Vergessen Sie nicht!” – Të mos harrojmë! ( In mémoriam Josef Jakoel) / Nga: Luan Rama, diplomat dhe shkrimtar 

Vergessen Sie nicht!” – Të mos harrojmë! / In mémoriam Josef Jakoel

Po, atje ishte zhdukur, mes flakëve dhe habisë, motra e mikut tim të paharruar Josef Jakoel, që në Tiranë mbante ende peshën e pengut të madh. Para se të ikte në Tokën e Shenjtë, Josefi më thoshte: “Të më thahet krahu nëse harroj Shqipërinë”

Nga: Luan Rama, diplomat dhe shkrimtar 

Një ditë në kanalin televiziv të “France 2” po ndiqja mjaft i prekur një intervistë të një vajze izraelite, të cilën në moshën 18 vjeçare e kishin çuar në kampin e Aushvitzit. Kishte qenë një vajzë mjaft e bukur,  por bukuria e saj nuk ishte prishur edhe pse tashmë ishte gati 90 vjeçare. Ajo tregonte qetësisht, madje këndoi dhe këngë gjermane të kampit, duke kujtuar ato vite të dhimbshme dhe ditën kur “SS”-ët e kampit i kishin kërkuar nëse dinte t’i binte fizarmonikës, meqë ata kishin vendosur të ngrinin në kamp një grup muzikor që tu binte veglave kur kontigjentet e të internuarve të zbarkonin nga vagonët dhe të mos dyshonin se po dërgoheshin drejt e në furrat e gazit. Dhe ajo ishte përgjigjur «po», edhe pse kurrë në jetën e saj nuk e kishte prekur fizarmonikën me dorë. Dinte veç disa pjesë në piano. Dhe kështu, në ditët e ardhme, ajo i binte fizarmonikës dhe qante, duke ndjekur ato radhë të pafund të mjerësh, që vinin nga e gjithë Europa e që nuk e dinin se pas pak do të shndërroheshin në atë tym të zi që ngrihej nga oxhakët e lartë të kampit dhe tretej tutje në thellësinë e horizontit.

Imazhet e tregimet e kësaj gruaje, më kujtuan fytyrat e atyre shqiptarëve kur 30 vjet më parë u xhiruan në filmin dokumentar Të mos harrojmë, me skenarin e shkruar nga unë dhe miku im Nexhati Tafa dhe të realizuar nga regjisori Esat Musliu. Ishin ata shqiptarë që kishin qenë në Mathausen dhe në kampet e tjera të Gjermanisë e që dhjetëra vite më pas dëshmonin për tmerret e asaj lufte barbare dhe shokët e tyre që nuk u kthyen më. I takuam ata në Tiranë, në Durrës, Kavajë, Vlorë, Shkodër, njerëz që përshkruanin kalvarin e tyre nga Durrësi dhe rruga drejt Shkupit, Serbisë dhe kampeve të përqendrimit; njerëz që ende e dinin përmendësh numrin e tyre të kampit në gjermanisht, njerëz që kishin mundur të mbijetonin në ato kampe kur vdekja përgjonte çdo çast mbi ta, njerëz që edhe me vdekjen përballë nuk e kishin humbur shpresën se një ditë do të jetonin sërrish, do të qeshnin, do dashuronin, do të ndërtonin një botë të lirë ashtu siç e ëndërronin ata, një atdhe të përbashkët të lirisë dhe humanizmit. Ishin njerëz të zakonshëm dhe utopistë siç ishte Kozma Nushi, njerëz të një populli të pushtuar e të vrarë, ishin shokët e 133 shqiptarëve nga Shqipëria e Kosova që kishin lënë hirin e tyre në konturet e Mathauzenit si Xhevdet Doda, Abdulla Tabaku, Dervish Hoxha, Azem Toska, Fadil Alushi, Pandeli Nando, Vlash Kuko e shumë të tjerë, bashkëkombas të atyre që punonin në guroren e vdekjes, ku me gurët e rëndë ngjisnin ngadalë 186 shkallët e asaj gurore që i ngjante një varri të madh. Po, atje ishte zhdukur, mes flakëve dhe habisë, motra e mikut tim të paharruar Josef Jakoel, që në Tiranë mbante ende peshën e pengut të madh. Para se të ikte në Tokën e Shenjtë, Josefi më thoshte: «Të më thahet krahu nëse harroj Shqipërinë»… dhe ai shkoi të flerë në atë tokë të Abrahamit, të flinte me të dy krahët e tij rënë njëri mbi tjetrin. Pikërisht ai dhe filmi “Të mos harrojmë” më kujtuan edhe ato ditë poezitë e poetit hebre Paul Celan, një nga poetët modernë të shekullit XX, i cili nuk e çoi gjer në fund itinerarin dhe aventurën e tij poetike, pasi goditja e kampit të përjetuar kishte qenë aq e madhe, saqë ai nuk mundi ta përballonte më dhe e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga ato makthe ishte vetvrasja.

Josef dhe Aliqi Jacoel, me dy femijët, Felicita dhe Ksenka

***

Paul Celan apo tango e vdekjes

Në fillim ishte një “tango e vdekjes”. Pastaj, ndoshta ai dëgjoi fugat e Bahut dhe titulli i poezisë madhore, bashkë me “qumështin e zi” u quajt Fuga e vdekjes. John Felstiner, biografi më i njohur i Paul Anstel apo sipas anagramës së mëvonshme Paul Celan, duke kërkuar rrjedhën e burimit të kësaj poezie, një nga më të dhimbshmet e simboliket e poetit të madh, zbuloi se në kampet e shfarosjes në Lublin-Majdanek, një orkestër çifute ishte detyruar të interpretonte tango, ndërkohë që të dënuarit shkonin drejt punës së detyruar apo në dhomat e gazit për të mos u kthyer më. Madje një orkestër tjetër hebrenjsh interpretonte një pjesë muzikore të një kompozitori latino-amerikan të quajtur Tango e vdekjes në kampin Janowska pranë Czernovitz, qytet që Celan e njihte mirë. Ja pse në fillim, në vitin 1945, kjo poezi që titullohej Tango e vdekjes, u botua më pas me këtë titull në Bukuresht, në vitin 1947, në një përkthim rumanisht. Nuk dihet si ndodhi, por ndoshta nga tingëllimet e muzikës dhe fugat e Bahut që në një përmbledhje të tij poetike të botuar në vitin 1948, në Vjenë, poezia u quajt Todesfuge apo Fuga e vdekjes. Për Celan, tango e dikurshme u kthye gradualisht në një fugë mortore që mbartte mbi vete miliona jetë njerëzish. Ishte pikërisht kjo poezi që do të identifikonte gjithë qenien poetike të Paul Celan gjatë ekzistencës së shkurtër të jetës së tij, sepse vetë Celan ishte një ngjizmë e një fuge me një psallmë të vjetër hebraike, një ngjizmë e gjuhës së hebreut të shkrumbuar në tymin e krematoriumit me gjuhën gjermane të tij, pasi siç thotë dhe George Steiner, një nga studiuesit më të mirë të poezisë së Celan, lidhur me gjuhën e tij, “gjuha gjermane është ndoshta e vetmja përmes së cilës mund të depërtojmë në enigmën e Auschwitz-it, dm.th. duke shkruar  “nga brenda gjuhës së vdekjes”. Po, Fuga e vdekjes e Celan të ngjan me një psallmë moderne dhe biblike njëkohësisht, ajo është një poezi asociative, pasi aty bashkëshoqërohen mitet dhe tregimet e Testamentit të Vjetër me apokalipsin nazist, jeta dhe vdekja. Eshtë Gjermania e “flokëve të artë të Margaritës” së Gëtes dhe e hebresë së bukur me flokë të zeza, princeshës së Kantikës së Kantikëve, vajzës Shulamit, e cila për poetin është vajza me flokë prej hiri… prej hiri të bëra shkrumb. Brenda Todesfuge është  “nata e kristaleve” dhe tymi i krematorëve me sy e ëndrra të shkrumbuara. Miliona ëndrra dhe sy, bashkë me «qumështin e zi», të cilin poeti e provoi në ditët e errta të jetës në kamp. Në 50 vjetorin e “Natës së kristaleve”, të natës kur filloi progromi anti-semit në Gjermani, Fuga e Vdekjes u recitua në Bundestag. Vargjet e Margaritës dhe të Sulamit-it pikëlluan në ngjizjen e kujtesës.

Të lexosh sot Fugën e Vdekjes, do të thotë të qash përsëri, do të thotë të të rrënqethet trupi dhe të të çahet shpirti. Do të thotë të mallkosh dhe të mërmëritësh këngë zije. Të fshish lotin, lotin-kristal si të “natës së kristaleve”. Paul Celan shkruan se ata hapnin një varr në ajër, një varr në qiell, “In der Luft”, i vetmi varr që mizoria njerëzore kishte rezervuar për ta. Todesfuge  është për poetin si një këngë e vjetër hebraike për humbjen e prindërve të tij në kampet e shfarosjes. Një mik i poetit kujton faktin që Celan i kishte treguar se kur ishte i ri, në kamp, atë e kishin ndarë nga nëna dhe i ati, dhe se kur kishte dashur përmes telave me gjëmba të prekte dorën e atit të tij, dhëmbët e një roje gjermane e kishin kafshuar dhe nga frika ai nuk kishte tentuar më ta prekte atë dorë të zgjatur të tij. Ajo dorë e tërhequr, ai peng i madh, do ta bënte atë të vuante gjithë jetën, pasi i ri siç ishte, ai nuk kishte dashur ta besonte se prindërit e tij nuk do të ktheheshin më. Vargje të afërta me Todesfuge ai i kishte shkruar që në vitin 1944, atëherë kur lufta ende nuk kishte mbaruar:

Bëjmë një varr dhe vazhdojmë të vallzojmë…
bjerini ëmbëlsisht arjes së vdekjes, thotë zoti gjerman
që si një brymë shkon nga një vend në tjetrin
dhe në mbrëmje kur muzgu vjell gjak
duke ripërtypur hap gojën time të vrarë
në qiell gërmojmë një shtëpi për të gjithë, 
të gjërë si një arkivol, të ngushtë si ora e vdekjes…”

Paul Celan nuk mundi ta mbante barrën e tmerrshme të shkatërrimit, nuk mundi ta mbyllte brenda vetes plagën e popullit të tij, nuk mundi ta largonte imazhin e tymit të zi që ngjitej nga oxhaqet e ngrira nën dëborën e pistë. As mërmërimën e këngës në  jidish. A nuk thoshte ai që “ora e krijimit të poezisë nuk dihet, ajo është në errësirë?” Një natë plot yje, nga ura “Mirabeau”, ai fluturoi si në një tablo të Chagall, u hodh dhe humbi në ujërat e Senës, të cilat reflektonin një qiell të yjëzuar. Ndoshta ishte ai qiell që ai kërkonte për të paqëtuar shpirtin e tij pas aq ditësh e netësh të panumërta ku krematorët lëshonin në qiellin e vrarë tymin e zi…

 Ja çfarë shkruante ai në “Fuga e vdekjes” :
 
“Qumështin e zi të agut mbrëmjeve e pijmë
e pijmë në mesditë dhe mëngjeseve, dhe netëve e pijmë 
ne pijmë dhe pijmë
hapim një varr në qiell ku s’je i shtrënguar 
Një njeri banon në shtëpinë që luan me gjarpërinjtë dhe shkruan
shkruan kur bën errësirë në Gjermaninë e Margaritës flok’artë
shkruan dhe shkon para portës së saj, ku yjet përshkëndrijnë dhe ndjell qentë
ai u klith hebrenjve të tij e hap një gropë në tokë
hajde luani tani urdhëron ai, këndoni e kërceni 
 
Qumësht i zi i agut ne të pijmë netëve
të pijmë mesditave e mëngjeseve, të pijmë mbrëmjeve
ne pijmë dhe pijmë
Një njeri banon në këtë shtëpi, ai luan me gjarpërijtë e shkruan
shkruan kur bije nata në Gjermaninë e Margaritës flok’artë
e flokëve të tua prej hiri Sulamit
ne hapim një varr në qiell ku s’je i shtrënguar
Ju atje më thellë gërmoni klith ai,
dhe ju të tjerët këndoni dhe luani,
ai kap hekurin në brezin e tij dhe e tund – sytë e tij janë blu
belat më thellë në tokë dhe ju të tjerët luani e kërceni

 
Qumësht i zi i agut, ne të pijmë netëve
ne të pijmë mesditave dhe mëngjeseve të pijmë mbrëmjeve 
ne pijmë dhe pijmë
Një njeri banon në shtëpinë e Margaritës flok’artë
E flokëve të tua prej hiri Sulamit 
ai luan me gjarpërinjtë
 
Luani më ëmbël vdekjen klith ai, vdekja e zotit të Gjermanisë
Me një timbër violinash më të zymtë klith ai 
dhe ju atëherë në tym do ngjiteni, në qiell
një varr do të keni ndër re ku nuk je shtrënguar 
 
Qumësht i zi i agut ne të pijmë netëve
të pijmë gjatë mesditës – vdekja është një zot i Gjermanisë
ne të pijmë mbrëmjeve dhe mëngjeseve, ne pijmë e pijmë
vdekja është një zot sy-kaltër i Gjermanisë 
me një plumb të godet drejt e në shenjë
një njeri banon shtëpinë e Margaritës flokë’artë
lukuninë e qenve ndërsen mbi ne dhe një varr n’a ofron në qiell
ai luan me gjarpërinjtë dhe ëndërron, vdekja është një zot i Gjermanisë
flokët e tua të artë Margaritë
flokët e tua prej hiri Shulamit»…

Poezi nga Festim Liti

Poezi nga Festim Liti     POEZIA   Poezia është mendim, Poezia është estetikë, Ajo është Frymë, Që buron nga thellësitë e Shpirtit, Mes frymëzimit,e shenjtë gurgullimë…. Nuk ka rëndësi, Varg i lirë,a me rimë. ” E para ishte Fjala”… … Continue reading

One world, one sky, one Earth (Un solo mondo, un solo cielo, una sola Terra) / Poem by Maria Teresa Manta

Poem by Maria Teresa Manta

Un solo mondo, un solo cielo, una sola Terra

Ci hai parlato di pace, di amore universale,
crocifisso sulla Croce per il troppo amore,
per il Tuo tanto donare a noi miseri mortali,
ignoranti e bigotti cresciuti nell’inganno,
mutati in mostri orrendi dal Tuo ancestrale nemico,
demone orrendo che ci ha plagiato e trasformati
in carne puzzolente nascosta nelle tane, profonde e irraggiungibili, anfratti e grotte
infangate dal sangue dei nostri fratelli, martiri innocenti della violenza e dell’odio di Satana, incarnato nel corpo mascherato di uomini bestie, cui la Bestia ha insegnato odio e violenza e morte.
Quanti nomi hai nel mondo, quanti volti e colori di pelle quante lingue parli, a Tutti ti rivolgi, a tutti doni il cuore,
puro e immacolato che tua madre ti offrì nel concepirti.
Stolti vaghiamo negli abissi di un mondo che più non ci appartiene, che non riconosciamo, dove l’ira e l’odio, violenza e sangue sono legge.
Ritorniamo indietro, umanità stolta e perduta
su strade impervie e minacciose, ciottolose e in pendenza
verso il fuoco infernale pronto a ingoiarci, a schiavizzarci.
Alzati in piedi, risorgi dalla morte dell’odio,
grida forte il tuo amore, abbraccia il fratello che non conosci,
un solo mondo, un solo cielo, una sola Terra è la nostra UNICA, Comune casa.

Maria Teresa Manta
Copyright 6 giugno 2019

 

One world, one sky, one Earth

You have spoken to us of peace, of universal love,
crucified on the Cross for too much love,
for Your so much giving to us miserable mortals,
ignorant and bigoted grown in deception,
turned into hideous monsters by Your ancestral enemy,
horrendous demon that has plagiarized us and transformed
in stinking flesh hidden in burrows,
deep and unattainable, ravines and caves
muddied by the blood of our brothers, innocent martyrs
of violence and of Satan’s hatred, incarnated in the masked
body beast men, to whom the Beast has taught hatred and violence and death.
How many names you have in the world, how many faces and colors of skin
how many languages ​​you speak,
to all you turn to, to all you give the pure and immaculate heart that your mother offered
you in conceiving you. Fools we wander in the depths of a world that no longer belongs to us,
that we do not recognize, where anger and hatred, violence and blood are law. Let’s go back, foolish and lost humanity
on impervious and threatening roads, pebbly and sloping
towards the infernal fire ready to swallow us, to enslave us.
Stand up, rise from the death of hatred,
shout out your love loudly, embrace the brother you do not know,
one world, one sky, one Earth is our ONLY, Common Home.

Shqiptarët hebrenj, midis nderimit dhe zhveshjes së dhunshme (Sipas një dialogu me doktorin Zino Matathia) / Nga: Shpend Sollaku Noé

Shqiptarët hebrenj, midis nderimit dhe zhveshjes së dhunshme Sipas një dialogu me doktorin Zino Matathia Kjo nuk është një intervistë. Ky nuk është një reporta­zh, nuk është as edhe një tregim. Këto janë përshtypje të hedhura në letër gjatë një … Continue reading

Poezi nga Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj   Kohë moderne E prishën dhe të fundit ndërtesë, Thonë, do ngrenë një gradaçelë, Do prekë qiellin me dorë, kështu thonë E muret, do flasin me retë, E unë zemërplasura, kthej sytë me pikëllim Kërkoj me … Continue reading