasyshë një skicë, që kam publikuar kohët e fundit, ku shprehem se edhe vlonjatët i kam “kusherinj”(ha,ha), nga fakti se në shtëpinë tonë, Gecaj, kemi katër nuse nga ai rreth…

Pa e zgjatur, tregoj se sot në mëngjes, siç e kishim lënë më parë, u takova me Papin, në lokalin e Pallatit të Kulturës së kryeqytetit. Pata kënaqësi të veçantë, se aty gjeta edhe mikun e kahershëm, shkrimtarin e publicistin Ilinden Spasse. Gjithashtu, ai shprehu dëshirën që ta merrte një numër të revistës “Hora”.

Sigurisht, bisedat tona u sollën aty rreth jetës dhe problemeve ditore, për botimet e ndryshme etj., pa anashkaluar  ankesat shëndetësore të moshës. Ndërsa, të tre ne, shprehëm falënderimet tona për botuesin dhe redaksinë e kësaj reviste, e cila tashmë është bërë e njohur për lexuesit tanë.

 

2.

 

Jo për të bërë komente rreth shkrimeve të këtij numri të ri të  revistës “Hora”, por vetëm sa për të treguar shkurt përmbajtjen e saj, po ndalem, në pak radhë.

Nën titullin “Mirëserdhe, moj pranverë”, botohet vjersha kushtuar nënave, “Lulja më e bukur je ti!…”. Po aty gjejmë një foto të Muhamet Tartarit-“Mjeshtër i Madh”, bashkë me dy nipa e një mbesë. Gjithashtu, janë dhe pak radhë të rapsodit Feti Bajrami, që ia ka kushtuar atij. Në faqen e tretë është shkrimi “Ndërtimi i rrugës së Lumit të Vlorës”(një marrëveshje e përfunduar) dhe flitet për Akademikun Rexhep Qosja, “Nderi i Labërisë”.

 

 

mr 2

Ballinat e revistës “Hora” (Nr.10, prill, 2016)…

 

Në faqet vijuese, vëmendjen e lexuesit  e tërheqin shkrimet: “Të panjohura e të pathëna për Himarën”(nga Dr.Moikom Zeqo), “Në vendin e heronjëve-gjurmëve të historisë”(nga gazetari Marin Mema, në Vranisht) dhe shënime për Nënë Terezën, Fan Nolin e Nelson Mandelën.

Nuk mungojnë në këtë revistë as krijimet poetike të disa autorëve, si: Duro Mustafaj, Përparim Hysi, Natasha Limaj (Fejzaj), Selam Xhamaj e dr.Neki Dardha, si dhe komenti për librin kushtuar dëshmorëve të Vranishtit (përgatitur nga Agron Metaj e Lefter Hasanaj). I jepet vend me rëndësi në revistë edhe poetes, me origjinë nga Vranishti, Alma Feruni.

Për traditat historike të krahinës dhe bijtë e saj, flasin shkrimet nga Ramadan Ramadani, ai kushtuar veteranit Muharrem Qamili, një tjetër për mësuesin Isak Habili (nga Fatbardha Duka-Bedaj) dhe kujtimet e Akademikut Vasil Tole, për muzikologun e shquar Haxhi Dalipi, në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Në këtë numër të revistës “Hora” janë botuar dhe disa shkrime publicistikë, si: “Klubi Labëria”(nga Harrilla Koçi), “Odhise Goro dhe të bijtë e Himarës”(nga Nase Jani), “Biblioteka Shefqet Musaraj”(nga Çlirim Hoxha) dhe “Luan Çipi, autori i një duzine librash-Në qendër të tyre, Vlora dhe Labëria”, “Dhërmiu, fshati i shoferëve”(nga ing.Stefan Bitri) dhe “Gëzim Llojdia, një penë gjithnjë në krijim” (nga Luan Çipi).

Gjithashhtu, në këtë revistë janë publikuar shkrime për kohën e lirë, si dhe njoftimi se u është dhënë titulli “Nderi i Qytetit të Vlorës”, Hajro Limajt  e Irfan Bregut.

Në mbyllje, e përgëzojmë botuesin dhe redaksinë, për përgatitjen dhe botimin e numrit të ri të revistës “Hora”, të Vranishtit të Vlorës!

 

Tiranë, 4 maj 2016

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s