Poezi nga Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj

 

Kohë moderne

E prishën dhe të fundit ndërtesë,
Thonë, do ngrenë një gradaçelë,
Do prekë qiellin me dorë, kështu thonë
E muret, do flasin me retë,

E unë zemërplasura, kthej sytë me pikëllim
Kërkoj me sy, ç’ka ish e jona
– Janë kohë moderne, – dëgjoj me nxitim
Flasin veç shtylla me betona!

Ku është ai cep me trëndafilin e verdhë
Dhe tavolinën e drunjtë të gdhendur?
Sytë më ndeshin një gri të zbehtë
Me ditët bashkë dhe koha ka rendur!

Ehh, kohë moderne në shekullin e plakur
Mi more të gjitha një e nga një
Veç shpirtit me kujtime veshur e mbathur
Asgjë nuk më mbeti më,.. asgjë!

 

Traktati i inateve!

U nënshkrua! U vulos!
Më në fund e gjetëm “njëzëri ”
Ti je ndërtesa që kemi vendosur të shembim!
Filluan nga puna pa humbur kohë, zellshëm!
Vendi i gjyqit?
Vatra e fb-ukut!

Gishti tregues shënoi pikën drejt shkatërrimit
Harku i shigjetës u hap në arenën e ulërimës
Spektatorët, ulur në ngërdheshjen e tyre të zbrazët,
Gojëhapur prisnin, viktimën e radhës.

Harku i shigjetës minuta pa fund hapur
Rreth qafës së hapësirës,
Këtë radhë drejt vetëdijes, i zgjatur.

Dhe ditët vulosën zinë e traktatit, vulëzezë
Në sytë e viktimës, pa shpresë.

Dora lëshoi egërsisht shigjetën
Arena buçiti nga ngërdheshjet e lavdisë së shigjetarit
Viktima rà!
Oburra të çmendim fitoren, traktati inateve fitoi mbi gjithçka
I shkruar mes mllefesh, urrejtjes, dhe çarjes.

Viktima vuri dorën mbi shigjetë, me sytë nga arena
Përthyer prej dhimbjes, u mbajt fort mbi lis
Shkuli shigjetën të lyer me gjak, drejt arenës
Ngërdheshja me traktatin, tashmë bërë pis!

Lisi i fortë buzëdredhur, fshiu gjakosjen
Dhimbshëm hodhi sytë mbi arenë
Atje, shigjetari festonte plagosjen
Kthyer në djall, me spektatorë skizofren!

 

Me çudinë…

Mos më shihni me sy të çuditur
Një buzël vesë do t’iua sjell ngaherë
Edhe kur të jem e mërzitur
Pas një kthimi sërish në vjeshtë.

S’ka asgjë për tu çuditur
As dhe për të treguar me gisht
Disa mendojnë se jam lajthitur
Të tjerë heshtin, e s’ndihen hiç.

Unë gjithë jetën, kam lozur me çudinë
Si kam bërë vend kurrë mbi supe
Në erë kam shkruar lirinë
Prej erës i kam marë, disa huqe.

Si psh : – buzëqesh fort kur ti flet për mua
Nuk çuditem fare më, për asgjë
Madje s’më vjen keq për çfarë thua
Si era eci, me erën flë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s