Poezi nga Rita Hoxha(Oxha)
PROVOJ TE SHKRUAJ
Provoj të shkruaj
Ndjej fjalët me tërë ngarkesën e tyre
Si xhirafat në fushnajën e pafund
Në kërkim të dashurisë së egër…
Provoj të shkruaj
Pëshpërimat shndërrohen në vërshimin e lumenjve
Që diku në det e shuajnë zemërimin
Si të mos kenë qenë kurrë
Me trufullimin e tmerrshëm…
Provoj të shkruaj
Të dashuruarit puthen
Largohen e puthen’
Harrojnë të puthen e kafshohen,
Largohen si të mos jenë njohur
në vorbullën e Dashurisë…
Provoj të shkruaj
Shkronjat më marrin si policët të pandehurin,
që duhet ta izolojnë…
Në shkronja izoloj vetveten
Ndërsa provoj të shkruaj.
Dashurinë vendos aty
T’i them ……
çfar nuk munda ta thoja një herë tjetër…